Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
42,448
Pëlqime
39,703


Nga Salman Rushdie

Në librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u prek nga një tjetër tumor – na paralajmëroi që të mos e shohim shëndetin e keq si një metaforë të disa të sëmundjeve të tjera sociale.

”Unë mendoj se sëmundja nuk është një metaforë, dhe kjo është mënyra më e vërtetë për ta trajtuar këtë sëmundje“–shkroi ajo. Por ndërsa pandemia globale nisi të përhapej me shumë vrull vitin e kaluar, shumë njerëz nuk arritën që të zbatojnë këshillën e saj.

Zërat të ndryshëm, nga një zëdhënës të Shtetit Islamik, sportisti i njohur amerikan HulkHogan dhe deri tek pastori konservator nga Florida, Rick Wiles, deklaruan se virusi ishte një ndëshkim nga Zoti. Zëra të tjerë, me një përmasë më shumë ambientaliste, sugjeruan se pandemia ishte hakmarrje e natyrës ndaj racës njerëzore.

Edhe pse të them të drejtën, kishte zëra më të fortë që paralajmëronin kundër antropomorfizimit të “Nënës Natyrë”. Ndërkohë qarkulloi edhe ideja e vjetër se raca njerëzore është virusi, nga i cili Toka po përpiqet ta marrë veten.

Politikanët e cilësuan pandeminë si një luftë. Arundhati Roy e quajti atë “një portal, një portë hyrëse midis një bote dhe botës tjetër”. Dhe pati shitje rekord të romanit “Murtaja” të shkrimtarit francez Albert Camus, botuar për herë të parë në vitin 1947.

Unë nuk bleva asnjërën prej tyre, dhe asgjë që shkruhej rreth ndëshkimit hyjnor ose tokësor, apo mbi ëndrrat për një të ardhme më të mirë. Shumë njerëz donin të mendonin se disa të mira do të dilnin nga ky tmerr, se ne si specie do të mësonim në një fare mësime disa leksione të virtytshme, dhe do të dilnim nga bllokimet si flutura të shkëlqyera të Epokës së Re, duke krijuar më me elegancë, me më pak lakmi, më me mençuri nga pikëpamja ekologjike, duke qenë shoqëri më pak raciste, më pak kapitaliste, dhe më shumë gjithëpërfshirëse.

Kjo më dukej, dhe më duket ende si një mënyrë të menduari utopik. Koronavirusi nuk më bëri përshtypje si ndonjë paralajmërues i socializmit. Strukturat e fuqisë botërore dhe përfituesit e tyre, nuk do t’i dorëzohen lehtë një idealizmi të ri.

Nuk mund të mos më dukej e çuditshme nevoja jonë e çuditshme, për ta imagjinuar të mirën që del nga e keqja. Evropa në kohën e epidemisë së Vdekjes së Zezë, dhe më vonë Londra gjatë Murtajës së Madhe, nuk ishin plot me njerëz që përpiqeshin të shihnin anën pozitive të gjërave. Njerëzit ishin shumë të zënë me përpjekjet për të mos vdekur.

Ne nuk jemi rastësisht speciet dominuese në këtë planet. Ne kemi aftësi të mëdha për mbijetesë. Dhe do të mbijetojmë. Por dyshoj se do të ketë një revolucion social, të nxitur nga leksionet që do të na lërë kjo pandemisë. Por nga ana tjetër e është e sigurt se dikush mund të shpresojë për përmirësimin e gjërave dhe të luftojë për këtë, dhe ndoshta fëmijët tanë do ta shohin – ose do ta bëjnë – më të mirë këtë botë.

Është një pjesë e tragjedisë sonë, që në këtë kohë krize ne jemi të mallkuar, në shumë vendetë botës, përfshirë 3 vende që i kam më shumë për zemër, të kemi në krye udhëheqës cinikëdhe me mendje të mbrapshta. Në Indi, qeveria e Narendra Modi e përdori pandeminë për t’ua hedhur fajin myslimanëve.

Në Britani, Boris Johnson (megjithëse u sëmur vetë nga virusi), e trajtoi krizën me njëpaaftësi epike, duke minimizuar në fillim rreziqet, duke reaguar shumë pak dhe shumë vonë,dhe duke vazhduar të luante kartën kundër emigracionit të mbështetësve të Brexit, pavarësisht nga fakti se mjekët dhe infermierët që u kujdesën në spital ishin emigrantë, dhe nga faktit tjetër se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik, varet në tërësi nga aftësitë dhe guximi i tyre.

Dhe në Amerikën e Donald Trump, ku asgjë nuk ishte më e paimagjinueshme, dhe pavarësisht sesa poshtë ra ai dhe ndjekësit e tij, ekzistonte gjithmonë një nivel edhe më i ulët për t’u zhytur. Në Trumpistan, virusi (ashtu si gjithçka tjetër) u politizua, u minimizua si rrezik, u quajtur një hile e demokratëve; u tallën shkencëtarët, dhe reagimi i dobët i administratës ndaj pandemisë u la në hije nga një mori gënjeshtrash.

