Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dita e Falënderimeve, cila është historia e saj

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Dita e Falënderimeve, cila është historia e saj

Screenshot-1-6-780x439.png


Në vjeshtën e vitit 1621, pelegrinët festuan të korrat e para të suksesshme duke qëlluar me pushkë dhe topa në Plimuth të shtetit Masaçusets.
Zhurma e armëve alarmoi banorët autoktonë, paraardhës të fisit të sotëm Uampanoag, të cilët shkuan për të parë se ç’kishte ndodhur.
Në këtë mënyrë, vendasit u bënë të pranishëm në festën e parë të Falënderimeve, thotë Ramona Peters, zyrtare e muzeut historik të Fisit Mashpee Uampanoag, e cila aludon se pikturat që përcjellin një moment festimesh ku amerikanët vendas janë ulur para një tryeze me ushqime të bollshme dhe në harmoni me të sapo-ardhurit nga Evropa, janë në thelb një gënjeshtër.
“Burrat e fisit Uampanoag, nuk ishin të sigurt nëse ajo që u ishte thënë ishte në fakt e vërtetë, kështu që qëndruan aty për disa ditë. Ata ngritën çadra jashtë”, thotë Ramona Peters. “Pra, pati shumë tension, me gjithë këta burra, luftëtarë, që ishin pranë, në pyll”.
Ndërsa fisi Uampanoag mund të ketë ndarë ushqime me pelegrinët gjatë asaj mbrëmjeje, ata gjithashtu ishin në gjueti për ushqim.
Sipas ekspertëve në plantacionin Plimuth, ushqimet që u shtruan në darkën e parë të Falënderimeve ishin ndryshe nga gjeli i detit, patatet e skuqura dhe misrat e zierë, gatimet e njohura sot si trandicionale të kësaj feste.
“Ne dimë se kishte plot gjela të egër në Koloninë e Plimuthit, por nuk dimë me siguri nëse u shërbyen në atë darkë”, thotë përmes e-mailit për Zërin e Amerikës, Kate Sheehan e Plantacionit Plimuth. “Megjithatë, ka shumë mundësi që kjo të ketë ndodhur. Kishte edhe ushqime të tjera si midhje, peshq e ngjala”, thotë ajo.
Plantacioni Plimuth përpiqet të rikrijojë vendbanimin origjinal të kolonëve anglezë në shekullin e 17-të dhe jep supozime se çfarë ushqimesh mund të jenë shtruar në tryezën e Falënderimeve për here të parë në Amerikë.

“Kopshtet angleze prodhojnë lakra, karrota, tranguj, turnip, panxhar, qepë, rrepka, marule dhe spinaq, si dhe majdanoz, borzilok, kopër, etj.”, thotë Kate Sheehan. “Gratë e fisit Uampanoag dhe ato angleze gjithashtu kultivonin fasule dhe kunguj”.
Ushqime të tjera në atë periudhë të vitit përfshinin argjinoret, qepët e egra, hudhrat, rrushin, arrat dhe gështenjat.
“Banorët vendas gjithashtu thanin fruta për t’i ngrënë më vonë dhe i ruanin ato për përdorim gjatë gjithë vitit”, thotë Kate Sheehan.
Megjithëse amerikanët tani e festojnë Ditën e Falënderimeve të enjten e katërt të nëntorit, historianët nuk mund ta përcaktojnë datën e saktë se kur u festua për herë të parë Dita e Falënderimeve.

“Ne e dimë se u zhvillua për tre ditë diku midis mesit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit të vitit 1621 dhe u konsiderua si një festë e të korrave pas një mbjelljeje të suksesshme të misrit”, thotë zyrtarja e muzeut në plantacionin Plimuth.
Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile, Dita e Falënderimeve u bë një festë kombëtare. Presidenti Abraham Lincoln nxiti idenë për një Ditë Falënderimesh për arsye strategjike.
Një grua me emrin Sarah Josepha Hale, redaktore e një reviste për gratë, ndikoi për të bindur presidentin Lincoln se një festë kombëtare për dhënien e Falënderimeve do të ndihmonte të bashkonte vendin e dërrmuar nga lufta.
“Ishte një lëvizje sociale-politike që përpiqej të bashkonte Veriun dhe Jugun pas Luftës Civile duke shënuar këtë festë kombëtare”, thotë Ramona Peters e fisit Uampanoag. “Ishte ideja e tyre për të pasur këtë festë kombëtare për të shprehur falënderime dhe popullariteti i saj u rrit me kalimin e kohës, por në të vërtetë ishte një lëvizje shumë e zgjuar për të krijuar diçka për të bashkuar familjet. Në Luftën Civile shumë familje u përçanë, vëllai u ngrit kundër vëllait”.
Sot, trashëgimtarët e banorëve autoktonë të Amerikës e shënojnë ditën e Falënderimeve në mënyra të ndryshme. Disa e konsiderojnë atë një ditë zie duke pasur parasysh kolonizimin e shpejtë dhe zhvendosjen e anëtarëve të fisit të tyre. Të tjerë mblidhen me familje, por pa patur në mendje pelegrinët.
Ramona Peters thotë se banorët vendas festojnë një numër ditësh falënderimi gjatë gjithë vitit. Ata kanë shumë gjëra për të falënderuar. Falënderimi është një pjesë e madhe e jetës shpirtërore të anëtarëve të fisit Uampanoag, shton ajo.
Fisi, i njohur edhe si “Njerëzit e Dritës së Parë”, ka një numër arsyesh për të falënderuar këtë vit.
“Ne do të jemi mirënjohës për tokën që është në kujdesin tonë, për foshnjat e porsalindura në fisin tonë. Ne jetojmë pranë oqeanit, kështu që jemi Njerëzit e Dritës së Parë, prandaj do t’i përcjellim falënderime edhe gjirit të oqeanit ku jetojmë”.

/VOA/
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back