Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Është në modë të mos duash

daniel00

(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Dhjetor 9, 2024
Mesazhe
4,020
Pëlqime
1,292
Është në modë të mos duash

- Të mos përgjigjesh.

- "Më shkruaj dhe do të përgjigjem pas 5 orësh". Jo sepse jam i zënë, por sepse nuk dua të tregoj interesin tim.

– Është në modë të komplikosh jetën duke përsëritur vazhdimisht se “nuk po kërkon asgjë serioze”.

– Është në modë të heshtësh dhe të mos thuash “sa më pëlqen”.

- Është në modë të largohesh nga dikush që mund të të japë ndjesi të reja dhe ndoshta të jetë pikërisht ai që kërkonit, por je aq egoist dhe frikacak sa nuk rri për ta zbuluar.

- Është në modë të kesh frikë të provosh diçka.

- Është në modë të mos duash më vetëm sepse të kanë thyer zemrën dhe të mos i japësh vetes mundësinë të takosh dikë tjetër që mund të të bëjë të lumtur.

- Është në modë të ikësh, është në modë të shikosh sytë e dikujt përmes ekranit por të mos i shikosh në pasqyrimin e vërtetë të jetës.

- Janë në modë marrëdhëniet e përkohshme, është në modë të mos përkushtohesh, është në modë të jesh vetëm edhe nëse kur të kthehesh në shtëpi, të dhembin kockat kur shtrihesh pranë një vendi bosh.

- Kënaqësia është në modë, vetëm kaq. Është në modë të mos humbasësh kohë duke zbuluar pak nga pak misteret e tjetrit, nuk është më dëshira të puthësh sërish të njëjtin person, është në modë të jepesh sipërfaqësisht për një natë.

- Individualizmi është në modë, është në modë të mos krijosh familje, është në modë të luash në telefon në vend që të dalësh për të parë diellin.

- Është në modë të mbarosh një lidhje në vështirësinë e parë, është në modë të mos dish të luftosh, është në modë të mos mund të përqafohesh ose, akoma më keq... të mos duash të përqafohesh.

Të kesh dëshirë që të duash është e frikshme, dashuria nuk ekziston më, nuk vështrojmë më me vëmendje dhe nuk ndjejmë më asgjë.

Sa të verteta ka ne keto fjale?

Si ndryshuan njerëzit kaq shumë?
 
Është në modë të mbarosh një lidhje në vështirësinë e parë, është në modë të mos dish të luftosh, është në modë të mos mund të përqafohesh ose, akoma më keq... të mos duash të përqafohesh.
 
Eshte ne mode me t'thane ta ha zemren
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back