Mbështetësit e Trump bullizuan ata që mbanin maska, numri i të vdekurve u rrit frikshëm, teksa këta të fundit nuk patën as respektin më minimal nga një sharlatan i dashuruar me vetene tij dhe që pretendonte, përballë të gjitha provave për të kundërtën, se po e bënte sërish madhështore Amerikën.

Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga këta njerëz në këto kohë, nuk do të jetë i lehtë. Unë mund të mos i shoh sa të jem gjallë. Mund të duhet një brez ose më shumë. Dëmi social i vetë pandemisë, frika nga jeta jonë e vjetër sociale, në bare dhe restorante, salla vallëzimi dhe stadiume sportive, do të kërkojë kohë për t’u zhdukur (edhe pse një përqindje njerëzish duket se nuk kanë më frikë).

Ne do të përqafohemi dhe puthemi sërish. Por a do të shihen më filma në kinema? A do të ketë librari? A do të ndihemi mirë në vagonat e metrove të mbushura me njerëz? Dëmi social, kulturor dhe politik i këtyre kohëve, thellimi i përçarjeve tashmë të thella në shoqëritë eshumë pjesëve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë, do të zgjasin më shumë.

Nuk do të ishte e ekzagjeruar të thuhet se ndërsa i shohim nga afër ato hendeqe, kemi filluar që t’i urrejmë njerëzit në anën tjetër. Kjo urrejtje është e nxitur nga cinikët dhe ajo ushqehet pothuajse çdo ditë në mënyra të ndryshme. Nuk është e lehtë të shohësh se si mund të kapërcehet kjo humnerë, se si dashuria mund ta gjejë një mënyrë për ta bërë këtë.

Shënim: Salman Rushdie, është një romancier, eseist dhe shkrimtar i njohur iranian. Kjo ese është shkëputur nga libri i tij i fundit “Gjuhët e së vërtetës:Ese 2003-2020”. /

“The Washington Post”
 
Ata qe iken ?
 
vAllahi sot i takova punetoret se jan te obliguar me dal ne pune me vaksina, jan ber si ato qe pin hashaash ju ka ren imoniteti per 60%
Po edhe ketu kush e ka bere ka pas probleme 2vdiçen nje esht ne koma 34vjeçare?
Esht tmerr vertet!
 
Po edhe ketu kush e ka bere ka pas probleme 2vdiçen nje esht ne koma 34vjeçare?
Esht tmerr vertet!
Pz do behet e me keq, Imagjino nese ikim me larg:
Gripi Spanjoll ne 1950 ( i ngeli emri se ata gjeten Vaksinen ) Nese bejm nje test c'do 100 vjet ka nga nje grip kshtu:

Per te qen nje vaksine serioze i duhet laboratoreve minimumi 3 vjet, max 16 per te qen e fikas k'jo e jona si te jet tani e fikas aman ?
Kush e ka fabriku ? Alibaba.com bobobobo
 
Pz do behet e me keq, Imagjino nese ikim me larg:
Gripi Spanjoll ne 1950 ( i ngeli emri se ata gjeten Vaksinen ) Nese bejm nje test c'do 100 vjet ka nga nje grip kshtu:

Per te qen nje vaksine serioze i duhet laboratoreve minimumi 3 vjet, max 16 per te qen e fikas k'jo e jona si te jet tani e fikas aman ?
Kush e ka fabriku ? Alibaba.com bobobobo
Ca te jete e shkruar skemi nga te ja mbajme, gjynah per brezin e femijeve qe ka ardh kjo jete keshtu?
Ata me dhimbsen me shum.
 
Po kurr ska pasur situate o bro, por e keqja eshte qe Individet jan ber me te pasur se shteti:

Shif ne Kosove: 3 Miljard ka pasuri shteti imagjino bobobobo tmerr: Kemi 4 biznesmen jan me te pasur se shteti e ke parasysh.
Po jane te zgjuar leku sjell lekun vlla punojn ata
 
Ca te jete e shkruar skemi nga te ja mbajme, gjynah per brezin e femijeve qe ka ardh kjo jete keshtu?
Ata me dhimbsen me shum.
E di ti dush sa njerz vdesin na uria edhe nga etja perdit?
 
?covidi eshte thjesht prova teknike qe bejn kta kushedi ca testojn
Po pra por po e vuajn edhe femijet me maska ju zihet fryma!
Nuk marrin dot frym lirshem!
Teste cdo jave.
Plus qe nuk i dihet cdo behet me von.
 
Po pra por po e vuajn edhe femijet me maska ju zihet fryma!
Nuk marrin dot frym lirshem!
Teste cdo jave.
Plus qe nuk i dihet cdo behet me von.
E halli maskes eshte ajde dush ajde plus te femihet sesht e detyrushme maska
 
E halli maskes eshte ajde dush ajde plus te femihet sesht e detyrushme maska
Dush ti sdi gje
Ne shkoll sbehet fjal ti len ta heqesh masken, po kshu me radh vin pra, sot maska neser vaksina edhe tek femijet!
 
Dush ti sdi gje
Ne shkoll sbehet fjal ti len ta heqesh masken, po kshu me radh vin pra, sot maska neser vaksina edhe tek femijet!
Pse ca ka vaksina?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back