Zbulime arkivore nga prof. Nasho Jorgaqi
Nga dorëshkrimet e veprave të Migjenit janë të njohura ato të prozave të tij, sidomos të veprave të postueme. Dorëshkrimet e poezive, me gjithë hulumtimet e bëra nuk ka qenë kollaj të gjenden për vite me radhë. Por nga interesimi i vazhdueshëm që tregohet për trashëgimin e poetit është gjetur dhe dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të vetme poetike ” Vargjet e lira”. Gjetja e këtij dorëshkrimi ka rëndësinë e vetë për studimin e mëtejshëm të krijimtarisë letrare të Migjenit. Siç dihet, poeti, i nxitur nga shokët dhe meqë pjesën më të madhe të vjershave e kish të pabotuar në fillim të vitit 1936, i përmblodhi këto nën titullin ” Vargjet e lira” . Në prill të po këtij viti, ai lidhi kontratën me shtypshkronjën “Gutemberg” për t’i botuar në një vëllim prej 88 faqesh dhe me një tirazh 1000 kopjesh. Pas kësaj, gazeta “Iliria” në atë kohë njoftonte lexuesit se së shpejti do të qarkullojë libri ” Vargjet e lira”. Migjeni gjatë kësaj periudhe bëri disa herë korrekturat e veprës. Në shtator, kur ishte shtypur pothuajse i gjithë libri, me përjashtim të gjysmës së fashikullit të fundit, censura dhe urdhër për pezullimin e botimit dhe më vonë e ndaloi të qarkullojë. Në këtë gjendje libri kish 84 faqe dhe i mungonin vjershat ” Hidhet e përdridhet” e ” Malli rinuer” si dhe tryeza e lëndës dhe kopertina. Ky akt i qeverisë obskurantiste e revoltoi pa masë autorin, por megjithatë vepra e poetit siç dihet, qarkulloi në forma të tërthorta dha ia arriti kështu qëllimit të saj. Botimi i parë i “Vargjeve të lira” përfshin katër cikle, nga gjashtë që kemi në botimet e mëvonshme. Në të parin janë ciklet “Kangët e ringjalljes” “Kangët e mjerimit” “Kangët e perëndimit” dhe “Kangët e rinisë”. Mungojnë vjershat e shkruara më pas, më 1937 në Pukë, ato të ciklit “Kangët e fundit” dhe vjersha “Kangë më vete” që sipas dëshirës së poetit më vonë u vendos veças. Në botimin e vitit 1944 u shtuan në ciklin “Kangët e rinisë” dy vjershat që kishin mbetur jashtë botimit të parë dhe u hoqën dy vjersha të tjera të po këtij cikli, “Parathënja e parathanjeve” dhe “Blasfemi”. Kjo është historia e botimit të librit, por është interesante të ndiqet fati i mëtejshëm i dorëshkrimit të “Vargjeve të lira”. Ka të ngjarë që mbas vendimit që mori censura për të ndaluar qarkullimin e veprës, autori ta ketë tërhequr dorëshkrimin nga shtypshkronja. Nga dëshmitë e të afërmve dhe shokëve marrim vesh se një pjesë të dorëshkrimeve dhe të bibliotekës së vet, Migjeni ia kish lënë Jordan Misjes. Dihet se shtëpia e Jordanit, pas epopesë së tre heronjve u dogj dhe aty humbën edhe një pjesë e madhe e relikeve të Migjenit. Po Jordani që e çmonte aq shumë Migjenin, duke pasur parasysh rrezikun që e kërcënonte shtëpinë e tij si një nga bazat kryesore e lëvizjes Nacional Çlirimtare në Shkodër në vitin 1941, dorëshkrimin e “Vargjeve të lira” ia dorëzoi Haki Llazanit. Haki Llazani e ruajti dhe pas çlirimit e ka dorëzuar në Arkivin e K.Q të P.P.SH duke sjellë kështu një shërbim shumë të çmuar për njohjen e veprës së Migjenit. Dorëshkrimi për fat të keq nuk është i plotë dhe paraqitet në gjendje jo aq të mirë fizike. Por megjithatë mund të themi se kanë shpëtuar dorëshkrimet e disa prej vjershave më të mira të poetit. Kanë mbetur pothuaj vjershat e dy cikleve të para, domethënë, gati