Zylyftar HOXHA
Pas më shumë se pesë muajsh pa lëvizur nga shtrati prej një “aksidenti” të rëndë brenda shtëpisë, që u ndodh rëndom të moshuarve, Gaqo Veshit alias Hyskë Borobojkës, tashmë 90 vjeç, i është kthyer shëndeti dhe jeta dhe, bashkë me to, edhe humori.
“Nuk bje rrufeja ku duhet”, më thotë sa hyj brenda, me atë humorin dhe savinë e tij karakteristike, të cilën unë, si një mik prej më shumë se 40 vjetësh, e njoh shumë mirë dhe e marr pa të keq, ashtu siç thuhet.
Pasi u rehatuam në divan, i them se kam ardhur për një intervistë mbi lidhjet e tij me Dritero Agollin. “Por, jo lakrabostanxhinjsh se bostanxhi jam vetë”, e ngacmoj, më shumë për t’i kthyer reston e asaj që tha sapo hapi derën, por edhe për ta ruajtur atmosferën e humorit. Gaqoja qesh! “Hë nde, pyetmë. Po ç’të më pyetsh, ato janë thënë”!?
“Më thuaj ato që s’janë thënë. Fillojmë”?
Si jeni njohur me Dritëro Agollin?
Miqësia ime me Dritero Agollin ka qenë e hershme. Zë fill që nga një ditë shtatori e vitit 1948 në agjencinë e udhëtarëve në Korçë, kur një grup të rinjsh kishim shkuar për të prerë biletë për në Gjirokastër ku na kishte dalë bursa e studimit. Në Gjirokastër në atë kohë shkonte një herë në javë, çdo të hënë, një makinë transporti e zbuluar me udhëtarë. Kemi shkuar tri ditë radhë në agjenci. Në ditën e parë njëri kishte futur kokën në sportel e s’po dilte. Mua më erdhi inat dhe e shtyva me brryl. “Hë, se ke një orë që bën muhabet, na ler të merremi vesh me sportelistin”! Djali nxori kokën që andej dhe i qetë tha: “Dale, bre, ce dhe unë atë pobëj”! Pataj më pyeti: “Ku do të shkosh ti”? “Në Gjirokastër, në shkollë”. “Po edhe unë atje jam, tha, qenkemi bashkë”!
Ky ishte Driteroi. Që atë ditë u bëmë miq. Kur po ndaheshim më ftoi pë rnë shtëpi. E kishte në Shamollë, aty afër Korçës. Më pas ata shkuan familjarisht në fermën e Sukthit.
Ditën e dytë te agjencia Driteroi solli një gazetë “Letrari i Ri”, ku kishte botuar një vjershë për atmosferën e kohës atëhere. Vjersha thoshte: “Prej Tirane gjer në det, /Puna, kazma po na thërret,/ Po ndërtohet jetë e re,/ Jet e re plot gaz e dritë,/ Dielli Shqipërinë po ndrit”…
Pastaj në Gjirokastër qemë disa vjet bashkë, madje në një dhomë. Për Gjirokastrën nuk po flas shumë, pasi edhe shtypi ka folur, por edhe unë edhe Driteroi i kemi shkruar kujtimet e atjeshme dhe ato janë botuar në formën e librave.
Ju keni një letërkëmbim interesant që në atë kohë është kthyer në një zhanër të shtypit, të imituar edhe nga të tjerët. Kur dhe si lindi ky letërkëmbim?
Letërkëmbimi ynë ka qenë i hershëm, që në vitet e shkollës. Gjatë verës i shkruanim njëri -tjetrit. Pastaj vazhdoi Driteroi shkoi në Bashkimin Sovjetik për studime. Më shkruante çfarë kishte parë dhe lexuar aty, si ishte shkolla, si ishin mësuesit, më shkruante përshkrimtarët e shquar rus, kur kishte shkuar në vendlindjet apo muzeumet e tyre. Por shkëmbenim edhe letra humori.
