Çfarë thotë për ju dita e lindjes
Çdo ditë është një ditë magjike. Dita e Javës që ju keni lindur zbulon sekretet për ju dhe fatin tuaj dhe çdo ditë ka korrespondencat e veta magjike të tilla si ngjyrat, kristalet dhe bimët. Çdo ditë individuale gjithashtu mbart specialitetet e saj magjepsës.
Dita e Javës në të cilën keni lindur, zbulon fatin tuaj.
E hëna, e marta, e mërkura, e enjtja, e premtja, e shtuna dhe e diela. Pse ka java 7 ditë? Shumë pak persona e dinë se ditët janë shtatë si shtatë planetet e astrologjisë.
Çdo ditë korrespondon me një Planet/Perëndi, pra çdo ditë është e përfshirë në fuqinë e tyre. Çdo ditë është e mirë për një aktivitet të veçantë magjik sipas energjisë së Planetit/Perëndisë. Dita që ne këmi lindur korrespondon me fuqitë dhe aftësitë e planeteve.
E hëna- “Të lindurit e ditës së hënë janë plot me hijeshi”
E hëna, është Dita e Hënës (MoonDay). Artemis/Diana është perëndesha juaj. Forcat hënore e kanë bekuar të lindurin e të hënës me aftësi të jashtëzakonshme psikike dhe dhuratën për të kuptuar të tjerët me ndjeshmëri. Shumica e fëmijëve të lindur të hënën janë shumë të ndjeshëm dhe mërziten lehtë me sjelljet e të tjerëve. Kuptimi i të tjerëve është aftësia e tyre më e fortë. Zakonisht ata janë të butë si drita e Hënës që i ëmbëlson ato nga brenda.
Thuhet se shumica e të lindurve të hënën kanë probleme me pagjumësinë, sepse Hëna i ruan natën dhe nuk mund të bien lehtë në gjumë. Ata mund të vuajnë nga problemet e tretjes, por këta njerëz janë me të vërtetë shumë të fuqishëm me emocionet e tyre. Gjithashtu kanë një aftësi të lindura për të magjepsur të tjerët dhe kanë fuqi shëruese.
E marta- “Dita e Marsit”
Perëndia e luftës Marsi/Ares). Pasioni i Marsit i kanë bekuar të lindurit të martën me një vullnet të zjarrtë, pasion dhe entuziazëm. Ata veprojnë në mënyrë spontane dhe gjithmonë marrin atë që duan. Të gjithë të lindurit e së martës janë luftëtarë dhe kjo vihet re lehtë.
Vënia e drejtësisë së brendshme është një nga karakteristikat e tyre si adoleshentë, por kur rriten e kuptojnë se duhet t’i shprehin mendimet e tyre. Ata janë të prirur për aksidente, por konsiderohen gjithashtu si shumë besnikë dhe madhështorë.
E marta është për rebelët dhe luftëtarët. Nëse jeni duke u përballur me një sfidë, duhet të nxisni guximin tuaj, ose pasionet tuaja, e marta është dita e javës për ju.
E mërkura- “Shkathtësi e lindur”
Mërkura është dita e Mërkurit që lidhet me perëndinë Mërkur /Hermes). Urtësia dhe shkathtësia e Mërkurit ka bekuar të lindurit e ditës së mërkurë me një mendje shumë të fuqishme dhe praktike. Kurioziteti është natyra juaj e dytë dhe keni një talent të lindur për biznes dhe komunikim.
Personat e lindur të mërkurën janë të talentuar me aftësinë për të përballuar detyra të ndryshme në të njëjtën kohë dhe kjo është arsyeja pse aftësia e tyre i bën ata të njohur në pothuajse çdo punë. Thuhet thënë se këta njerëz janë zakonisht të kënaqur me jetën e tyre.
E enjte- “Fisnikëri e lindur”
E enjtja është dita e Jupiterit e lidhur me perëndinë Jupiter/ Zeusin). Natyra e fisshme e Zeusit i ka të lindurit e të enjtes me optimizëm dhe fat të mirë. Ndjenja e tyre e fortë e drejtësisë i bekon ata me respektin e të tjerëve dhe u jep atyre mundësinë për të kuptuar se çfarë është e mirë për ta në një moshë të re. Një mënyrë ose në një tjetër ata tërheqin vëmendjen kudo që shkojnë dhe i kanë dyert gjithnjë të hapura.
Personat e lindur të enjten janë të talentuar për të gjetur rrugën e tyre për të arritur sukses në jetën e tyre, edhe pse kjo mund të dojë kohë. Ata janë shpesh të sjellshëm, por në të njëjtën kohë të sinqertë gjë që ndonjëherë u shkakton probleme.
E premte- “Hijeshia e lindur”
E premtja është dita e Venusit/ Frejas, perëndesha e bukurisë dhe dashurisë. Të lindurit e ditës së premte janë të lindur me një aftësi për të mahnitur gjithçka dhe këdo. Ata janë të talentuar në veprat artistike dhe kanë aftësinë për të sjellë paqen, harmoninë dhe bukurinë kudo që të shkojnë.
Thuhet se hija e tyre mund të “zbukurojë” [do gjë që prek. Ndërkohë që rriten kanë tendencën për të kuptuar pushtetin e tyre dhe të kuptojnë se bukuria mund të gjendet në vendet më të mahnitshme. Ata janë njerëz të sjellshëm, me një aftësi të natyrshme për të zbutur zemrat e njerëzve të cilëve janë thyer.
E shtuna- “Të pushtetshmit”
E shtuna është dita e Saturnit/Kronosit. Perëndia i kohës i ka bekuar të lindurit e së shtunës me fuqi magjike ekstreme. Saturni thuhet se është planeti i shtrigave dhe për këtë arsye fëmijët e lindur të shtunën kanë aftësi shumë të forta.
Të lindurit e së shtunës janë punëtorë dhe të vendosur për të shkuar aq larg për të gjetur atë që duan. Personat e lindur të shtunën janë shumë të durueshëm. Ata priren të jenë materialistë dhe ky shpesh është një burg, nga i cili shpirti i tyre përpiqet që t’i shpëtojë. Pasi ta kuptojnë natyrën e tyre hyjnore asgjë nuk mund t’i ndalë më.
E diela- “Të bekuarit me dritë në shpirt”
Perëndia i Diellit i ka bekuar të lindurit e së dielës me bujari, trimëri dhe nder. Ata janë shumë të mirë në sporte dhe të talentuar në art.
Të lindurit e së dielës dielës janë fisnikë por jo se i përulen gjithkujt. Ata janë shumë bujarë për sa kohë që dikush ua vlerëson. Janë optimistë dhe besojnë se jeta do u buzëqeshë me kalimin e kohës. Edhe pse shoqërohen me shumë njerëz, të cilët ndoshta e admirojnë atë, ka vetëm disa miq të ngushtë. Ata janë shumë seksualë dhe lëndohen shpejt nga dashuria. Të lindurit e së dielës i ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë