Efekti i Hënës mbi baticat dhe zbaticat e detit
FENOMENI I LEVIZJES SE UJERAVE TE DETEVE
Një rrethanë tjetër që i detyroi njerëzit të merreshin me studimin e Hënës ishin baticat dhe zbaticat e detit.
Në fund të shekullit XVII shkencëtari i madh anglez, Isak Njuton, zbuloi ligjin e gravitacionit të përbotshëm. Ose siç kanë filluar ta quajnë tani ligjin e gravitacionit.
Sipas këtij ligji dy grimca çfarëdo të materies tërheqin njëra-tjetrën. Forca tërheqese është në proporcion të drejtë me produktin e masave të tyre dhe në proporcion të zhdrejtë me rrënjën katrore të distancës midis tyre.
Njutoni gjeti gjithashtu se një trup sferik i tërheq grimcat e materies që e rrethojnë. Tamam sikur e gjithë masa e tij të jetë përqëndruar në qendrën e vet.
Kjo teoremë lehtëson shumë kalkulimin e tërheqjes midis trupave qiellorë. Meqenëse si Toka, ashtu edhe Dielli e Hëna, si dhe të gjithë planetët me satelitët e tyre, nga forma e vet ndryshojnë shumë pak nga sferat.
Pak fjalë mbi baticat e zbaticat e detit
Baticat konsistojnë në faktin se kryesisht nën ndikimin e tërheqjes së Hënës, niveli i ujit në oqeanet pëson lëkundje periodike. Periudha e këtyre lëkundjeve është pak më e madhe se njëzet e katër orë.Gjatë kësaj periudhe niveli i ujit në det dy herë ngrihet pakëz dhe dy herë ulet. Me një fjalë, fenomeni i baticave është shumë i ndërlikuar. Meqenëse, përveç Hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmit dhe në radhë të parë tërheqja e Diellit.
Në det të hapur ngritja e ujit gjatë baticës llogaritet vetëm në disa dhjetëra centimetra. Prandaj efekti as që vihet re. Por Toka rrotullohet rreth boshtit të vet, prandaj kurrizi i baticës ka tendencë “të shikojë” gjithnjë anën e Hënës. E cila rrotullohet rreth Tokës 27,3 herë më ngadalë se vetë Toka.
Si pasojë, kurrizi, i baticës mbetet gjithnjë prapa rrotullimit të Tokës. Domethene zhvendoset nëpër sipërfaqen e detrave e oqeaneve në drejtimin nga lindja në perëndim.
Duke hasur në strenë e kontinenteve uji i baticës përplaset në të. Prandaj në disa vende të caktuara, sidomos në gjiret e gjatë e të ngushtë të brigjeve lindore. Niveli i ujit lëkundet gjer në 10-15 metra, e **** më tepër, dmth një lartësi më e madhe se një shtëpi pesëkatëshe.
Baticat e detit luajnë një rol të madh në lundrim. Batica vazhdon per 6 orë e 12 minuta. Në këtë kohë anijet e mëdha oqeanike mund të hyjnë në portet dhe duhet të arrijnë të shkarkohen. Prandaj për llogaritjen e kohës dhe lartësisë së baticave dhe të zbaticave për çdo port janë përpiluar tabela shumë të përpikta. Në këto tabela “personazhi veprues” kryesor është Hëna.