Shumica prej nesh blejnë më shumë sesa na duhen vërtet. Ky nuk është rasti për të gjithë, megjithatë, është një fakt që shumë njerëz shpenzojnë më shumë sesa do të rekomandonte niveli i të ardhurave të tyre. Ka shumë arsye pse ndodh kjo, por një nga më interesantet është efekti i famshëm Diderot.
Të kuptuarit se si funksionon mendja jonë dhe pse veprojmë në një mënyrë të caktuar (në vend të një tjetre) është jetike nëse po kërkojmë të ndryshojmë sjelljet tona problematike. Prandaj, të kuptuarit e efektit Diderot dhe fuqia që ka mbi ne mund të na ndihmojë të ulim nivelin e shpenzimeve.
Efekti Diderot - Çfarë është saktësisht?
Në shekullin e 18-të, filozofi francez Denis Diderot e përshkroi këtë fenomen (prandaj mban dhe emri i tij). Ky mendimtar e kuptoi që blerja e diçkaje të re mund të çojë papritmas në shumë blerje të tjera.
Ai ishte aq i shqetësuar për shpenzimet e panevojshme saqë filloi të studionte gjithçka që lidhej me to. Më vonë, në shekullin e 20-të, antropologu Grant McCracken shtjelloi hetimet e tij.
Ndër zbulimet dhe deklaratat e tyre më të rëndësishme ishte fakti që objektet që posedojmë kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me identitetin tonë. Kështu, zotërimet tona dhe ato që ne mendojmë për to gjithashtu ndikojnë në elemente të tilla si vetë-koncepti dhe vetëvlerësimi ynë.
McCracken konsideroi se korrelacioni midis pasurive tona ishte i rëndësishëm. Për shembull, nëse vazhdojmë të blejmë diçka që është shumë e ndryshme nga gjithçka tjetër që kemi marrë më parë, mund të ndihemi disi të pakëndshëm. Prandaj, në shumë raste, ne priremi të blejmë gjëra që janë në përputhje me gjënë e parë që kemi blerë ose me gjërat që kemi tashmë.
Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur efekti Diderot hyn në lojë.
~Sa jeni të përfshir në këtë "Efekt"?!