Njëherë më dërgoi një letër dhe brenda saj kishte futur dy brisqe “Neva”, shumë të mirë për atë kohë që rruanin gjatë, por edhe nëse thyheshin, mbreheshin në gotë uji, duke e futur briskun brenda gotës dhe duke e fërkuar majtas-djathtas. “Gaqkë, mos ma merr për keq për brisqet, por e di që aty ne vuajmë për ata të shkretë, ndaj t’i dërgova. Kujdes mos pritesh se janë të ndjeshëm, “arrëz”, dhe s’kam ç’t’i them xha Janit”. E kishte fjalën për babanë tim, që e njihte, por edhe unë e njihja Rizanë, babanë e tij. Dhe kishim shkuar edhe më tej në këtë punën e baballarëve, pasi unë i thërrisja “Riza” Driteroit dhe ay mua më thërriste “Jani”.
Në një letër tjetër më dërgonte një fotografi ku kishte dalë mes dy alamet femrave, një gjermane dhe një ruse. Pas fotografisë shkruante “E, Gaqkë, e sheh ç’dama kam unë, rri hedek ti aty”!
Unë në atë kohë isha në institut për gjuhë-letërsi në Tiranë. Në kurs kishim 12 vajza. Një ditë erdhi një fotograf në auditor. Ç’kam hequr për t’i bërë të gjitha bashkë për të bërë një foto me to. U bënë gjashtë andej dhe gjashtë këtej dhe më vunë në mes. Pas dy ditësh, fotografi ma solli foton dhe unë menjëherë ia nisa Driteroit me shënimin: “Ti me dy e unë me dymbëdhjetë. E more vesh tani”!?
Ndërsa ai ishte në Bashkimin Sovjetik, unë shkova dy vjet në Skrapar, mësues në Backë e më pas inspektor arsimi. Ndërkohë vazhdonim letërkëmbimin.
Si arritët që këtë letërkëmbim ta bënit publik, ta botonit nëpër gazeta?
Ka qenë Driteroi ai që e nisi. Pasi erdhi nga Bashkimi Sovjetik, unë ndërkohë isha mësues në fshatrat e Korçës, Driteroi boton një letër me humor gjasma ma drejtonte mua. Kjo ka qenë letra e parë në shtyp, së cilës patjetër do t’i ktheja përgjigje po në shtyp. Kështu filloi dhe vazhdoi kjo punë mbi 20 e ca vjet në revistën humoristike të kohës “Hosteni”.
E ndërsa ne shkëmbenim letra të tilla që godisnim dhe dogëndisnin drejtues institcionesh, burokratë zyrash, sekretarë dhe komisarë partie, harronim se ata e mbanin “vëth në vesh” kritikën dhe prisnin rastin të na godisnin. Driteroit s’kishin ç’t’i bënin se ishte atje lartë, ndërsa unë unë isha më i dobëti, isha mësues i thjeshtë, pavarësisht se shkruaja. Kështu që ma gjetën. Më transferuan nga Maliqi në Orman dhe gruan në një fshat tjetër.
U ankova për transferimin dhe bëra një letër në Komitetin Qendror të asaj kohe. Për të zgjidhur letrën erdhi Todi Lubonja në Maliq. “S’të ndihmoi ai muzhiku, më tha për Driteronë”. “Ç’të bënte, ai është më keq se unë, se është më lartë; unë theva këmbët, po ai thyen kokën po ra”, i thashë me të qeshur. Todi më rregulloi, na risolli si mua dhe gruan në Maliq, mua drejtor të pallatit të kulturës, kuse gruan mësuese. Ndërkohë avazin e letrave me Driteroin nuk e kishim ndërprerë.
Si duket Todi e çoi llafin në Tiranë, kur pas ca kohësh më mori revista “Hosteni”. Tani letërkëmbimi mori formë të rregullt, u botua aty në çdo numër për shumë vjet.
