Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cilat janë shenjat që do të fitojnë më shumë para dhe ato që do të martohen këtë verë?

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,222
Pëlqime
522
Të gjithë janë kureshtarë të dinë se si do të jetë vera për shenjën e tyre, a do të fitojnë më shumë të ardhura apo nëse do të kenë ndonjë gjë të re në lidhje me raportin e tyre sentimental. Astrologia Meri Shehu, para se të jepte parashikimin e përgjithshëm për javën, u ndal edhe në këto pyetje për të shuar kuriozitetin e ndjekësve.

Po e filloj nga paratë, se po nuk pate para, nuk martohesh. Një nga shenjat që do bëjnë shumë para janë Virgjëreshat, sepse Jupiteri në Dash është në shtëpinë e tetë, të parave që do të merrni nga të tjerët; partneri, bashkëpunëtori, dhurimet, trashëgimtarët, punë të ndryshme. Një tjetër shenjë janë Peshqit, sepse Jupiteri në Dash është shenjë e mirë. Një shenjë tjetër janë edhe Shigjetarët, sepse do të kenë fat me lojërat e fatit ose do t’u vijë nga një mundësi e lehtë.

Shenjat që do të martohen këtë verë janë Peshoret, sepse Jupiteri është në shtëpinë e shtatë, që i fton për martesa të sigurta. Shenja tjetër do të jenë Gaforret, që do të kurorëzohen. Një shenjë tjetër që ka fat dhe mundësi të mira për t’u martuar është Dashi për ta marrë në konsideratë, sepse e ka Jupiterin në shtëpinë e vet. Dashi mund të bëjë pak nga të gjitha ose të marrë pjesë në marrëdhënie ekonomie, marrëdhënie të reja, martesë.

Nesër Marsi hyn në Dem dhe do fusim dorën në xhep, por edhe do e nxjerrim. Është shumë shpenzues, do tronditë çështjet ekonomike, por do ndihmojë shenjat e kryqit të qëndrueshëm: Dem, Akrep, Luan, Ujor, që do jenë në veprim për çfarë duan të arrijnë.”


Dashi – 3 yje

Do tentojë në çështjet ekonomike, por do kenë shpenzime më të mëdha dhe do ndiejnë një lloj presioni. Mërkuri në Gaforre iu jep mundësi për marrëdhënie familjare të mira, kontakte familjare dhe marrëveshje të rëndësishme me njerëz të afërt.

Demi – 2 yje

Pavarësisht se Marsi në shenjën e tyre nuk i vë veç në krizë vetëbesimi, i dëmton ekonomikisht dhe do i vendosë nën trysni, mund t’i bëjë edhe pak xhelozë sepse Marsi është zotërues, inatçi dhe Demat janë kokëfortë e temperaturat të nxehta. Do iu kujtoja të jenë pak të vëmendshëm e të qetë. Mërkuri në Gaforre do japë një tendencë të mirë për ata që merren me biznese të verës, ujërave e turizmit që mund të kenë një lloj rikuperimi.

Binjakët – 3 yje

Kanë Afërditën në shenjën e tyre dhe kanë mundësi të luajnë, të njihen, flirtojnë, dalin e udhëtojnë por të knë kujdes një çështje shëndetësore, prapaskenë ose debat të lidhur me punën.

Gaforrja – 4 yje

Marsi në Dem i bën impulsivë sepse pavarësisht se do shpenzojnë, do gjejnë mënyra të tjera për të mbrojtur krahët. Do kenë miq e shokë që do i mbështesin, përkrahin dhe në momente të vështira do jenë të tjerët që do shpenzojnë më shumë për ta. Mërkuri në shenjën e tyre i bën më komunikativë dhe do jenë një nga shenjat që do udhëtojnë më shumë këtë periudhë vere.

Luani – 2 yje

Marsi në Dem i fut në disa inate me njerëz të afërt të familjes, bizneset familjare ose në një rrugë pa krye. Përveç ekonomisë dhe marrëdhënieve familjare në çift që janë pak të vështira, përsëri do dinë të lëvizin. Marsi i dëmton në çështje ekonomike, por në veprimtari, formën fizike, si do veprojnë apo zgjuarsisë, do jenë në një rang të mirë.

Virgjëresha – 3 yje

Një verë shumë të mirë, vazhdon ekonomia. Marsi në Dem nuk tenton të përballet fuqishëm, do e kenë aleat. Nëse bashkëpunoni me Demat në këtë periudhë kini kujdes sepse duan të marrin zotërimin, të evidentohen dhe mund të bëjnë gabime ekonomike që mund t’ju kushtëzojnë juve.

Peshorja – 2 yje

Shenja që do ketë më shumë shpenzime gjatë kësaj periudhe. Kjo javë do japë goditjen e parë të shpenzimeve dhe dëshirave të mëdha që do kenë për të shpenzuar. Kjo do të thotë që nuk do t’i gjejnë ose do stresohen shumë për t’i gjetur, do jenë të pakënaqur me gjërat që do japin e marrin, por Marsi në Dem ia bën këtë tendencë. Mërkuri në Gaforre jep kontakte me jashtë dhe do udhëtojnë.

Akrepi – 3 yje

Megjithëse do bëhen më të shkathët, zotërues e sulmues, do flirtojnë të parët dhe do marrin iniciativën, por përballë tyre do kenë një partner më të fuqishëm. Gjithë kjo fuqi mund të ndezë shumë pasione, zjarre, por edhe inate.

Shigjetari – 2 yje

Do kenë probleme me punën, ekonomia e lidhur me punën, shëndeti, një vështirësi në komunikim nuk do merret siç është. Të kenë kujdes nga aksidentet, mënyra si përdorin gjymtyrët e tyre.

Bricjapi – 3 yje

Janë në një parajavë të mirë, do jenë në një javë akoma më të mirë, por Marsi në Dem i thotë që duhet të vendosin kufi në një marrëdhënie të lidhur me jashtë, me një partner ose një partner profesional. Nuk duhet të pranojnë menaxhimin e ndërmjetëm, të dalin më protagonistë.

Ujori – 3 yje

Do jenë shumë aktivë në shtëpi dhe do japin më shumë energji se sa duhet, jo kaq shumë jashtë. Nëse roli i tyre është në një biznes ose marrëdhënie familjare, kjo do iu bëjë mirë sepse do kenë intuitën dhe forcën për të menaxhuar e fituar.

Peshqit – 3 yje

Duhet të jenë të kënaqur sepse planetët janë gjithandej dhe po rrotullohen, por nuk do përdorin ndjenjën, emocionet e fantazinë, por logjikën. Në momentin që kjo ndodh, sidomos në marrëdhnëiet personale e në punë, dalin nga natyrshmëria e tyre dhe do jenë më shumë komunikativë se sa ndjesorë. Kjo ndoshta nuk do japë rezultatet që priten sepse janë më shumë me intuitë se sa me logjikë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back