gjysmën e gjithë vjershave të vëllimit. Ndër to, mund të përmendim poezitë ” Parathanja e parathanjeve” “Të lindet njeriu” “Kangët e pakëndueshme”, “Poema e mjerimit”, “Blasfemi” etj. Është interesant të shënohet se dorëshkrimi i “Vargjeve të lira” është paraqitur në shtyp i shkruar me dorë. Kjo duket nga shënimet që ka vënë tekniku i librit në krye të çdo faqeje për radhitësit, lidhur me karakterin e gërmave, etj. Shkrimi i Migjenit është i bukur dhe i pastër, me gërma të mëdha. Ndjehej kudo dora e sigurt dhe e kujdesshme e poetit. Formati i dorëshkrimit është tabak i zakonshëm me vija. Shumica e vjershave mbyllen brenda një faqe, ndërsa ato më të gjatat kalojnë në faqe të tjera dhe shumë rrallë vjersha kalon prapa faqes. Nga një vështrim i përgjithshëm që mund t’i hidhet apo nga ndonjë provë del se në mes të dorëshkrimit dhe botimeve të ndryshme të “Vargjeve të lira” nuk ka diferenca të rëndësishme. Ndryshimet mund të jenë kryesisht përsa i takon ortografisë dhe shenjave të pikësimit. Me anë të dorëshkrimit mund të verifikohet edhe ndonjë dyshim apo hipotezë të ngritura nga studiuesit apo lexuesit. Kështu, bie fjala për vargun ” dhe ndjej nga Dielli ( alegorik) valën” është thënë se fjalën “alegorik” Migjeni e paska shtuar më vonë për të nënvizuar nëntekstin e figurës së Diellit. Dorëshkrimi këtë varg na e jep krejtësisht të rregullt, pa ndonjë shtesë dhe fjala alegorik është plotësisht në vendin e vet. Sigurisht, dorëshkrimi duhet studiuar me kujdes, sidomos nga studiuesit e Migjenit, sepse vetëm kështu do të zbulohen gjëra interesante të krijimtarisë së poetit dhe, do të hidhet dritë mbi figurën e tij të madhërishme.
Me rastin e zbulimit të disa letrave…
Në Arkivin e Shtetit ruhen 14 letra të shkrimtarit Kolë Mirdita (1900-1936), i njohur në letërsinë tonë me pseudonimin Helenau, dërguar fotografit patriot Kel Marubi. Letrat janë shkruar nga Viena, ku autori i tyre kish vajtur për të studiuar dhe janë vitet 1917-1918 me përjashtim të njërës që i takon vitit 1921. Nuk i dimë nga afër marrëdhëniet e shkrimtarit të ri me fotografin e mirënjohur shkodran. Dijmë vetëm se me gjithë diferencën në moshë, ata qenë lidhur me një miqësi të sinqertë dhe dëshmi e kësaj janë dhe këto letra. Në to shprehet qartë nderimi dhe dashuria e shkrimtarit të ri ndaj patriotit veteran, mirënjohja për këshillat që i jep dhe besimin që ka te ai. Letrat janë të mbuluara plot me mall e nostalgji për Shkodrën, për shoqërinë e vendlindjes, për familjen. Ai ankohet se vuan nga që gjendet larg atdheut dhe s’po mundet dot të ambientohet në vend të huaj. Në mënyrë të veçantë e mundon pa masë kujtimi i hidhur i nënës, e cila sapo i ka vdekur dhe është vazhdimisht i shqetësuar për fatin e vëllezërve dhe motrave jetim dhe për këtë i lutet herë pas here Marubit që të përkujdeset. Në këto letra, Kolë Mirdita bën fjalë dhe pë jetë e tij si student, për varfërinë dhe pengesat që has, tregon për rrethet e shqiptarëve të Vienës dhe për shoqërinë e studentëve “Iliria”. Nga ana tjetër e njofton për gjithshka që shkruan e boton, për bashkëpunimin me revistën “ Djalën “Djalëria” se për të mbajtur gjallë mallin e Shqipërisë këndon këngë shqip një deri dy orë në ditë, shoqëruar me piano, etj. Por mbi të gjitha, në këto letra tërheqin vëmendje disa mendime dhe konsiderata të Kol Mirditës ndaj klerikut katolik, përfaqësuar