Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dekoratat e munguara të profesor Xhelës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Agron Sejamini

Një pasdite të kësaj jave ishim të ftuar në ambjentet e Njësisë Nr. 10 të Kryeqytetit, ku administratori, dr. Arjan Hamiti, kishte bërë bashkë disa personalitete të shoqërisë, mjekësisë, arsimit, kulturës dhe qytetarë të thjeshtë, për të asistuar në ceremoninë e akordimit “Çertifikatë Mirënjohje”, prof.dr. Xheladin Çekës, përgjegjës Departamenti në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës. Motivimi: “Një vlerë e veçantë dhe nivel i lartë përfaqësimi në Njësinë Administrative Nr. 10. Mirënjohje e pafund për kontributin e tij shumë të çmuar në hartimin e shumë projekteve në dobi të komunitetit”. Një aktivitet shumë i këndshëm që shkoi për bukuri dhe la shije të mirë. Natyrisht, duke ia adresuar meritat doktor Arjanit, që respekton dhe nderon qytetarët e tij, për kontributin e dhënë në mënyrë vullnetare në interes të komunitetit.

Praktikë që e vlerësoi edhe i madhi, Reshat Arbana, “Nderi i Kombit”:

– Ka njerëz shumë të ndershëm ky vend, që nuk kursejnë as djersën dhe as kohën, për t’u shërbyer pa interes, njerëzve të thjeshtë. I dallojmë ne ata, se janë kokëulur dhe me kulturë, ndaj kemi dëshirë t’i takojmë dhe përshëndesim, kur shkëmbehemi në rrugë. Ndërsa ju, që kini mundësi, doktor Arjani, nderoini zyrtarisht në emrin tonë. Ashtu, si po bëni me profesor Xhelën! Një copë letër është kjo e shkretë… Hajde, or bir! Urdhëro! Ta gëzosh mirënjohjen tonë!

Në fakt, kur këtë Çertifikatë, e merr nga dora e Reshat Arbanës, është baras me një dekoratë!

Sikur ta kishin porositur doktor Arjanin, për këtë zgjidhje shumë emocionuese sepse Prof. Dr. Xheladin Çeka e kishte për… “herë të parë”! Sepse në jetë, asnjëherë nuk është nderuar me një stimul moral. Mirë që nuk e ka vuajtur këtë “borxh” moral sepse në të kundërtën, do t’i ishte bërë sëmundje e rrezikshme, pasi meritueshëm duhej të kishte disa urdhëra, dekorata, çertifikata…

Nuk është mërzitur edhe atëherë kur e ka merituar, e ka pritur, por… nuk ia ka mbërritur dot këtij emocioni të sotëm. Madje, me djersën e vet dhe punën e ndershme, ka krijuar probleme, dyshime deri në verifikime!

Ka qenë praktikë e kohës, që pasi përfundoje gjimnazin, duhet të kryeje stazhin një vjeçar në prodhim. Xhela ishte nxënës në shkollën e mesme “50 vjetori i Pavarësisë” në Tiranë dhe e caktuan të punonte në Kooperativën Bujqësore e Tipit të Lartë të Vaqarit. Duke qenë djalë i ri, fizikisht i fuqishëm dhe akoma më shumë sedërlli, nga 8 metra kub kanal drenazhimi për vadije që ishte norma ditore, ai bënte 19-20 metra kub. Gati dy norma e gjysëm, volum pune që nuk realizohej edhe nga punëtorët më të mirë të kësaj kooperative. Shpërblimi material shkonte deri në 13-14 mijë lekë në muaj.

Këtu, nis shqetësimi që u kthye në problem për zgjidhje.

– Çështë ky gjimnazist që na vjen nga Tirana dhe fiton të ardhura materiale më shumë se kryetari i kooperativës?

