Del fotoja e 45-vjeçares që vrau 3 të moshuar
Autorja pranoi në polici se mbyti të moshuarën, pasi ajo po e bezdiste dhe nuk e linte të flinte gjumë.
Një ngarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme ishullin e Rodos në Greqi, ku një 45-vjeçare mbyti me jastëk të moshuarën për të cilën kujdesej.
Ditën e sotme mediet greke kanë publikuar foton e 45-vjeçares.
Autorja pranoi në polici se mbyti të moshuarën, pasi ajo po e bezdiste dhe nuk e linte të flinte gjumë.
Çështja mori përmasa të frikshme më pas pasi në kuadër të hetimeve paraprake që përfunduan vonë pasdite, 45 -vjeçarja pretendoi se kishte vrarë edhe tre persona të tjerë.
Sipas mediave greke në orën 08:25 të së hënës, 45-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka thënë: “E mbyta Florën, hajde”.
45-vjeçarja po priste policinë në shtëpinë e 75-vjeçares Flora Kazellis, për të cilën ajo kujdesej. Më konkretisht, ajo ka pohuar se në orët e para të mëngjesit të datës 21 nëntor, pa asnjë arsye i ka vendosur një jastëk në fytyrë teksa flinte për ta trullosur.
Nga hetimet paraprake rezultoi se ajo fillimisht i vendosi dorën në fytyrë teksa e moshuara ishte në shtrat, ndërsa ajo ishte zgjuar.
Më pas i kishte vendosur jastëkun dhe pretendoi se arsyeja e vrasjes ishte
Ajo spekuloi se ishte përgjegjës për vdekjen e tij sepse e kishte goditur në kokë.