- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 38,595
- Pëlqime
- 27,529
Falënderimet i takojnë Allahut që vlerësoi disa kohë nga kohët tjera, disa vende nga vendet tjera dhe disa njerëz, me sinqeritet e besim, nga të tjerët me hipokrizi e pabesim. Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, profetin që porosiste për shfrytëzim maksimal të çdo çasti të jetës e në veçanti të këtyre kohëve, që Allahu parashikoi shpërblime të mëdha në to.
“Arafati” është stacioni ynë i radhës për sot. Atje flaket vela e dyshimit, hapen dyert e qiellit, dhe haxhilerët, të zhveshur nga epshet, teket dhe dëshirat (qejfet e kësaj bote), drejtohen kah Allahu me zemra të pastra, me zemra të shndritura nga nuri, me zemra të cilat ngjiten lart derisa dëgjojnë edhe madhërimin e melaikeve me gjuhën e adhurimit. Pastaj ngritën edhe më derisa hyjnë dhe depërtojnë në botën e domethënieve të Kur’anit dhe arrijnë në atë shkallë devotshmërie saqë thua se dje iu shpallën këto ajete kur’anore që neve lexojmë… Ata kuptojnë, ndiejnë dhe përjetojnë praktikisht atë, që neve e përsërisim shpeshherë në teori. Atje merr fryme lirisht njerëzimi që gati sa nuk pëlciti nga tymi i barutit, nga vijat e kufirit, nga zotëriu e i nënshtruari, nga robi e robëruesi; atje, atje në Arafat jeton jetën që duhet jetuar. Atje nuk ka të madh e të vogël, nuk ka të bardhë e të zi, nuk ka rob e zotëri, nuk ka të hijshëm e të shëmtuar, nuk ka të pasur e të varfër, nuk ka shqiptar e turk, por ka vetëm musliman. Kjo për arsye se vatani i muslimanit është Kur’ani e jo dheu dhe guri, jo liqeni dhe përroska, jo deti dhe kodra:
S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër...“.
Njoftim me Arafatin
Arafati është vend afër Mekkes, përafërsisht 12 mile larg saj. Është emër i një vendi ku haxhilerët në ditën e nëntë të muajit Dhu’l Hixh-xheh kryejnë ceremoni të haxhit, pra qëndrimin në këtë vend. Me këtë emër është njohur qysh nga lashtësia.
Është thënë se quhet me këtë emër „Arafat“ për arsye se Ademi dhe Havva janë njoftuar-takuar në mes veti në këtë vend. Kur Ademi theu urdhrin e Zotit dhe së bashku me gruan hanë nga pema e ndaluar, Allahu i zbriti në tokë dhe i ndau. Ata vazhduan ta kërkojnë njëri tjetrin derisa erdhën në këtë vend dhe u takuan. Mu për këtë ky vend u quajt Arafat- vend i njohjes-takimit. Sipas shumicës së transmetimeve ajo ditë ishte edhe ditë e xhuma. Arafati është vend ku Ademi dhe Havva kërkuan falje nga Allahu për mëkatin e bërë. Thotë Allahu:
E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin)...“.
Është thënë edhe ndryshe.
· Ibrahimit, alejhi’s selam i qe përshkruar ai vend dhe kur e pa me sy e njohu atë, kështu që u quajt Arafat.
· Ngase njerëzit njihen ndërmjet vete dhe takohen në atë vend dhe atë ditë.
· Njerëzit pranojnë (ja’terifune) mëkatet e tyre para Allahut në këtë vend dhe kërkojnë falje.
· Ngase njerëzit ngritën-hipin mbi kodrat e tij, dhe arabët, çdo gjë që ngritët-lartësohet e quajnë Arefeh.
Arafati është përmendur një here në Kur’an:
...E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife)...“.
Vlera e Ditës së Arafatit
Për vlerën e Ditës së Arafatit janë përmendur tekste të shumta, qofshin ato ajete e hadithe apo edhe mësime e porosi të dijetarëve të përfituara nga këto dhe tekste tjera.
1. Dita e Arafatit është ditë feste për muslimanët. Ukbe b. Amiri transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Dita e Arafatit, dita e parë e Kurban Bajramit, ditët e teshkrikut (tri ditët vijuese të k. bajramit) janë festa jonë, ithtarëve të Islamit; ato janë ditë ngrënie dhe pijeje”.
