Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dom Perinjo: Si u bë një murg francez, mbreti i shampanjës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Dom Perinjo: Si u bë një murg francez, mbreti i shampanjës​




Sot është një ndër shampanjat më të kërkuara, më prestigjioze dhe me historinë më të vjetër. E megjithatë, Dom Perinjo është emërtuar sipas një njeriu me origjinë modeste Dom PierPerinjo, një murg benediktin që e revolucionarizoi prodhimin dhe cilësinë e shampanjës, në një epokë kur verërat e rajonit ishin kryesisht të kuqe.

Megjithëse shumë mite e vlerësojnë atë në mënyrë të rreme si shpikësi i shampanjës së gazuar, ai ishte në fakt pionier i shumë metodave që e përmirësuan prodhimin e saj. Në fund të jetës së tij, shampanja e Perinjo u vlerësua në të gjithë botën nga monarkët, sikurse ishteedhe mbreti francez Luigji XIV.

Por kush ishte Dom Pier Perinjo, dhe si e ndryshoi përgjithmonë historinë e prodhimit të shampanjës? Lindi në vitin 1638 në Shën Menhuld në rajonin francez të Shampanjës. Familja e tij përbëhej nga 8 fëmijë, ndërsa babai që ishte ndihmës i një gjykatësi vendas, kishte në pronësi disa vreshta.

Kur ishte 19 vjeç, Pier hyri në Urdhrin fetar Benediktin , fillimisht duke u shkolluar dhe duke shërbyer në Abacinë e Shën Vanës në Verdun. Në vitin 1668, ai u transferua në abacinë e Hotvil afër qytetit Epernej, ku shërbeu si drejtues i kantinës së verës deri sa vdiq në vitin 1715.

Falë punës së tij të palodhur dhe novatore, abacia e dyfishoi madhësia e vreshtit, dhe e rriti reputacionin e verë-bërësve të rajonit, sidomos për verërat e bardha. Perinjo ishte aq i respektuar, sa që pas vdekjes u varros në një pjesë të abacisë që zakonisht rezervohej vetëm për abatët.

Kur Perinjo mbërriti për herë të parë në abaci, verërat e këtij rajoni shmangej nga oborri mbretëror francez, pasi ato nuk ishin aq të forta dhe shumëngjyrëshe sa të tjerat e prodhuara në zona të tilla si Burgonja dhe Bordoja. Për më tepër, bota po përjetonte një epokë të vogël akullnajore, e cila e vështirësoi shumë prodhimin e verës.

Pavarësisht nga këto pengesa, Perinjo bëri shumë përmirësime në procesin e prodhimit të verës. Zhvillimet veçanërisht revolucionare përfshinin shpikjen e një mjeti të ri presues, që i dha mundësi të prodhonte një verë të bardhë edhe nga rrushi i zi, duke kuptuar më mirë ndikimin e klimës në prodhimin e verës, duke e rifutur përdorimin e tapës si një vulosje më efektive, dhe duke përdorur ‘verre anglais’ (qelqin anglez), që ishte më e fortë dhe më i aftë për të përballuar presionin.

Por Perinjo u bë më i njohur për përmirësimet e tij të mëdha në stilin e prodhimit të verës. Ky stil prodhimi u krijua kur prodhuesit e verës kuptuan se mund të krijoheshin flluska përmes një fermentimi dytësor në shishe, dhe se në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kjo ishte diçka që i kënaqte njerëzit.

Por problemet lindnin çdo pranverë kur majaja aktivizohej sërish, duke krijuar shumë CO2 dhe duke shkaktuar shpërthimin e shisheve për shkak të presionit. Perinjo eksperimentoi se si të shmangeshin këto shpërthime, duke shmangur ri–fermentimin e verës në shishe.

Ai nisi të praktikojë vjeljen e rrushit kur koha ishte e freskët dhe përzierjen e tij përpara se t’i dërgonte për t’u shtypur. Po ashtu ai popullarizoi praktikimin e metodave të prodhimit të verës, duke përdorur proceset që ndodhin natyrshëm. Në fillim, Dom Perinjo u angazhua nëprodhimin e verërave brenda manastirit, për ta ndihmuar këtë të fundit të përballonte vështirësitë financiare.

Por shumë shpejt verërat e tij të bardha nisën të shiteshin deri në Paris dhe Londër. Fuçitë dërgoheshin me shpejtësi në kryeqytetin francez nëpërmjet lumit Marnë. Fama e tij u përhap me shpejtësi. Perinjo nisi t’i emërtonte shishet me emrin e tij. Verërat me emrin e tij shiteshin 2 herë më shumë sesa shampanjat e markave të tjera.

Ishte hera e parë që një verë ishte e identifikuar me prodhuesin e saj, dhe jo me një rajon apo urdhër fetar, dhe ishte një nga herët e para në historinë ekonomike, që një individ kishte përdorur me sukses emrin dhe personalitetin e tij në marketimin e një produkti.

Sot një mit ende i përhapur pretendon se Perinjo e shpiku shampanjën. Në fakt pija me flluska të artë që konsumojmë sot, u shpik nga një grua e njohur si Vejusha Kliko, që në vitet 1810, zhvilloi një teknikë për të balancuar procesin dytësor të fermentimit që është thelbësor për verërat e bardha nga rajoni i Shampanjës në Francë.

Sot, shampanja Dom Perinjo është pjesë e perandorisë “Moët Hennessy Louis Vuitton” qëzotërohet nga njeriu më i pasur të Francës, Bernar Arno. Ajo mbetet një nga shampanjat më të çmuara në botë, dhe thyen shpesh rekorde kur shitet në ankand. Relikët e Abacisë së Hotvilku Dom Perinjo kaloi pjesën më të madhe të jetës, janë pronë e “Moët & Chandon”.

/ bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back