Gënjeshtra i tha të Vërtetës; 'Le të bëjmë një banjë së bashku, uji i pusit është i freskët e i bukur'. E Vërteta, ende e dyshimtë, provoi ujin dhe zbuloi se ishte me të vërtetë e bukur. Në atë moment ata u zhveshën dhe u lanë. Por papritmas gënjeshtra doli nga uji dhe iku, duke veshur rrobat e së Vërtetës. E Vërteta, e tërbuar, doli nga pusi për të marrë përsëri rrobat e saj. Por bota, duke parë të vërtetën e zhveshur, e vështruan shtrëmbër, me zemërim dhe përbuzje. E vërteta e shkretë u kthye në pus dhe u zhduk përgjithmonë, duke fshehur turpin e saj. Që atëherë, gënjeshtra ka shëtitur në të gjithë botën e veshur si e vërteta, duke kënaqur veshet e shoqërisë....., Sepse bota nuk ka dëshirë të takojë të vërtetën lakuriq.
Ja pse gënjeshtrat kanë sukses, edhe pse thonë që i ka këmbët e shkurta.. por botën e shetit për 7 palë qefe ?
Ndërsa të vertetën e vështirë t'a nxjerrësh në shesh.??
(Piktura: E Vërteta që del nga pusi, Jean-Léon Gérome, 1896.)
By Zeus