Përbërësit:
200 g biskota (nga ato të shkriftat me gjalpë)
500 g ricotta
100 g gjalpë
150 g çokollatë e zezë
100 g sheqer
7-8 luleshtrydhe.
PËRGATITJA:
Thërmojmë biskotat imët dhe më pas i bashkojmë me gjalpin e shkrirë. Do të krijohet kështu baza e cheesecak-ut. Masën e shtrojmë në një tavë me hapje dhe e ngjeshim fort. E lëmë në frigorifer të pushojë afersisht 1 orë. Shkrijmë çokollatën me metoden që ju vjen më mbarë.Më e preferueshme është metoda banjëmari.
Përgatisim kremin duke rrahur ricotta-n me sheqerin, sa sheqeri te njehsohet plotësisht. Menjëherë shtojmë çokollatën e shkrirë dhe i njehsojme se bashku Gjysmën e kremit e hedhim mbi bazën e cheescakut. E hapim dhe sipër shtojmë luleshtrydhet e prera në copëza. Shtojmë sipër gjysmën e dytë të kremit dhe e hapim njëtrajtëaisht. E fusim në frigorifer per 5-6 orë. E pluhurosim me pak kakao nëse e preferoni dhe e dekorojmë me luleshtrydhe.