Kujtojmë se pagesa mujore e këtij drejtuesi, ishte 12 mijë lekë. Ndaj, duhej ndjekur dhe zgjidhur ky problem. Ka qenë një strukturë e veçantë, e kontroll – revizionimit, quhej atëherë, e cila duhej ta ndiqte ligjërisht hap pas hapi të gjithë ecurine, duke e nisur verifikimin në terren. Kontaktojnë me Sinanin, brigadierin e ndershëm dhe korekt që u shpjegon dhe i garanton se nuk ka asnjë shkelje dhe parregullsi. Ikën ekipi i kontrollit në parcela dhe ndjek nga afër edhe procesin e punës. Gjthçka rezultoj e vërtetë. Atëherë mblidhet kryesia e kooperativës për të arritur në konkluzionin përfundimtar. Diskutuan, debatuan, dyshuan, paragjykuan… Deri sa “vulën” përsëri e vendosi Sinani.

– Ky djali vërtetë e ka bërë gjimnazin në Tiranë, por është nga Peza. Është biri i një bujku që puna, e ka bërë hero. Ndaj nuk kini pse vazhdoni kontrollet dhe mbledhjet!

Në këtë moment, Xhelës duhej t’i paguhej djersa që kishte derdhur, pse jo të mendohej edhe për shpërblim moral. Nuk ndodhi as njëra, as tjetra! Veçse, u shfletua statusi i kooperativave bujqësore dhe gjetën paragrafin, ku shkruhej, se: “Asnjë person nuk ka të drejtë të paguhet më shumë se drejtuesi i ekonomisë bujqësore”.

Kështu Xhela, vazhdoi të firmoste në bordero një pagesë më të ulët se kryetari, ndërkohë që realizonte normën ditore, dyfish e lart.

Ju afrua shansi për t’u dekoruar edhe pas disa viteve, kur ishte student i vitit të katërt në Fakultetin e Mjekësisë. Grupi i tij kishte ikur për të punuar në aksionin për ndërtimin e hekurudhës Lezhë-Shkodër. Xhela ishte komandant i brigadës dhe e justifikoi besimin e shokëve sepse në fund të muajit rezultoi që ishte kryer dyfishi i planit mujor. Me e pakta, meritonte një dëshmi vlerësimi për drejtim dhe menaxhimin e mirë të atij grupi studentësh. Diçka, u fol dhe u bë, por…jo dekorimi! As vetë Xhela nuk e mori vesh arsyen.

E treta, përsëri nuk qëlloi që të ishte e vërteta! Tashmë, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Puna e lavdërueshme në dhënien e leksioneve dhe ndihma e pakursyer ndaj studentëve dallonte dhe ishte bërë pikë referimi për metodologjinë pedagogjike dhe marrëdhëniet studentë-pedagogë. I drejtë vendimi i dekanatit për t’i dhënë vlerësimin e merituar moral “Çertifikatë Mirënjohje“. U vulos, u firmos, por nuk u sos sepse forma mbyti përmbajtjen!

E thamë edhe më lart, profesor Xhela nuk e ka punën qëllim dekorate, por pasion, përkushtim dhe detyrim të padiskutueshëm për të shpalosur përpara studentëve të mjekësisë më të mirën e mundëshme nga bagazhi dhe përvoja e tij shumëvjeçare si pedagog i lëndës së Histologjisë dhe Embriologjisë.

Por, nëse në ditët e sotme, do të ishte ngritur një tjetër komision “kontroll-revizionimi” i të drejtës dhe të vërtetës, ai do të kishte shumë medalje…

Fjala vjen, një do t’i akordohej në mirënjohje të 37 viteve punë si pedagog. Fill pasi u diplomua në fakultetin e Mjekësisë, për rezultate të larta dhe virtyte morale u mbajt asistent pedagog. Atëherë, kur edhe me mikun më të fortë nuk kishe shanse të qëndroje në Tiranë dhe jo më në Universitet.

Një medalje, mund t’i jepej edhe për kontributin e dhënë në fushën e pedagogjisë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Nga dita e parë e këtij institucioni, u tregua i gatshëm që t’u shërbejë vëllezërit tanë në Maqedoni. Nuk është dhe aq e lehtë të përshkosh për 23 vite rresht rrugën Tiranë – Tetovë. Profesor Xhela e ka bërë dhe vazhdon që ta bëjë këtë sakrificë edhe tani, ku nuk ka asnjë arsye imponuese përveç se detyrimit shoqëror dhe profesional.

