Do vrisnin Vuçiçin! 17 të arrestuar në Beograd, Brnabiç: Rreziku vazhdon
Një aksion i madh policor në mes të Beogradit vuri në pranga 17 persona të cilët thuhet se po planifikonin vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.
Të gjithë të arrestuarit janë anëtarë të “bandës së Vraçarit”, pjesë e ekipit të formuar nga Radoje Zvicer. ata akuzohen se kanë kryer të paktën tri vrasje në Beograd dhe shumë të tjera jashtë territorit serb.
Kreyministrja ana Bernabiç tha se pavarësisht operacionit të suksesshëm asgjë nuk ka mbaruar ende. Ajo shtoi se rreziku për jetën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka kaluar, sepse “organizatorët janë ende të lirë”.
“Ata që urdhëruan këtë vrasje janë ende të lirë. Kush dëshiron të destabilizojë Serbinë, kush dëshiron ta shohë Serbinë të kthehet në të kaluarën, do të godasë së pari Aleksandar Vuçic, dhe fatkeqësisht, ky është opsioni më i lehtë për shumë njerëz që duan që Serbia të jetë një vend i dobët”, tha ajo.
Sipas shërbimeve të sigurisë serbe, kreu i këtij grupi të organizuar kriminal dhe anëtarë të tjerë të tij janë në arrati në Republikën Domenikane dhe Spanjë.
Gjatë kontrollit të më shumë se 50 vendeve, si dhe makinave të përdorura nga të dyshuarit, policët sekuestruan një sasi të madhe armësh zjarri, para, disa automjete luksoze dhe telefona të koduar.
Top Channel