2. Arafati është festa e plotësimit të fesë sonë. Arafati nuk është caktuar rastësisht të jetë festë jona, sidomos kur kemi parasysh faktin se ai shënon përmbylljen e suksesshme të misionit të Muhammedit, alejhi’s selam. Transmeton Imam Buhariu se:
Një çifut i tha Omerit: O prijësi i besimtarëve, ju muslimanët e lexoni një ajet kur’anor që po të kishte zbritur tek ne do ta merrnim ditën e zbritjes si festë. Cili ajet është ai?- pyeti Omeri. Ajeti:
“... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe...”- u përgjigj çifuti. Ne e dimë atë ditë dhe vend në të cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, alejhi’s selam. Ishte duke qëndruar në Arafat në Ditën e Xhuma- tha Omeri“.
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të deshi t’ia bënte me dije këtij çifuti se ky ajet përveç që shënon fundin e misionit të Muhammedit, alejhi’s selam me një ngadhënjim moral, shpirtëror, parimor e ideor mbi të keqën dhe pabesimin, ai ka zbritur në një vend të shenjtë dhe ka rastisur të jetë në ditë të madhe për muslimanët, pra në Ditën e Xhuma. Këtë shumë bukur e sqarojnë edhe shtesat e përmendura të hadithit të aprovuara kuptimisht për plotësimin e domethënies së këtij hadithi edhe nga dijetari Ibni Haxher el-Askalani. Ai përmend shtesën e Is’hakut nga Kabisah:
Ka zbritur Ditën e Xhuma në Ditën e Arafatit, që të dyja për ne, falënderuar qoftë Allahu, janë festa”.
3. Dita e Arafatit është prej ditëve më të mira. Nëse Nata e Kadrit është nata më e mirë e vitit, nëse Dita e Xhumasë është dita më e mirë e javës, atëherë Dita e Arafatit është dita më e mire e vitit.
4. Se sa rëndësi ka kjo ditë e kuptojmë edhe nga fakti se Pejgamberi, alejhi’s selam tërë haxhin e kishte konsideruar Arafat. Në hadith qëndron:
Haxhi është Arafat”
Në koment të këtij hadithi dijetarët mes tjerash kanë thënë: Haxh i vërtet dhe parimor është ai që përfshinë edhe Ditën e Arafatit
5. Agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet e dy vjetëve. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Shpresoj-llogaris në Allahun se agjërimi i Ditës së Arafatit shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që pason”.
Kasim b. Muhammedi transmeton se:
Aisheja, nëna e besimtarëve agjëronte Ditën e Arafatit".
Për detajet e agjërimit të kësaj dite kemi paraparë të flasim më poshtë në kuadër të: Çfarë të bëjmë në këtë ditë?
6. Dita e Arafatit është një ditë që shënon gjurmë të pashlyera në zemrat tona edhe për faktin se në atë ditë më shumë se kurrë më parë lirohen njerëz nga zjarri i Xhehennemit. Aisheja transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
Nuk ka ditë në të cilën liron Allahu i Madhëruar më shumë njerëz nga zjarri se sa Dita e Arafatit; Ai afrohet ashtu siç i takon madhërisë së Tij e pastaj mburret me ta (haxhilerët) para melaikeve dhe thotë: Çfarë deshën ata?!".
Por që të arrijmë një falje dhe lirim të tillë natyrisht se duhet larguar dhe shmangur nga disa gjëra, si
Ishim me Pejgamberin, alejhi’s selam ne mëngjesin e Arafatit dhe prej nesh kishte që bënte tekbir por kishte edhe që bënte tehlil...”.
- Shpeshtimi i lutjeve në këtë ditë për falje dhe shpëtim nga zjarri i Xhehennemit, ngase siç është transmetuar:
Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit...”.
Edukata e duasë është qe duart t’i ngrijë lart, të jetë i kthyer kah kibleja, të jetë i përulur dhe të pranoje lëshimet e tij si dhe të vendos për pendim të sinqertë.
- Duhet patur kujdes nga mëkate që privojnë njeriun nga falja, si: këmbëngulja në mëkate të mëdha, gënjeshtra, bartja e fjalëve, shpifja, përgojimi, etj.
7. Duaja në këtë ditë është prej duave që shpresohet më së shumti të pranohen. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Duaja më e mirë është duaja e Arafatit ndërsa gjënë më të mirë që unë dhe pejgamberët para meje e kemi thënë është: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike lehu, lehu’l mulku ve lehu’l hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir (Nuk ka tjetër përveç Allahut, Një dhe të pashoq. Atij i takon pushteti dhe falënderimi, dhe Ai, ka fuqi mbi çdo gjë)”.
8. Arafati është vendi ku Allahu mori besën e pasardhësve të Ademit, alejhi’s selam se do ta adhurojnë vetëm Atë dhe nuk do t’i shoqërojnë askënd në adhurim. Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Allahu mori besën e pasardhësve të Ademit në Ne’man (Arafat). Prej kurrizit të tij nxori të gjithë pasardhësit e Ademit që i ka krijuar, i shpërndau para Vetes, ashtu siç i takon madhërisë së Tij, si të ishin thnegla-milingona dhe iu foli duke iu drejtuar: ...A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur". Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?”
9. Në këtë ditë djalli i mallkuar është më i dobët se kurrë më parë. Imam Maliku transmeton nga Talha b. Ubejdil-lahu se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Djalli asnjëherë nuk është parë më i poshtëruar, përzënë, nënçmuar dhe hidhëruar se sa në Ditën e Arafatit me përjashtim të Ditës së Bedrit. Kjo për faktin se ai sheh zbritjen e mëshirës së Allahut dhe faljen e mëkateve të robërve prej Tij“.
Nuk dua të kalojmë tutje pa kuptuar esencën e kësaj veçorie. Pejgamberi, alejhi’s selam po përshkruan një armik të përbetuar të njeriut, mashtrimet dhe intrigat e të cilit vazhdojnë prej lindjes e deri ne vdekje të njeriut. Thotë Allahu:
(Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, 17. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!”18.(All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti), i urryer, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju”.
Megjithatë ai, në raste si ky i Arafatit, deklaron dobësinë e tij para besimtarit të devotshëm. Thotë Allahu:
Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, 83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
Ja kë e mund në këtë ditë me lejen e Allahut!
10. Arafati në vete krahas shumë mësimeve e porosive ngërthen edhe urtësinë se rroba nuk është ajo që e vlerëson njeriun, pasuria nuk është ajo qe ia ngrit pozitën njeriut, por është devotshmëria ajo që luan këtë rol. Atje më shumë se ku do tjetër, praktikisht, kuptohet ajeti kur’anor dhe hadithi i Muhammedit, alejhi’s selam që shumë herë i kemi dëgjuar:
...e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)...”.
Allahu nuk shikon në fizionomitë dhe trupat tuaj por shikon në zemrat tuaja”.
Mu për këtë, në këtë ditë, në mes tjerash, Muhammedi, alejhi’s selam tha:
O njerëz, besimtarët janë vëllezër andaj nuk lejohet marrja e pasurisë së vëllait përveçse me të mirë. O ju njerëz, ju keni një Zot e një baba. Të gjithë ju jeni nga Ademi ndërsa Ademi është prej dheut dhe se më i miri prej jush tek Allahu është më i devotshmi. Arabi nuk ka vlerë ndaj joarabit përveçse me devotshmëri. A dëshmova? Thane: Po. Tha: O Zoti im dëshmo!”.
11. Arafati me pamjet dhe skenat e tij njeriun përgatit edhe për pastrim të mëtutjeshëm të shpirtit nga mëkatet ngase tubimi atje, në atë kodër, njeriut ia përkujton daljen para Allahut për të dhënë llogari. Mu për këtë, besimtari bindet se tërë çka ka bërë, mirë e keq, do ta gjejë para Allahut. Thotë Allahu:
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. 8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë“.
12. Arafati çdo vit transmeton para tërë botës vizionin islam ndaj dukurive negative të cilat ngufasin shoqërinë. “Dërgoni amanetet në vend e mos tradhtoni”, “Kamata është e ndaluar”, „Gjaku dhe nderi juaj është i shenjtë“, e inserte tjera nga ky edicion vjetor i Arafatit me se miri shfaqin këtë realitet.
