Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Elita e policisë gjermane: GSG 9, reparti kundër krimit e terrorit

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
42,451
Pëlqime
39,706
polici-gjermane-600x338.jpg
Ajo lufton kriminalitetin më të rëndë e terrorizmin, mbështet bastisjet, zgjidh pengmarrjet brenda dhe jashtë vendit dhe është specializuar për çaktivizimin e bombave: GSG 9 është njësia elitë e Policisë Federale.

Pas tyre nuk vjen njeri tjetër, deklaron komandanti i GSG-9-ës Jerome Fuchs. “Ky është një pretendim i madh për ne, që veç nesh nuk ka më askush, që mund ta zgjidhë çështjen. Kjo do të thotë që këtë duhet ta zgjidhim ne”, i tha Fuchsi Radios Berlin-Brandenburg. Shumicën e herëve, njësisë speciale i duhet të shpëtojë jetë njerëzish. Për misionet në dispozicion janë snajperë, polombarë, parashutistë dhe ekspertë të lëndëve shpërthyese.

Mesatarisht misione një herë në javë

Sipas të dhënave të njësisë, trupa shkon në mision 50 deri 60 herë në vit – në të kaluarën e afërt në atentatin në Sheshin Breitscheid në Berlin, në takimin e G20-ës në Hamburg dhe në arrestimin e atentatorit ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund. Komandanti Fuchs tha se që prej themelimit njësia ka marrë pjesë në rreth 1900 misione.

Trajtimi katastrofik i pengmarrjes në Lojërat Olimpike të Mynihut më 1972 bëri që të nisë punën njësia speciale. Anëtarë të grupit terrorist palestinez “Shtatori i zi” patën sulmuar atëherë dhomat e ekipit olimpik izraelit. Dështimi i aksionit të përgjakshëm bëri që të humbisnin jetën të 11 sportistët izraelitë. Kjo bëri të qartë se Gjermanisë i mungonin forca speciale për kërcënime terroriste.

Vetëm pesë vjet më vonë, më 1977, trupa e mbrojtjes së kufirit GSG 9 u bë e famshme në të gjithë botën: për çlirimin e avionit “Landshut”. Ky avion pasagjerësh i Lufthansas u rrëmbye në fluturimin prej Majorkës në Frankfurt mbi Main nga terroristët palestinezë. Pas disa ditësh fluturimesh mbi Mesdhe dhe mbi Gadishullin Arabik, avioni u ul në Mogadishu, Somali.

Në ndërhyrjen e forcave speciale u arrit të çlirohen të gjitha pengjet – me përjashtim të kapitenit, që qe vrarë më parë nga terroristët.

Numri i anëtarëve të njësisë është i panjohur

Deri tani, kjo njësi niset për të gjitha misionet e saj nga St. Augustin pranë Bonnit. Ndërtimi i qendrës së dytë në Berlin do të bëjë që numri i anëtarëve të trupës të rritet – me një të tretën. Numrin e saktë të anëtarëve të saj GSG 9 nuk e bën të ditur “për shkaqe sekreti”. Pas një deklarate të komandantit themelues të saj, që vdiq pak kohë më parë, Ulrich Wegener bëhet fjalë për rreth 400 vetë.

Komandanti aktual Fuchs, vetë ish-polombar i njësisë, e sheh si sfidë “gjetjen e gjakut të ri”. Rëndësi krahas formës fizike të mirë i kushtohet edhe forcës së karakterit, aftësisë për të punuar në ekip, aftësisë për të punuar nën presion dhe stabilitetit në situata stresuese.

Ai që kërkon të bëhet anëtar i GSG 9 duhet të jetë punonjës i kualifikuar policie. Ai që ka probleme me shikimin, nuk përfshihet në listë. Në një test katërditor përzgjedhjeje, krahas testeve të ndryshme sportive dhe bisedave psikologjike provohet edhe aftësia për të përballuar lartësitë dhe precizioni në qitje.

Që prej vitit 2015, në luftën antiterror, njësinë speciale të policisë federale GSG9 e mbështet edhe një njësi tjetër “Njësia e Sigurimit të Provave dhe e Arrestimeve plus” (BFE+). Kjo trupë është e shpërndarë që tani në disa qendra në Gjermani. Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, kjo njësi do të mbështesë aftësinë e reagimit dhe të rezistencës të Policisë Federale në rastin e një atentati terrorist. Në një ushtrim doli në pah se ndërsa GSG9 u përqendrua te sulmuesit, BFE+ u përpoq të largonte persona jo pjesë të ngjarjes dhe të plagosurit nga zona e ngjarjes.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back