- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,070
- Pëlqime
- 39,539
E konfirmon BE: Kurti dhe Vuçiq arrijnë marrëveshje, Serbia pranon dokumentet kosovare
27 Gusht 2022 17:55
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës, duke bërë kështu që të hiqen pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Borrell bëri të ditur se Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”, shkroi Borrell.
Sipas tij, kjo është një zgjidhje evropiane, teksa ka përgëzuar dy liderët për këtë vendim.
/GazetaSinjali/