Si organizoheshit, a zgjidhnit tematikën më parë për çfarë do të shkruanit?
Jo, secili shkruante për hesap të vetë, për ato që shikonte e ndjente vetë. Të shkruarit në formë letre të jepte dorë që të shpreheshe shpenguar dhe me humor. Përgjigja ishte një lidhje e asaj që i kishte ndodhur Bamkës, ku i qaja hallin atij, dhe pastaj unë, si Hyskë, tregoja të mijat, që gjithmonë ishin më të keqe, më të rënda dhe më të zeza se të atij.
Vështirësia me Driteroin ishte se jo gjithmonë i bënte këto letra në kohë. Kryeredaktori i revistës “Hosteni” në atë kohë ishte Niko Nikolla. Nikoja sikletin më të madh të të gjithë punës së tij kishte “Letërkëmimin” . “Aman, më thoshte, ik merrja shkrimin Driteroit se nesër dorëzohen materialet”. Po, “shtrohej kaposhi në zogj”! Driteroi shkonte me shërbime, ndonjëherë kthehej mahmur. Unë i rrija si Xebrahil te koka. “Të lutem, i thesha, se Nikua s’ka fjetur tërë natën nga meraku”. Driteroi qeshte dhe fillonte. Pas dy-tri orësh më merrte në telefon dhe më thoshte se e kishte gati materialin. Këtë punë e bënim pothuaj për çdo numër. Them se një nga arsyet që Nikoja u bë më zemër, ka qenë edhe kjo (bëj shaka!).
Po nofkat, pseoudonimet, si i gjetët?
Kur e kishim letërkëmbim të mbyllur, siç thashë më sipër, i thërrisnim njëri-tjetrit në emrin e baballarëve; unë i thesha Riza në emër të babait të tij dhe ay më theshte Jani, në emrin e babait tim. Pastaj, kur letërkëmbimi u bë publik, ay e bëri Bamkë Çomanga, dmth, të bie bam me çomangë, që është koka e pagdhendur e një shkopi; ndërsa unë mora nofkën Hyskë Borobojka, dhmth, Hyska i harbuar, si ata të harbuarit që i zë bleta. Si duket të dy këto nofka ngjitën, sidomos për mua që shumë njerëz edhe sot e kësaj dite më njohin si Hyskë Borobojka e jo si Gaqo Veshi që kam emrin e vërtetë.
Po, e mbaj mend letërkëmbinin tuaj, e kam ndjekur në atë kohë, ishte një rubrikë e këndshme që të detyronte ta lexoje, pasi në një numër shkruante Driteroi dhe në tjetrin i përgjigjeshe ti.
Dalëngadalë ne u bëmë “ustallarë” në këtë lloj të shkruari, që u kthye në një gjini të vërtetë gazetareske dhe publicistike. Letra, ku tregoje me ironi dhe sarkazëm “sikletet” që kishe hequr, ishin kritika për zyrtarët dhe drejtuesit e kohës. Por edhe përgjigja jo vetëm kishte po atë frymë, por ishte më therëse, pasi “sikletet” e dytit ishin më të rënda se sa të të parit. Ishte një letërkëmbim i pazakontë, i natyrës komike mes dy personazheve, tashmë të njohur, të cilët godisnin rëndë, kritikonin dhe vinin në lojë probleme dhe fenomene negative të kohës. Personazhe të letrave tona ishin pushtetarë burokratë, të mykur, karrieristë, hajdutë, imoralë, anadollakë e dallkaukë të pandreqshëm.
Si ndihesh tani që të mungojnë miqtë e tu, si Driteroi ashtu edhe Sadija?
Kush tha mungojnë!? Vetë Driteroi ka thënë: “Po kur të jesh i mërzitur shumë, /Në raft të librave kërkomë/ Atje do jem i fshehur unë/ Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë…
Dhe unë u kthehem letrave, bisedoj me të si dikur…
“Tre qeshin, një inatoset”
“Gaqos! Mikut tim të vjetër dhe më të madhit prej miqve.
