Dashi
Hëna do të jetë në aspekt të kundërt. Gjatë 48 orëve të ardhshme, një tension që mendonit se e kishit kapërcyer ose një sëmundje e vogël fizike mund të rishfaqet. Bëni kujdes. Megjithatë nga e enjtja do të ktheheni në formën më të mirë.
Demi
Duhet të filloni të mbani veten larg tensioneve në dashuri, veçanërisht nëse keni dalë së fundmi nga një krizë e vogël. Me Venusin në disonancë do të ishte më mirë të bëni ca më shumë kujdes, të paktën deri më 10 mars.
Binjakët
Do të keni Hënën në Peshore dhe Venusin në Ujor. Dy “zonjat” e zodiakut do të jenë në një aspekt të favorshëm: premton të jetë një ditë emocionuese në dashuri kjo e martë 27, gjithnjë nëse dëshironi të përfshiheni. Ditë ideale në kahun tjetër, edhe për të rikuperuar një marrëdhënie në krizë.
Gaforrja
Kohë shumë interesante për projekte të reja pune, kontrata dhe përvoja risi. Nëse jeni gati të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme, më mirë të vazhdoni me shumë kujdes: katrori i Hënës mund të shkaktojë disa ngërçe ose vonesa të vogla.
Luani
Yjet mund të sjellin disa lajme që do të duhet të mësoni t’i menaxhoni me inteligjencë dhe pjekuri. Qëllime të reja ju presin për të arritur, sfida të reja për të kapërcyer, sidomos pas një fitoreje të vogël që keni arritur së fundmi.
Virgjëresha
Këtë të martë 27, edhe nëse Hëna nuk do të jetë më në shenjën tuaj, mund të mbështeteni në një Jupiter, Mars dhe Venus të bukur për të çuar përpara projektet tuaja. Kjo periudhë është veçanërisht premtuese për planifikimin e një të ardhmeje të re.
Peshorja
Do të jetë dita më e mirë për të shëruar një marrëdhënie, për të ndrequr një siklet në dashuri. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë atje deri të mërkurën, Afërdita do të jetë në aspekt të shkëlqyer: çfarë mundësie më të mirë do të donit për t’u shkundur?!
Akrepi
do të bënit më mirë t’i vini kapakun disa gjërave, veçanërisht në sferën personale dhe sentimentale. E ndërkohë, paralelisht të përpiqeni të rivendosni paqen rreth jush. Këto nuk janë ditë të frytshme për të vazhduar beteja apo për t’u përfshirë në gara.
Shigjetari
Nëse keni disa kohë vetëm, duhet t’i shfrytëzoni këto ditë për të parë përreth, për të takuar njerëz të rinj. Ndërsa i afroheni pranverës, dëshira për të dalë nga guaska juaj, për t’u rikthyer në lojë, në ndonjë angazhim të ri, rritet e bashkë me të edhe iniciativa. Sa kohë ka kaluar që kur jeni përballur me një sfidë të re?
Bricjapi
Deri në fund të verës yjet do t’ju inkurajojnë të përfshiheni nëse keni projekte të reja që do të dëshironit të filloni. Ju duhet të veproni, të lëvizni në javët e ardhshme, e ta bëni këtë me besim dhe vendosmëri.
Ujori
Të kesh Marsin dhe Venusin në shenjë do të thotë të kesh një avantazh në nivel emocional dhe jo vetëm. Dëshira për të ndryshuar ekuilibrin tuaj karakteristik, për të mënjanuar gjithçka dhe për të filluar nga e para bëhet gjithnjë e më bindëse. Ajo që ka rëndësi do të jetë të veprosh me mençuri dhe saktësi.
Peshqit
Një lajm i mirë mund t’ju vijë nesër, ose në ditët në vijim, nëse ka projekte apo marrëveshje në pritje. Nëse tani e tutje vëreni dikë që nuk dëshiron të kujdeset për interesat tuaja, mund të vendosni të kërkoni që të largohet nga jeta juaj.