Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë ishte “Lista gri” e Hollywood-it në vitet 50?

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Çfarë ishte “Lista gri” e Hollywood-it në vitet 50?​


Screen-Shot-2018-09-27-at-09.05.44.jpg

Mes 1947 dhe 1957 të ishe në “Listën e zezë” të Hollywood-it do të thoshte për një kineast jo vetëm ta kishe të pamundur të punoje, por në shumë raste edhe dënim me ostracizmin social, madje disa edhe me burg ose mërgim. Kjo listë i pati rrënjët në triunfin republikan në zgjedhjet e Kongresit të Shtetit Amerikan në 1946. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore,

Bashkimi Sovjetik kaloi nga një aleat në një armik dhe shpërtheu një histeri antikomuniste që rigjallëroi aktivitetet e quajtura “komitete të aktiviteteve antiamerikane” (HUAC) të krijuar në 1938. Iniciatori i kësaj ishte senatori i njohur, Jeseph McCarthy, i cili edhe pse nuk mori pjesë direkt në seancat e Komitetit i dha jetë të ashtuquajturës “mekarthizëm” për atë periudhë të errët në historinë amerikane dhe në gjuetinë e shtrigave kundër të majtëve, nga e cila u krijua “Lista e zezë”.

Pjesa më e vështirë i përkiste të ashtuquajturve “Të dhjetët e Hollywood-it” të dënuar nga Kongresi kur mohuan t’u përgjigjeshin pyetjeve mbi militimin komunist, mes tyre disa të njohur si regjisori Edward Dmytryk apo skenaristi Dalton Trumbo që u burgos. Pati më shumë se 200 njerëz në industrinë e kinemasë që u përfshinë në këtë listë; disa mërguan në Europë (Jules Dassin, Joseph Losey, Lionel Stander ose vetë Charles Chaplin), të tjerë nuk punuan nëpër filma si shkrimtarja Lillian Hellman, aktori dhe këngëtari zezak Paul Robeson, pati edhe nga ata që u kushtoi jetën nga depresioni, sëmundjet ose vetëvrasjet si John Garfield që pësoi trombozë në moshën 39 vjeçare. Jo vetëm këta, por edhe yje të tjerë të ekranit vetëm se u dyshuan, apo se ishin “udhëtarë jete”, të majtë, liberalë, progresistë do të bënin pjesë në “Listën gri”.

Mbi këta të fundit nuk ra asnjë akuzë zyrtare, por papritur e gjetën veten pa oferta pune, me rishikime të kontratave etj. Pati edhe nga ata aktorë shumë të njohur si Edward G. Robinson ose Henry Fonda që nuk u shfaqën në ato vite në teatër dhe televizon dhe që rimorën me sukses karrierat e tyre kinematografike kur “dora e kuqe” u zhduk në vitet 1950. Ndoshta rasti më flagrant është ai i aktorit Melvyn Douglas (në të djathë të imazhit). Douglas (1901-1981), i famshëm që në vitet 30, kishte interpretuar “Ninotchka” bashkë me Greta Garbon dhe shumë komedi romantike, ishte progresist sikurse edhe komunist dhe shumë i lidhur me presidentin Franklin Roosevelt dhe që mbronte me forcë politikat e tij, ashtu si edhe bashkëshortja e vet, Helen Gahagan.

Të dy bënë pjesë në Komitetin Antinazist të Hollywood-it si dhe në shumë shoqata të majta dhe kjo nuk e penalizoi në fillim karrierën e tij. Kjo do të ndryshonte kur Gahagan, e shoqja do të prezantohej në Senat si demokrate në 1950 duke u përballur me republikanin Richard Nixon. Ky dhe të tijtë e pagëzuan ‘dama e kuqe” (the pink lady) për butësinë e saj me të kuqtë. Ajo kundërsulmoi duke e quajtur Nixon-in Tricky Dicky që do ta përndiqte gjithë jetën. E diskretituan dhe më pas iu kthyen të shoqit, i cili e gjeti papritur veten në “Listën gri” dhe pa punë. Ashtu si Fonda edhe Melvyn Douglas iu përkushtua teatrit deri në kthimin e tij triunfues në vitin 1964 kur do të merrte Oskarin e tij si aktori më i mirë në rol dytësor tek “Hud” dhe tjetrin në 1980, një vit para vdekjes, për “Welcome, Mr. Chance”. Një shpërblim dyfish për një padrejtësi të tmerrshme.


/ bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back