13. Arafati njeriun e hutuar e udhëzon në zgjidhjen më adekuate të çdo problemi të jetës së tij. Nëse je mëkatar, Arafati me porositë e tij të ofron zgjidhje. Nëse je i moralshëm, Arafati me rekomandimet e tij të forcon edhe më, dhe këtë duke u mbështetur në porosinë e përgjithshme të Muhammedit, alejhi’s selam, i cili sqaron se armiku i njeriut është djalli që ta humb Xhennetin. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
O ju njerëz, djalli ka humbur shpresën që ju ta adhuroni atë në tokën tuaj por ka pajtuar që ta në veprat që ju i përbuzni. Keni kujdes nga ai për fenë tuaj. Unë kam lënë në mesin tuaj atë që nëse përmbaheni për saj nuk humbni“.
Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam porosiste:
Keni kujdes nga mëkatet që i merrni si të vogla ngase ato tubohen tek njeriu derisa edhe e shkatërrojnë“.
14. Arafati vend ku dukuria e pesimizmit flaket. Nëse Arafati është vend ku zbret mëshira e Allahut, atëherë përse të ekzistoje pesimizmi në fjalorin e muslimanëve. Shikoni se si është mëshira e Allahut e pastaj binduni se Arafati është një reflektues i asaj mëshire. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Allahu e ka ndarë mëshirën e Tij në 100 pjesë; 99 i ka mbajtur tek Ai ndërsa një pjesë e ka zbritur në tokë. Prej kësaj pjese mëshirohen krijesat ndërmjet vete saqë edhe kali nga frika se e shkel të voglin e vet e ngrit këmbën (dhe bën kujdes)“.
Mëshirën e Allahut me robër e përshkruan edhe ky hadith nga Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili rrëfen se nje grua që në mesin e robërve të sjellë tek Pejgamberi, alejhi’s selam kishte humbur foshnjën e saj e gjeti dhe e ledhatoi e i dha gji. Pejgamberi, alejhi’s selam tha:
A mendoni se kjo grua do ta hidhte djalin e saj në zjarre?
Jo, pasha Allahun – thamë- përderisa të ketë mundësi të mos e bëjë këtë. Pejgamberi, alejhi’s selam tha:
Allahu është më i mëshirshëm me krijesat e Tij se sa kjo grua me djalin e saj”.
Nëse me një pjesë të mëshirës u arritkan gjëra kaq të emdha atëherë në ahiret pa dyshim se ato 99 pjesë të mbetura do të mjaftojnë që neve Allahu të na falë.
15. Arafati është një stacion qe njeriu para se të hyjë tek Allahu zbukurohet dhe stoliset me iman e pastërti shpirtërore ashtu siç duhet. Në Arafat njerëzit qëndrojnë të përulur, penduar, luten e kërkojnë falje, pastaj të nesërmen shkojnë në shtëpinë e Allahut dhe bëjnë zijaret (vizitojnë) Qabenë. Mu për këtë qellim ky tavaf quhet tavafi i zijaretit. Pra besimtari i pastruar nga mëkatet viziton Allahun që fal e dhuron të mira shumë.
Transmeton Bejhekiu në librin e tij “Fedailu’l evkat” nga Ebu Sعlejman ed-Darani, një njeri i devotshëm, se: Njëri nga selefi (të parët tanë) qe pyetur: Përse qëndrimi në Arafat nuk është caktuar të jetë në Harem? Ai kishte dhënë këtë përgjigje: Ngase Qabeja është shtëpia e Allahut ndërsa Haremi është dera e (shtëpisë së) Allahut andaj kur erdhën njerëzimi si delegacione i ndali te dera që të përulen. Po përse i ndali prapë në Muzdelife? Tha: Kur iu dha leje të hyjnë i ndali tek porta e dytë, Muzdelifeja, ngase pas përuljes së tyre të gjatë, Ai iu dha leje të therin kurbanat e tyre, e kur larguan papastërtitë, ofruan kurbanat dhe u pastruan me ta nga mëkatet që i patën, Allahu iu dha leje që të pastër ta vizitojnë Atë.
Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam, siç rrëfen Bilalli, kishte thënë në mëngjesin e Muzdelifes, ku njerëzit ishin tubuar:
Allahu këtë ditë u begatoi ju në këtë tubim tuajin; gabimtarit i dha për hire të vepërmirit ndërsa këtij të fundit i dha atë që kërkoi. Marshoni me emrin e Allahut!“.

- Ruajtja nga ndalesat çfarëdo qofshin ato
- Përmendja e shumtë e Allahut me tehlil (la ilahe il-la Allah), tekbir (Allahu Ekber) dhe tesbih (Subhanallah). Ibni Omeri transmeton: