E rëndë në Zimbabve, e detyruan të braktiste shkollën e të martohej, 14-vjeçarja ndërron jetë gjatë lindjes
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zimbabve. Sipas BBC, një vajzë 14-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë lindjes, duke shkaktuar kështu, zemërimin e mijëra qytetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.
Vajza e quajtur Mmory Machaya, ka vdekur muajin e kaluar, në një kishë të Marange.
Sipas raportimeve, e mitura është detyruar nga prindërit që të braktisë shkollën për t’u martuar. Rasti është marrë në shqyrtim edhe nga kombet e Bashkuara, që i kanë bërë thirrje qeverisë atje, të njohë martesën e fëmijëve si krim dhe t’i japë fund kësaj praktike të tmerrshme.
Sipas ligjit, vajzat e Zimbabves lejohen të martohen në moshën 18 vjeç, ndërsa 16 është mosha e pëlqimit seksual.
Por disa familje besojnë se martesa e fëmijëve mund të sigurojë përfitime financiare.
Shumë nuse, ende fëmijë shpresojnë se martesa do të japë mundësinë për të shkuar në shkollë. Megjithatë, vajzat e reja zakonisht përfundojnë duke mbetur shtatzënë menjëherë pas kësaj, ose mbahen në shtëpi për të kryer punët e saj të përditshme.
(BalkanWeb)