Covid-19 në Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 37 viktima në 24 orë
Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 2,198 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve është 607,356.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 37 qytetarë kanë humbur betejën me virusin ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 14,014 vdekjesh janë regjistruar.
(BalkanWeb)