Është autor dhe bashkëautor i mbi 30 teksteve mësimore për studentët e mjekësisë dhe kryesisht lëndën që jep, Histologjinë dhe Embriologjinë. Përvoja e tij shumëvjeçare, e shoqëruar me literaturën bashkëkohore, janë materializuar të freskuara dhe të pasuruara vazhdimisht, në interes të informacionit cilësor dhe të bollshëm, për mjekët e ardhshëm. Ja, edhe këtu ka qenë mundësia për të përgatitur motivacionin e një vlerësimi moral.

Jo një, por disa medalje atij mund t’i akordoheshin edhe si familjar shëmbullor. Djalë i mbarë i dy prindërve të thjeshtë dhe fisnikë që i lumturoi me rezultatet e larta në të gjtha etapat e shkollimit. Në të gjitha vitet e shkollës tetëvjeçare, asnjëherë nuk ka shkuar në shtëpi pas mbylljes të vitit mësimor, vetëm me dëftesë. Përherë, ai e ka shoqëruar me “Fletë lavdërimi” për rezultate të larta në mësime, disiplinë e sjellje shëmbullore me shokët dhe shoqet e klasës. Sistematik, pasionant dhe i papërtueshëm pas mësimeve, njësoj si i Ati, Ramazan Çeka, që gjithë kohën e kalonte pranë parcelave të grurit dhe të misrit. Njëqind të këqija ka patur ai sistem, por punën e respektonte dhe e vlerësonte. Madje më shumë se sa materialisht, moralisht. Ndryshe nga i biri, i Ati, u nderua me titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste”.

Xhela ka mbetur një djalë i mbarë për prindërit edhe mbasi ata janë larguar nga jeta. Për shumë arsye! Fjala vjen, ai vazhdon t’i “lumturojë” si fëmijë edhe tani që është bërë vetë gjysh. Me të ardhurat që ka siguruar nga puna, ai nuk bleu apartament pushimi në Durrës, Vlorë apo Sarandë, praktikë që tani është bërë modë, por ndërtoi një shtëpi, atje ku lindi dhe kaloi fëmijërinë me prindërit. Ndërkohë që banesat e përjetëshme, të të dy prindërve ua bëri me mermer… Madje rikonstrukturoi edhe të gjyshërve të tij, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Në një botim lluksoz prej mëse 600 faqesh, shkroi historinë e familjes nga origjina deri në ditët tona. “Me tim Atë” është titulli i librit, si për të thënë edhe me shkrim atë që i ndjen edhe me shpirti, se: Vazhdojmë të jemi bashkë!

Por, edhe bashkëshort i përsosur! Ndryshe nuk mund të ishte e garantuar dhe e vazhdueshme lumturia, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa e dëshiruar. Ajo dashuri dhe respekt reciprok, si në ato ditë studentore kur u njohën për herë të parë mbetet një nga frymëzimet dhe mbështetjet e sukseseve të arritura në jetë dhe shoqëri.

Prindër në pasqyrën e të cilëve “u panë” edhe dy fëmijët e tyre. Të dy mjekë të talentuar që kanë nderuar veten, prindërit, por edhe kombësinë nga konsideratat e larta profesionale që kanë merituar me punën e tyre në klinikat mjekësore në Itali. Prandaj, themi se Xhelës edhe si familjar i takojnë medalje.

Natyrisht, edhe një tjetër duhej t’i jepej për respektin, korektesën, seriozitetin, gatishmërinë, pastërtinë dhe dashurinë që shpalos në marrëdhëniet shoqërore. Eshtë njeriu që më shumë se sa pret, dëshiron të bëjë mirësi.

Sot, kisha dëshirë unë t’i ngjaj atij…

Capture-199-300x170.png

Nderi i Kombit, Reshat Arbana, Prof. Dr. Xheladin Çeka dhe Dr. Arjan Hamiti, administrator i Njësisë Administrative Nr. 10, Tiranë.

Capture-200-300x167.png

Pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar me rastin e akordimit të “Çertifikatë Mirënjohje”.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back