- Regjistruar më
- Dhjetor 6, 2024
- Mesazhe
- 179
- Pëlqime
- 136
Logjika mund të përkufizohet si shkenca që vlerëson argumentet. Qëllimi i logjikës është të zhvilloj një sistem metodash dhe parimesh që ne mund ti përdorim si kritere për të vlerësuar argumentet e të tjerëve dhe si udhëzues për të ndërtuar argumentet tona. Argumenti në formën e tij më të thjeshtë është një grup deklaratash ku një ose më shumë premisa pretendohet të mundësojnë mbështetje ose arsye për të besuar konkluzionin. Çdo argument mund të vendoset në dy grupe: Në grupin ku premisat e mbështesin konkluzionin ose në grupin ku premisat nuk e mbështesin konkluzionin. Në grupin e parë do thuhesh se argumenti është i mirë, në grupin e dytë do thuhesh se është i keq. Për ta sjell sërish në vëmendje; argumenti është një grup deklaratash kurse deklarata është fjali e cila është e vërtetë ose e pavërtetë. P.sh; asnjë grua nuk e tradhëton burrin e vet. Kjo deklaratë është e pavërtetë. Kurse meltaonina çliron dhimbjen e këmbës është e vërtetë. Argumenti ndahen në shumë premisa dhe vetëm në një konkluzion. Le të marrim një shembull të argumentit.
Argumenti 1
Të gjithë yjet e filmave janë të famshëm.
Robert Ndrenika është yll filmash.
Prandaj Robert Ndrenika është i famshëm.
Në këtë rast premisat e mbështesin konkluzionin. Por konsideroni këtë tjetrën:
Disa yje filmash janë burra.
Alesia Xhemalaj është yll filmash
Prandaj Alesia Xhemalaj është burrë.
Në këtë rast premisat nuk e mbështesin konkluzionin. Prandaj do thuhesh se argumenti nuk është i mirë.
Argumenti 1
Të gjithë yjet e filmave janë të famshëm.
Robert Ndrenika është yll filmash.
Prandaj Robert Ndrenika është i famshëm.
Në këtë rast premisat e mbështesin konkluzionin. Por konsideroni këtë tjetrën:
Disa yje filmash janë burra.
Alesia Xhemalaj është yll filmash
Prandaj Alesia Xhemalaj është burrë.
Në këtë rast premisat nuk e mbështesin konkluzionin. Prandaj do thuhesh se argumenti nuk është i mirë.