Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“E premtja dhe e shtuna janë dy ditë me rrezik të lartë…”/ Horoskopi JAVOR 5-11 shkurt 2024: Bëni kujdes maksimal me paratë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,222
Pëlqime
522
Kush do të jetë i preferuari i yjeve dhe kush do të duhet të armatoset me guxim dhe të përballet me sfidat që përshkruan zodiaku?

Më poshtë lexoni parashikimin e yjeve për javën 5-11 shkurt 2024:

Dashi


Java do të nisë në një mënyrë shumë premtuese. Në fakt, të hënën do ta keni Hënën në aspekt të shkëlqyer dhe Mërkuri do të largohet nga shenja juaj për të arritur një pozicion më të favorshëm në qiellin e Ujorit. Pak nga pak do të filloni të ndjeni përmirësime në jetën tuaj. Kujdes, sidomos në dashuri, të mërkurën dhe të enjten.

Demi

Java nuk do të nisë në mënyrën më të mirë. Të hënën, në fakt, Mërkuri, planeti i biznesit, do të jetë në kah të kundërt. Në gjysmën e dytë të shkurtit do t’i bashkohen Marsi dhe Venusi. Kjo është arsyeja pse është më mirë që, çdo çështje që ka të bëjë me paratë dhe punën dhe që kanë mbetur pezull, të zgjidhen përpara se të vijë data 16 e muajit. E premtja dhe e shtuna janë dy ditë me rrezik të lartë nervozizmi. Ditët e mesit të javës janë interesante.

Binjakët

Mërkuri do të jetë sërish aktiv: më në fund një lajm i mirë! Pas një muaji e gjysmë veçanërisht të vështirë, do të jeni në gjendje të filloni të shihni dritë në fund të tunelit. Është koha për të punuar në një projekt të ri profesional, për të ndërmarrë iniciativa të reja pune. Mundohuni të tregoni shumë kujdes në marrëdhëniet tuaja me të tjerët gjatë të hënës, të martës dhe të dielës. Edhe diçka: Pushoni më shumë!

Gaforrja

Të hënën Mërkuri, deri tani në aspekt armiqësor, do të fillojë një tranzit të ri, shumë më interesant dhe do të ndikojë që për ju të nisë një fazë e re në jetën tuaj. Sigurisht, shkurti nuk do të fshijë të gjitha vështirësitë dhe tensionet tuaja, por do të sjellë një aluzion të vogël qetësie që më të plotë mund ta prisni nga marsi e tutje. Do të duhet të jeni të kujdesshëm vetëm mes të mërkurës dhe të enjtes.

Luani

Java juaj do të fillojë në mënyrë të trazuar. Mërkuri, planeti i biznesit dhe komunikimit, do të jetë në kah të kundërt. Do të duhet të vendosni që të bëheni pak më të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mbi të gjitha me paratë. Shmangni shpenzimet e panevojshme. E gjithashtu do të duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll nervozizmin tuaj të premten dhe të shtunën.

Virgjëresha

Të hënën, Hëna do të jetë ende në kuadraturë: një tranzit që mund të rezultojë me ndikim për konflikte të reja brenda shtëpisë ose punës. Për më tepër, qenia përballë e Saturnit do të bëjë që të shkoni në vendime të qarta: Duhet t’i jepni fund një herë e mirë marrëdhënieve që shtyhen më kot. E po ashtu, ndoshta dikush tashmë ka ndërprerë një bashkëpunim pune ose po mendon ta bëjë këtë së shpejti, rruga është e shtruar. Një sukses po vjen mes të mërkurës dhe të enjtes.

Peshorja

Edhe nëse Mërkuri fillon një tranzicion të ri, më harmonik të hënën, do t’ju duhet të përballeni me një Mars dhe Venus armiqësorë. Kjo do të nënkuptojë një përmirësim të vogël në jetën tuaj, por gjithsesi nevojën për të pasur maturi në dashuri dhe punë. 48 orët ndërmjet të premtes dhe të shtunës janë stimuluese, ndërsa e mërkura dhe e enjtja mund të jenë pak të lodhshme.

Akrepi

Mërkuri do të kthehet në kah të kundërt të hënën dhe do të fillojë t’ju shkaktojë disa dhimbje koke në sferën financiare. Jupiteri ka kohë që është në opozitë dhe do të qëndrojë kështu deri në fund të majit. Çfarë do të thotë kjo? Tani e tutje do të duhet të bëni kujdes maksimal me paratë dhe të jeni të duruar nëse hasni një vonesë, një ngadalësim të biznesit tuaj. Kini kujdes të premten dhe të shtunën: mos filloni polemika të panevojshme! E diela, ditë kushtuar dashurisë dhe romancës.

Shigjetari

Java do të nisë mbarë, me Hënën ende në shenjë dhe me një kalim të ri të Mërkurit, padyshim i favorshëm. Këto do të jenë ditë të rëndësishme për ata që mendojnë se duhet të gjejnë më shumë entuziazëm, për ata që kërkojnë stimuj të rinj. Kush e di, ndoshta të hënën, të premten ose të shtunën mund të bëni një njohje të veçantë. Ndërsa dita e diel duket se do të bëjë të jeni pak të shqetësuar.

Bricjapi

Mërkuri do të braktisë shenjën tuaj të hënën, por jo gjithçka do të përhumbet. Ju do të vazhdoni të jeni një protagonist i madh i këtij qielli dhe vetë Mërkuri, planeti i biznesit, do të fillojë t’ju sjellë më shumë fat me paratë. Nëse duhet të bëni një takim të rëndësishëm ose të përfundoni një negociatë delikate, duhet të synoni të mërkurën dhe të enjten.

Ujori

Mërkuri do të hyjë në qiellin tuaj të hënën: lajm i shkëlqyer! Ardhja e tij mund t’ju ndihmojë të krijoni miq të rinj interesantë, si dhe të zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve të dobishme. Por njëkohësisht, do t’ju bëjë që t’i kushtoni pak më shumë vëmendje shpenzimeve tuaja financiare. E thënë troç, duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë. E premtja dhe e shtuna premtojnë të jenë dy ditë shumë premtuese.

Peshqit

Hëna do të jetë ende e shtruar këmbëkryq të hënën. Efekti i saj tek ju mund të marrë formën e melankolisë, pesimizmit dhe trishtimit. Detyrojeni veten të kundërshtoni këto emocione dhe reagoni me pak më shumë vendosmëri. Pa merak se nga e marta humori do të kthehet dhe do të jeni më të qetë. E diela mund të rezervojë një surprizë të këndshme për ju në dashuri
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back