Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dhimbja dhe lumturia i japin kuptim jetes??

B3ba

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 4, 2020
Mesazhe
2,853
Pëlqime
5,684
Jeta eshte e ndryshme per te gjithsecilin,ku gjithsecili duhet tta jetoje ate ne menyren e tij.Ama jeta nuk eshte e lehte,por pikerisht kjo eshte edhe esenca e saj.Te jetosh do te thote te luftosh,te luftosh sfidat e jetes e nese je i zoti te dalesh fitues.Vete jeta eshte si nje roman i mire ne te cilin sa me shume te thellohesh aq me shume ka kuptim.Njeriu duhet te pergatitet qe ta pranoje dhimbjen si pjese te jetes.Nje njeri qe se perballon dhimbjen veshtire te gezoje ...dashuroje...apo shpresoje perseri.Dhimbja ka shije te hidhur,shije e cila na prek emocionalisht,por kjo nuk do te thote qe ajo duhet te ndikoje domosdoshmerisht keq te njerezit.Njerezit qe e duan jeten..pas dhimbjes qe pesojne ecin me hapa akoma me te medha dhe e lene mbrapa ate.Nderkohe qe disa te tjere bien pre e saj dhe fillojne te marrin vendime te gabuara ne jeten e tyre.Jeta eshte kontrasti me i forte nder te gjithe.
Ne fund te fundit e cdo te ishte jeta pa dhimbje .Ai qe kurre nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen ..ai nuk do te mesoje kurre se c'eshte gezimi apo lumturia ne te vertete.

E gjithe jeta eshte si nje shtepi rere qe mund te rrafshohet nga momenti ne moment nga nje dallge e fuqishme deti.
 
Shkrim mjaft i bukur dhe kuptimplotë ?
Seç ma kujtoi këtë thënien:


“Neque porro quisquam est qui dolorem ipsum quia dolor sit amet, consectetur, adipisci velit..."​

"Nuk ka asnjë që e do vetë dhimbjen, që e kërkon atë dhe dëshiron ta ketë, thjesht sepse është dhimbje ..."​


Me fjalë tjera, mbase kjo është arsyeja e lumturisë edhe pa “atë”, që dikur ishte dashuria, që më pas u kthye në dhimbje! Mbase lumturinë e shijojmë dhe vlerësojmë ndryshe, pas dhimbjes së përjetuar?

Gjithësesi temë për t’u diskutuar në shumë pikëpamje.
 
Dhimbja dhe lumturia si sheqeri dhe kripa,,te 2 kane kuptimin dhe peshen e tyre ne jeten tone,kur i perjeton te 2 ne mase arrin te kuptosh qe pa dhimbjen nuk do vlersohesh lumturia dhe pa lumturin nuk do kurohesh dhimbja,,,.
 
Dhimbja dhe lumturia :) "harmonia midis të kundërtave" është një koncept që praktikojnë në orient që shpjegon çdo aspekt të realitetit.

Pranimi i dhimbjes nuk është e mundur vetëm kur jemi duke kërkuar lumturi, por është mbi të gjitha e nevojshme pranimi i sajë sa herë të shfaqet.
Lumturia e vërtetë në fakt qëndron në mes të dhimbjes.

"Mora në dorë veten, e shërova vetëveten".
Thotë Nietzsche :)

Këtë shkrim këtu poshtë e kam si krye temë diku tjetër ? që i përputhet temës në fjalë.

"Unë i kam ushqyer demonët e mi me pranim dhe dëgjim.
I bëra të ulen përreth meje, duke i thirrur ata në emër.
Që atëherë nuk më frikësojnë më, dhe më janë bërë aleatë të fuqishëm.

Ata kishin shumë emra:
Shantazhe, zemërim, padukshmëri, pamjaftueshmëri, faj, plagë dashurie, dhimbje, humbjeje, frikë ...
Për sa kohë që i luftova ose i injoroja ata gllabëruan jetën dhe marrëdhëniet e mia.
Ata duhet të përqafohen ... vetëm në këtë mënyrë ata do të hapin dyert e rilindjes.

Secili prej tyre ka një histori për të treguar, dëgjojeni atë.
Demonët janë si dragoit, ata duhet të qetësohen, nuk duhet të vriten."

(Bride An Geal)
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back