E mbrojtën nga nazistët dhe e ushqyen, 90-vjeçari i dhuron pasurinë e tij banorëve të qytezës
Ishte një djalë i ri, pothuajse 18-vjeçar, Eric Scwam, kur pas një udhëtimi të gjatë dhe plot të panjohura, u gjet në një qytezë karakteristike, buzë lumit Luar, pas muajsh që i shpëtonte kërkimeve të nazistëve.
Banorët e Chambon sur-Lignon e fshehën , e veshën dhe e ushqyen, atë dhe familjen e tij, por edhe rreth 2500 hebrenj të tjerë, të ardhur në atë zonë nga viti 1943 deri në përfundimin e luftës.
Eric mbeti në qytezë deri në vitin 1950, dhe më pas gjurmët e tij humbën nga Chambon sur-Lignon, për t’ u përqendruar në Austri, ku ai arriti të mbledhë një pasuri domethënëse.
Gjestiti human i shpëtimit të rreth 2500 hebrenjve është mburjja më e madhe e qytezës franceze
Por ai asnjë herë nuk e kishte harruar qytezën që i dha një jetë të dytë, dhe kishte përcaktuar me kohë se një pjesë e madhe e pasurisë së tij do t’i shkonte pikërisht atij komuniteti aq mikpritës. Eric e mbajti fjalën, në testamentin e lexuar pas vdekjes së ndodhur ditën e Krishtlindjeve.
Shifrat ekzakte nuk tregohen nga autoritetet lokale, por kryetarja e Bashkisë flet për “një shifër të madhe për ne”. Një shifër që i kalon 2 milionë eurot, siç rrëfehet edhe nga personat që kishin folur personalisht muajt e fundit me plakun mirënjohës.
Kushti i vetëm i tij ishte që paratë të shkonin në projekte që mund të ndihmojnë të rinjtë dhe komunitetit që i shpëtoi jetën dikur.