Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dita e Nënës

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Dita e Nënës​


Dita e Nënës është një festë për të nderuar nënën dhe amësinë, lidhjet e nënës dhe ndikimin e nënave në shoqëri. Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës, më së shpeshti në muajin mars ose maj.

Rhododendron 'Mother's Day'.jpg


Dita e Nënës përfshin nënat biologjike, njerkat, të afërmet, vjehrrat, dadot apo edhe ndonjë mike. Ajo plotëson festime të ngjashme për të nderuar anëtarët e familjes, të tilla si Dita e Babait, Dita e Vëllezërve dhe Dita e Gjyshërve.

Dita e Nënës i ka rrënjët në lëvizjen e grave angleze dhe amerikane. Më 1865, amerikania Ann Maria Reeves Jarvis organizoi Takimet e Ditës së Nënave, ku nënat mund të mblidheshin dhe të shkëmbenin ide mbi çështjet aktuale. Kjo nuk lidhet (drejtpërdrejt) me festimet e shumta tradicionale të nënave dhe amësisë që kanë ekzistuar në të gjithë botën ndër mijëra vjet, siç është kulti grek Cybele, Rea Nëna e Madhe e zotave, festivali romak Hilaria, ose festimi i të Dielës së Krishterë (fillimisht një përkujtim i Kishës Nënë, e jo amësisë). Sidoqoftë, në disa vende, Dita e Nënës është akoma sinonim me këto tradita të vjetra.
Versioni modern i Ditës së Nënës me origjinë nga SHBA herë pas here është kritikuar për karakterin komercial të saj Madje edhe vetë ideatorja e saj Jarvis më vonë u pendua për këtë komercializim duke shprehur keqardhjen se ky kurrë nuk ishte qëllimi i saj.


Datat nëpër botë​

Në vendet e dikurshme të Bllokut Lindor siç ishte edhe RSFJ, Dita e Nënës nuk u festua por në vend të saj festohej Dita Ndërkombëtare e Grave. Në vende të tilla Dita e Nënës u hodh poshtë si një "krijim reaksionar i botës perëndimore".

Ndërsa festa e nënës me origjinë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar edhe në vende të tjera, festimet ekzistuese, të mbajtura në data të ndryshme, në nderim të amësisë janë përshkruar si "Dita e Nënës", siç është Nëna e Diel në Mbretërinë e Bashkuar ose, p.sh. në Greqi, Kisha ortodokse lindore feston paraqitjen e Jezu Krishtit në tempull (më 2 shkurt të Kalendarit Julian). Në Greqi festohet Dita e Nënës me karakter laik e po ashtu edhe ajo me karakter fetar E Diela e Nënës shpesh quhet "Dita e Nënës" edhe pse janë dy festa të ndryshme.

Në disa vende, data e miratuar është e rëndësishme për fenë shumicë, siç është Dita e Virgjëreshës Mari në vendet katolike. Vendet e tjera zgjodhën një datë me domethënie historike. Për shembull, Dita e Nënës në Bolivi është një datë fikse, duke kujtuar një betejë në të cilën gratë kishin marrë pjesë për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Disa vende, siç është Rusia, festojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave në vend të Ditës së Nënës ose thjesht festojnë të dy festat, që është zakon në Ukrainë. Kirgistani ka prezantuar kohët e fundit Ditën e Nënës, por "vit pas viti Dita Ndërkombëtare e Grave sigurisht që është rritur në status".

 
Bashkoni dhe temen time ketu sepse nuk pashe qe qenkan hapur dy tema.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back