Duke filluar nga sot, kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Akrepit, një nga shenjat më më interesante të gjithë zodiakut, por edhe më të lakmuar nga burrat. Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dinake dhe e pakundërshtueshme, pushtuese e pasionit dhe partnere perfekte. Di të jetë shumë misterioze, tinëzare, provokuese, por edhe emocionale.
Të gjithë duan ta kenë, por vështirë që t’ia prishë mendjen ndokush. Por si dashuron femra Akrep, çfarë kërkon ajo nga një lidhje dhe cilat janë shenjat që duhet të shmangë?
Marrëdhëniet më të mira
Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.
Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.
Akrepi- Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.
Marrëdhëniet më të këqija
Akrep – Dash: Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.
Akrep – Shigjetar: Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë.