
Kroacia është padyshim surpriza e këtij kampionati botëror pasi ka arritur deri në finale ku do të përballet me Francën.
Një meritë për këtë sukses të arritur, natyrisht që ka edhe kapiteni, Luka Modriç i cili po shkëlqen në këtë kompeticion.
Historia e mesfushorit të Real Madridit është e çuditshme, pasi askush nuk e kishte menduar se ai do bëhej ky që është sot.
Në një video që po qarkullon në internet, shihet futbollisti kroat në moshën 5-vjeçare teksa kulloste dhitë në bjeshkën Velebit.
Pavle Balenovic, teksa po xhironte një dokumentar, e kapi Modricin në kamerën e tij, ndërsa u desh kaq kohë për ta kuptuar se në videot e tij ishte një fëmijë që sot është super yll.
Pavle tregon:
Familja Modric ishte shumë e mirë, njerëz këndshëm. I vizitoja sa herë që shkoja për të xhiruar për kafshët e egra në bjeshkë. Para pak vitesh zbulova se kush ishte djaloshi i vogël që po i mblidhte dhitë me të atin në episodin tim. Luka nuk i ka parë këto pamje sepse kjo është hera e parë që publikohen”.
The post Dikur kulloste dhitë, nesër Modriç dhe Kroacia mund të jenë kampion bote appeared first on Lajmi i Fundit.