- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 4,414
- Pëlqime
- 1,415
Lumturia nuk vjen kur çdo gjë është e heshtur
por kur mëson të ecësh
në zhurmë.
Ndërsa era shpupuris
frikërat
jo qielli i zbrazët.
Lumturia nuk grumbullohet
konsumohet - si buka e sapopjekur.
Duhet të jesh i uritur për të çdo ditë. Duhet t'i njohësh aromën.
Mëso të vallëzosh në zbrazëti.
Lumturia nuk jeton mes të ngopurve
është frymëmarrja e thellë
pjesa e paprekur
përkëdhelja që nuk e kërkon.
Mos prit të nesërmen për të qenë i lumtur.
Lumturia është një grua e paduruar:
kalon shpejt
nuk i duron dot ata që vonohen.
Bëhu i butë me dhimbjen tënde
Brenda çarjeve rritet diçka e mirë
Aty ku ke qarë, një ditë do të çelë buzëqeshja më e plotë.
Lumturia përbëhet nga hapa të vegjël:
një "po" e thënë papritur
një orë e humbur këndshëm
një arratisje që të lë pa frymë, pa vendmbërritje.
Mos harro: lumturia është një pauzë, jo një finish.
Nuk mund të arrihet
mund ta takosh
Shpesh e gjen ndërsa po kërkoje diçka krejt tjetër.
Lumturia ka zë të përulur.
Flet me gjysmë zëri
pëshpërit në gjërat e vogla:
në gjakun që vlon
në hapat e ngadaltë drejt shtëpisë
në dorën që shtrëngon tënden pa kërkuar asgjë.
Mos ki frikë të duash shumë.
Lumturia është e kundërta e masës.
Përjetohet e tejmbushur
përjetohet e shpërthyer.
Në fund, kjo është lumturia:
një kthim tek ajo që dashuron
me ëmbëlsinë që ruan për të.
Me buzëqeshje
Ajo është shtëpia jote. Dielli yt.
Dhe gjithçka që kërkon është tashmë brenda saj.
por kur mëson të ecësh
në zhurmë.
Ndërsa era shpupuris
frikërat
jo qielli i zbrazët.
Lumturia nuk grumbullohet
konsumohet - si buka e sapopjekur.
Duhet të jesh i uritur për të çdo ditë. Duhet t'i njohësh aromën.
Mëso të vallëzosh në zbrazëti.
Lumturia nuk jeton mes të ngopurve
është frymëmarrja e thellë
pjesa e paprekur
përkëdhelja që nuk e kërkon.
Mos prit të nesërmen për të qenë i lumtur.
Lumturia është një grua e paduruar:
kalon shpejt
nuk i duron dot ata që vonohen.
Bëhu i butë me dhimbjen tënde
Brenda çarjeve rritet diçka e mirë
Aty ku ke qarë, një ditë do të çelë buzëqeshja më e plotë.
Lumturia përbëhet nga hapa të vegjël:
një "po" e thënë papritur
një orë e humbur këndshëm
një arratisje që të lë pa frymë, pa vendmbërritje.
Mos harro: lumturia është një pauzë, jo një finish.
Nuk mund të arrihet
mund ta takosh
Shpesh e gjen ndërsa po kërkoje diçka krejt tjetër.
Lumturia ka zë të përulur.
Flet me gjysmë zëri
pëshpërit në gjërat e vogla:
në gjakun që vlon
në hapat e ngadaltë drejt shtëpisë
në dorën që shtrëngon tënden pa kërkuar asgjë.
Mos ki frikë të duash shumë.
Lumturia është e kundërta e masës.
Përjetohet e tejmbushur
përjetohet e shpërthyer.
Në fund, kjo është lumturia:
një kthim tek ajo që dashuron
me ëmbëlsinë që ruan për të.
Me buzëqeshje
Ajo është shtëpia jote. Dielli yt.
Dhe gjithçka që kërkon është tashmë brenda saj.