Ekzekutimi me armë i 17-vjeçarit që tronditi Greqinë, vëllai i vogël pranon krimin: E vrava unë, shkuam për të…
Një ditë më parë një 17-vjeçar grek u gjet i pajetë në një stallë në afërsi të rrugën “Loutsas” në Mandra të Atikës.
Ditën e sotme vëllai i tij 14-vjeçar, ka pranuar se ka qenë ai që ka shkrepur armën ndaj 17-vjeçarit, por ende nuk dihen rrethanat e plota.
Sipas mediave greke, ata kanë shkuar në stallën e familjes për të mbledhur delet, ndërsa pas ngjarjes i mituri është larguar dhe është fshehur, por është gjetur sot nga policia.
Në orët në vijim pritet që të merret dëshmia e tij e plotë dhe arsyet krimit të rëndë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb"