Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Doktor Satanai” .......

Hera

Έτερος εγώ
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
48,364

“Doktor Satanai” i lindur për t’i shërbyer me devocion djallit dhe pasioneve të tij për zhvatje​



“Doktor Satanai” i lindur për t’i shërbyer me devocion djallit dhe pasioneve të tij për zhvatje

“Doktor Satanai”, Doktori që helmonte njerëzit që supozohej se do t’i ndihmonte të arratiseshin për të shpëtuar nga gjermanët. Vodhi pasuritë e tyre dhe pastaj i copëtonte. Fundi i tij në gijotinë.

E quanin “Doktor Satanai”, “Kasapi i Parisit”, dhe madje edhe “Njeriu-ujk i Parisit”. Për vite të tëra, fshihej “nën hundën” e qeverisë franceze dhe madje i përkiste grupit që kishte marrë përsipër ta arrestonte!

Bëhet fjalë për mjekun francez Marcel Petiot, i cili u dënua në 1946 për vrasjen e 27 personave. Petitot nuk vriste për të kënaqur sadizmin, por lakminë e tij. Qëllimi i tij ishin gjithmonë paraja dhe pushteti.

Filloi karrierën e tij kriminale si i plagosur i Luftës së Parë Botërore. U fut në Ushtri në 1916, luftoi, u plagos dhe u dërgua për shërim në spitale të ndryshme, nga ku vidhte nga portofolë dhe batanije deri në morfinë dhe lloj-lloj barnash të shtrenjta.

U arrestua, u burgos dhe në 1918 u dërgua përsëri në front. Disa muaj më vonë, ai pushua me pension invaliditeti. Pas luftës, studioi mjekësi dhe pothuajse menjëherë filloi të punojë në një spital në Villeneuve-sur-Yonne.

Edhe pse mjek i aftë, shpejt u bë i njohur për ndërhyrje të paligjshme, të tilla si aborti, por edhe për përdorimin e drogës te pacientët e tij. Aty u njoh me vajzën e një paciente të moshuar, Louise Delavo, me të cilën pati një lidhje erotike para se vajza të zhdukej në mënyrë misterioze. Edhe pse u konsiderua nga shumë si viktima e parë e Petitos, policia arriti në përfundimin se vajza thjesht ia kishte mbathur nga shtëpia e saj.

Në vitin 1926, viti kur u zhduk Delaware, Petiot kandidoi për kryetar bashkie dhe fitoi. Nuk humbi kohë. Filloi menjëherë të abuzonte me paratë publike dhe të mbyllte marrëveshje biznesi, që ndërsa ndihmonin interesat e tij, nuk i ofronin asgjë qytetit.

Karriera e tij politike përfundoi befas në vitin 1932, kur u zbulua se ishte mashtrues dhe iku “nxitimthi” për në Paris. Fama e tij nuk vonoi të përhapet dhe aty. Ishte i gatshëm të bënte çdo lloj ndërhyrje për para.
Në vitin 1940, me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjeti më shumë mënyra për të mashtruar njerëzit. Kur gjermanët pushtuan Francën, filluan të dërgojnë njerëz në kampe përqendrimi për punë të detyruar.

Petiot nxirrte diagnoza false për aftësisi të kufizuar në mënyrë që të shpëtonte njerëzit nga kampet. Sipas tij, mori pjesë në mënyrë aktive në rezistencën franceze, por kurrë nuk u gjetën prova për aktivitetin e tij.

Kur gjermanët filluan të grumbullojnë hebrenjtë dhe qëndrestarët, Peiot përfitoi nga gjendja shpërthyese për tu pasuruar. U premtonte se do t’i arratiste në Amerikën Latine përmes një rrjeti nëntokësor që vetëm ai e dinte. Për secilin person që ndihmonte, merrte 25,000 franga. Tre bashkëpunëtorë të tij gjenin të interesuarit dhe i dërguan te “Dr. Yuzin, “siç ishte i njohur. Atëherë fillonte punë ai.

I helmonte me cianid, dhe pasi merrte çfarëdo parash dhe sende të çmueshme që kishin me vete, i hidhte në lumin Senë.
Më vonë, zhdukte kufomat duke i shkrirë në gëlqere ose duke i djegur. Kontaktet e tij me anëtarët e rezistencën tërhoqën vëmendjen e Gestapos, e cila filloi të hetojë të kaluarën e tij dhe ta ndjekë.

Gjermanët madje dërguan një njeri të tyre që hiqej si i arratisur, por i cili u zhduk, duke rënë viktimë e “Doktor Satanit”. Arrestuan tre bashkëpunëtorët e tij, por atë kurrë nuk e gjetën, pasi të gjithë e njihnin vetëm si “Dr. Yuzin”.

Identiteti i tij i vërtetë u zbulua në 11 Mars 1944, kur fqinjët u ankuan për erë të fortë dhe tym që dilte nga shtëpia e tij. Policia thirri zjarrfikësit dhe kur bastisën ndërtesën, gjetën kocka njerëzore në bodrum. Edhe atëherë Pietot arriti të shpëtonte.

Përhapi lajmin se gjermanët po e ndiqnin sepse po ndihmonte rezistencën dhe qëndroi për shtatë muaj në vende të fshehta të të njohurve të tij.

Zgjati mjekrën dhe ndërroi emrin në “Henri Valeri”. Situata politike e ndihmoi të fshihej, pasi në atë kohë u çlirua Parisi nga okupimi gjerman. Si Henry Valeri, iu bashkua qeverisë së përkohshme që u formua dhe mori përsipër të gjente mjekun “Marcel Pietot”, i cili dyshohej për dhjetëra vrasje.

Për fatin e tij të keq, më 31 Tetor 44, dikush e njohu në rrugë dhe u arrestua. Në gjyqin e tij, mjeku pretendoi se kishte vrarë vetëm gjermanë dhe “spiunë”, por pas hetimeve, rezultoi se nuk kishta patur kurrë ndonjë lidhje me rezistencën franceze. U dënua për vrasjen e 27 personave dhe u ekzekutua në gijotinë më 25 Maj 1946. K.E



Albert Vataj
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.