Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dialogu Kosovë-Serbi: Përgatitje për takimin e radhës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Dialogu Kosovë-Serbi: Përgatitje për takimin e radhës​




lajcak.png



Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të mundshëm të nivelit të lartë gjatë muajit shtator mes dy udhëheqësve kryesorë politikë, kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kjo u bë e ditur nga vetë krerët e të dy vendeve, gjatë forumit strategjik të Bledit në Slloveni, ku morën pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Lajçak: Subtanciale takimet e fundit me Kurtin dhe Vuçiqin
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka biseduar në Slloveni si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “hapat e ardhshëm” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. “Kam zhvilluar dy takime të ndara, të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Lajçak në Twitter, duke mos shpalosur detaje të tjera. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se me Lajçakun “u bisedua për takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Dialogu duhet të jetë i drejtë dhe parimor, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve dhe paqes e sigurisë së qëndrueshme e të përgjithshme”, tha Kurti, duke mos bërë të ditur, të ketë pasur bisedime në forumin e Bledit me presidentin e Serbisë, Vuçiq.


Vuçiq kundër kërkesave të reja të Kosovës për pranim në organizata ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të dialogut, tha se Prishtina zyrtare “do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare, nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës. Kjo nismë e Kosovës sipas presidentit të Serbisë “shkel zbatimin e marrëveshjen e Uashingtonit dhe do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiq.

Më 4 shtator të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Pikë e kësaj marrëveshje ishte një moratorium një vjeçar që “Kosova nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ndërsa “Serbia do të hiqte dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”. Ky moratorium skadon me 04.09 të këtij viti. Zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës kanë njoftuar se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, duke mos shpalosur detaje tjera rreth kësaj çështjeje.
59060211_401.jpg
59060221_401.jpg


Problematika e përfaqësimit ligjor të Kosovës
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë, ndër të tjera, edhe çështjen e përfaqësimit ligjor të Kosovës në nisma të ndryshme rajonale. Josep Borrell këto komente i bëri në një përgjigje me shkrim që ju kërkua nga deputetë të Parlamentit Evropian, në pyetjen dërguar atij mbi “mungesën e koherencës në përfaqësimin ligjor të Kosovës”.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve është baza më e mirë për tejkalimin e çështjes së përfaqësimit ligjor të Kosovës”, shkroi Borrell, duke theksuar se “autoritetet e Kosovës janë të interesuara që Kosova të mos përfaqësohet më nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në forume rajonale”.
57380275_401.jpg

“BE-ja është e gatshme ta trajtojë këtë çështje, përfshirë edhe përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh se organizatat si CEFTA kanë strukturat, procedurat dhe organet e tyre vendimmarrëse, të cilat gjithashtu përfshijnë edhe palët e tjera”, tha Josep Borrell. Kreu i diplomacisë evropiane rikujtoi se pas marrëveshjes së arritur në vitin 2012 në dialogun Kosovë-Serbi, “Kosova merr pjesë dhe flet vetë në forumet rajonale”, me kusht që tek emri i saj të vendosë një fusnotë. E fusnota është vendosur tek emri i Kosovës për të mos paragjykuar pikëpamjet e BE-së lidhur me statusin e Kosovës dhe fusnota është në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës./ DW


Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back