në këtë rast nga Gjergj Fishta. Është fjala për një kritikë nihiliste denigruese që është bërë kundër dramës së tij “Deka e Skënderbeut” e cila shpreh qëndrim tipik konservator të klerit katolik ndaj talenteve të reja. Marrë nga kjo pikëpamje letrat e Kolë Mirditës kanë vlerë të rëndësishme. Është e njohur lufta e klerit katolik kundër letërsisë përparimtare. Janë të njohura gjithashtu përpjekjet e shkrimtarëve demokrat për t’i përballur vështirësitë që krijonte shtypi dhe propaganda klerikale. Kolë Mirdita ishte nga ato talente të reja që ndonëse i rritur e i edukuar në një ambjent katolik edhe pse mbaroi kolegjin jezuit nuk ndoqi rrugën që i diktohej, por atë që e bashkonte me interesat e popullit e të atdheut. Djaloshi u formua nën ndikimin e lëvizjes patriotike të kohës, nën shembullin e L.Gurakuqit. Ai jetoi shpirtërisht momentet kur ishte në rreik fati i atdheut, **** mori pjesë në manifestime patriotike që u zhvilluan aso kohe në Shkodër për mbrojtjen e interesave kombëtare. Këto e ndonjë incident që i ndodh me mësuesin e huaj jezuitin Ribolti zbulojnë te Kolë Mirdita figurën e një djalosh patriot, guximtar e të virtutshëm. Por ajo që bie në sy në jetën e Kolë Mirditës është se ai manifeston që fare i ri një pjekuri e talent të parakohshëm. Duke qenë akoma nxënës në kolegj, shkruan dramën “Kthimi i Skënderbeut” (1915) dhe së bashku me shokët e tij e luan përpara publikut të Shkodrës. Shfaqja u mirëprit. Shkodra asokohe ishte nën pushtimin e forcave austro-hungareze dhe rinisë patriote nëpërmjet dramës shprehu aspiratën për një Shqipëri të lirë. Duke marrë zemër nga suksesi i parë, autori i ri shkruan një dramë tjetër po me temë patriotike, dramën “Deka Skënderbeut” të cilën të rinjtë e shfaqin në janar të vitit 1917, me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së heroit. Shfaqja bëri jehonë të madhe në zemrat e spektatorëve dhe i dha vrull të ri atmosferës patriotike të kohës. Shtypi e quajti “ dramë aq të bukur dhe të vlefshme”. Ajo u shfaq disa herë me rradhë një gjë tepër e rradhë pë atë kohë. Gazeta “Posta e Shypnisë” u detyrua të nënshkruaj këtë ngjarje kështu “Soloni ( salla e shfaqjes, N.J) ishte mbush me gjind fund e maj, ma fort se kurrë një herë tjetrë. Ajo u pëlqye prej të gjithëve e sidomos atëherë kur s’pari u dukën ushtarët shqyptar së bashku me Skënderbegun. Një entuziazëm i gjallë atëhere përshkoi zemrat. E mbarë gjindje rrahën shuplakat kaq me brohoritje sa u desh me u thanë disa herësh qi me e lanë (? ) (“Posta e Shqypnis” 20 janar 1917) Mbi shfaqen e dramës gazeta do të shkuajë dhe disa herë të tjera, por asnjëherë për çudi nuk do të përmend emrin e autorit sikur ajo të ishte vepër anonime. Natyrisht kjo nuk qe një gjë e rastit. Dramën e kish shkruar një i ri 16-17 vjeçar, shfaqen e kishin organizuar nje grup po të rinjsh. Kjo ndodhte në një kohë kur kleri katolik bënte ç’është e mundur për të ruajtur monopolin në çdo aktivitet të jetës në Shkodër. Fakti është se kleri katolik kishte aso kohe klube e shoqëri artistike e kulturale, organizonte shfaqe me tema fetare e anakronike. **** disa herë siç dëshmon shtypi i tyre këto shfaqe jepeshin dhe në gjuhën e pushtuesve, herë gjermanisht e herë italisht. Kuptohet vetvetiu se autori i ri dhe drama e tij me frymë patriotike e laike nuk kish si t’i meritonte lëvdatat e rretheve klerikale. Përkundrazi për të hedhur balt mbi veprën dhe për të dekurajuar shkrimtarin e ri, u ngrit vet Gjergj Fishta, udhëheqësi shpirtëror i klerit, drejtori i gazetës “ Posta e Shqypnisë” i të cilës i kishin vënë në krye aureolën e “Poetit Kombëtar”. Fishta me zell të mall e pa asnjë takt kritikon dramën, sillet me arrogancë e pa argumente kundër autorit të ri, i kujton atij se “duhet te xejë ri, i kujton atij se “duhet te xejë edhe do kohë në bankat e shkollës para se të shkruaj drama” . Një kritikë e tillë tendencioze gati fyese s’kish si të mos ngjallte zemërim në opinionin e spektatorëve, entuziaste. Është i njohur botërisht fakti që një grup shokësh dhe admiruesish të talentit të autorit i dërguan një letër prote
ste Fishtës. Mesa dihet, një nga ata tek i cili ngjalli zemërim kritika e Fishtës qe edhe Kolë Marubi. Fotografi patriot ishte amator i zjarrtë i lëvizjes artistike e veçanërisht teatrale në Shkodër dhe s’kish si të mos e çmonte talentin e letrarit të ri. Këtë e dinte mirë Kola, prandaj do të jetë Kolë Marubi njeri ë do ti shpreh sinqerisht disa nga mendimet e veta, lidhur me sa ndodhi në dramën e tij. Këto mendime do t’i gjejmë në një pjesë të mirë të letrave. Por letra që do t’i formulojë më qartë e në mënyrë më të plotë është ajo e datës 10 tetor 1917. Kjo është nga letrat e para. Ai sapo ka shkuar në Austri. Drama është e shfaqur në janar të këtij viti ku ai ka luajtur edhe vet. Por jehona vazhdon dhe autori jeton shpirtërisht me jetën e qytetit të lindjes. Ai ka lexuar gazetën “ Posta e Shqypnisë”, ka dëgjuar për kritikat e Fishtës, është revoltuar nga qëndrimi i tij, nga “fjalë e poshtme të tijat”. Ai gjykon realisht, nuk përulet para autoritetit të Fishtës, përkundrazi gjen rast të ironizojë kur shkruan se “ ………. i shkreti se difton një zemër të smirtë…”. Ai e falenderon mikun që e ka marrë në mbrojtje t’i japë Fishtës përgjigjen e duhur. Por ai, po të
kish mundësi do të donte ta bënte vet këtë, megjithëse ka vendosur të tregohet modest e të mos bëjë zhurmë. Përgjigjen më të mirë autori i ri do ta japi me vepra, ai nuk ligëzohet dhe këtë e thotë haptazi: “ Kritikaxhitë bëjnë me dalë veç të tjerët, por më saktë, jo!” Fakti është se ai, më pas shkruan dramën “ Majs Golemi” dhe më vonë nis një dramë tjetër mbi Lekë Dukagjinin, të gjitha me temë nga epoka e Skënderbeut. Më 1937, drama “Kthimi i Skënderbeut” vihet në skenë rishtazi. Dramat sa qe gjallë autori nuk panë asnjë herë dritën e botimit. Dorëshkrimet që ai i la e kish me merak të madh, më vonë humbën. Duan të thonë se i zhduku kleri katolik. Për vlerat e tyre ne mund të gjykojmë vetëm nga përshtypjet e spektatorëve dhe nga leximi që i ka bërë ndonjë nga shokët e afërt të shkrimtarit. Sigurisht, ato nuk kanë qenë vepra pa vlerë ato kanë pasur në thelb të thyre temën patriotike të shkruara me frymë të shëndoshë romantike e të shfaqura në çaste të vështira për fatin e atdheut, ato i bënë jehonë aspiratave liridashëse të popillit tonë e veçanërisht të rinisë. Dramat ngjallën dhe forcuan ndërgjegjen patriotike, e vokuan figurën e Skënderbeut, hymnizuan luftëtarët e thjesht dhe për asnjë rast nuk e trazuan historinë e luftës së popullit tonë për liri me fenë dhe Vatikanin. Janë këto arsyet që kleri katolik, nëpërmjet poetit me zhgun, u munduan ta shuajnë jehonën e tyre e ta denigrojnë shkrimtarin e ri patriot.