Le të jetë në bibliotekën tënde dhe ky libër dhe të na kujtojë ato vjershat plot qyfyre, që shkruanim majë çatisë me plloça të konviktit tonë në Gjirokastër.
Me dashuri: Dritëroi”.
Duke lexuar këtë dedikim me vlerë për mua. Tani që mikun e Madh nuk e kam më në jetë, shfletoj fletët e tij e i rilexoj faqe për faqe dhe më duket se ndodhem me të në shtëpinë e tij hanedane, që pret e përcjell miq e shokë, apo në “Kafenenë e preferuar” dhe dëgjoj zërin e tij të qartë e të dalluar për çdo fjalë, rrokje e germë, të më rrëfente bëmat plot humor e satirë të Cute Babules, personazhit kryesor të romanit “Arka e Djallit” duke më thënë:
-Ti, o Hyskë, e ke parë Nafijen, gruan tënde engjëllore të inatosur, por nuk ke parë vjehrrën tënde të xhindosur. Dhe të uroj mos e pafsh kurrë se do llahtarisesh. Ti, o Hyskë, ke provuar në kurrizin tënd shumë gjëra të papëlqyera dhe prandaj i ke përshkruar në tregimet me aq vërtetësi. Çudirat e Cutes as që shkruhen e as rrëfehen të plota. Ti e njeh mirë krijimtarinë, o Hyskë. Më lejo të bëj një krahasim. Fryhet lumi dhe merr me vete gurë e drurë, bar e fletë. Shfryn përroi i jetës dhe këput nga shpirti dhimbje, ulërima, qeshje e mendime të trazuara. Dhe këto gjëra ne, sado të talentuar të jemi, nuk i regjistrojmë dot në letër
Kaloj në faqet e tjera të librit dhe ndjej zërin e ëmbël të mikut tim rrallë të vazhdojë rrëfimin për bëmat e shumta e të papërsëritshme të Cute Babulles;
-E kemi zakon të lëmë një shenjë në tavan dhe Cutja hodhi një valle të lashtë, me hopa- hopa. Në valle e sipër u hodh përpjetë dhe i zuri koka në tavanin e odës time. Kjo shenjë, o Hyskë, është nga kujtimet më të vyera që më ka lënë Cute Babulja dhe më ka mbetur në tavan si gjurma e pejgamberit në Gurin e Mekës.
Vazhdoj lëçitjen e librit dhe më bëhet se kam pranë të shtrenjtin Dritëro, të vazhdojë rrëfimet me shijë të madhe për bëmat e Cutes, që s’kanë të soditur.
-E po kjo, o Hyskë, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë, që të më zhdukej miku pas mesit të natës. Mirë thotë një i ditur: “Dita dëgjon, nata përgjon!” Përgjon e nëmura dhe sjell të papritura. Eh, o Hyskë! Atë nata për pak na lajthiti Cute Babulja, ky njeri i matur dhe i urtë, por si thotë një i ditur: “Nuk ka të ditur pa një dell të marri”.
Ja, jemi ulur në “Kafenenë e preferuar” dhe ai më tregon fjalët e urta e proverbat, që këshillonte Cute Babulja, si: “Për të blerë mall nxitohu, për të marrë grua mendohu”. Dhe vazhdonte me radhë: “Në fshatin e të marrit, i urti është i çmendur; se “i mençuri e ka të vështirë t’u mbushë mendjen budallenjve apo të marrëve”. Cutja është thesar, o Hykë, dhe vazhdonte të më tregonte, një thënie tjetër të tij, se: “Fjala e të marrit, pjellë e çiltërsisë; fjala e të mençurit, miell i diturisë!”
E, ja kështu, vitet kalun, por ne nuk e harruam e nuk e fshimë shoqërinë e vjetër. Kemi mbushur faqe të gjata letrash me humor e satirë për ndodhira të ndryshme “që ta shpien nofullën shtrembër”.