- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,447
- Pëlqime
- 26,608
Ish-oligarku rus dhe kritiku i presidentit rus Vladimir Putin, dikur njeriu më i pasur në Rusi, Mikhail Khodorkovsky, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Imazhet tregojnë priftërinjtë rusë duke bekuar raketën balistike ndërkontinentale të Satanas.
“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë ndonjë gjë më të çuditshme. Udhëheqësit e Kishës Ortodokse Ruse po bekojnë një raketë të quajtur Satana”, ka shkruar ai krahas imazhit të publikuar në Twitter.
Kujtojmë se Khodorkovsky së fundmi kritikoi Putinin duke pohuar se lideri rus kupton vetëm gjuhën e forcës.
Ndryshe, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë disa vite më parë për shkak se doli kundër Putinit. Ai gjithashtu kaloi një dekadë pas hekurave. /Telegrafi/