Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës​





Nga Joanna Wendel
“Live Science”

Në filmin e Xhim Kerrit të vitit 2003 “Brusii Plotfuqishëm”, personazhi kryesor fiton papritmas fuqi të ngjashme me Zotin, dhe i përdor ato fuqi për të tërhequr Hënën më afër Tokës për t’i bërë përshtypje të dashurës së tij.

Më vonë, po në film flitet për përmbytje të mëdha dhe të papara që ndodhin në mbarë botën. Ndërsa filmi është padyshim një trillim, ai ngre gjithsesi një pyetje: Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës sesa është sot?

Në fakt, skenari i përmbytjes nuk është larg asaj që mund të ndodhte vërtet, nëse Hëna do të gjendej papritmas shumë më afër Tokës, thotë Neilk Komins, fizikant në Universitetin e Meinit, SHBA. Efekti më i njohur i Hënës është tërheqja e saj gravitacionale ndaj oqeaneve të Tokës, e cila shkakton çdo ditë2 batica të mëdha dhe dy batica të vogla.

Por Komins thotë se nëse Hëna do të ishte në gjysmën e distancës aktuale nga Toka, baticat do të ishin 8 herë më të larta. Disa ishuj do të zhyteshin plotësisht nën ujë për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa pjesa me e madhe e vijës bregdetare ka të ngjarë të bëhet e pabanueshme për shkak të baticave.

Por baticat më të larta në oqeane, nuk do të ishin pasoja e vetme e një Hëne më afër Tokës. Kjo,pasi efekti do të ishte si goditja e një gongu me një çekiç. “Energjia e tërheqjes më të madhe gravitacionale të Hënës do të ndikonte tek korja e Tokës, dhe kjo do të thotë se mund të shkaktonte më shumë tërmete dhe shpërthime vullkanike”- thotë Xhazmin Skarlet, vullkanologe në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër.

Për shembull, merrni hënën e Jupiterit, Io, që ka aktivitetin më të madh vullkanik në sistemin diellor. “Kjo ndodh nga shtytja dhe tërheqja gravitacionale e Jupiterit dhe dy hënave të tjera përreth tij. Toka mund të pësojë një fat të ngjashëm, nëse Hëna do të ishte papritmas në gjysmën e distancës”- thekson ajo.

Së bashku me ndryshimet e papritura të kores së planetit, rrotullimi i Tokës do të ngadalësohej me kalimin e kohës. Kjo, pasi ndërsa graviteti i Hënës tërheq oqeanet, fërkimi midis shtratit të oqeanit dhe ujit e ngadalëson rrotullimin e Tokës.

Komins thotë se aktualisht rrotullimi i Tokës po ngadalësohet me rreth një të mijtën e sekondës në 1 shekull. Nëse Hëna do të ishte gjysma e distancës aktuale, rrotullimi i Tokës do të ngadalësohej edhe më shumë, duke zgjatur ditët dhe netët tona.

Në rast se do t’i mbijetonim tërmeteve të papritura, shpërthimeve vullkanike, zgjatjes së ditëve dhe netëve dhe baticave më të larta oqeanike, të paktën do të shihnim më shpesh eklipset diellore. Meqë Hëna do të mbulonte një zonë më të madhe të qiellit, do të kishte më shumë të ngjarë që ajo të kalonte para Diellit nga këndvështrimi ynë, thekson Komins.

Madje, ne do të ishim në gjendje të shihnim kurorën e diellit (në atmosferën e jashtme), që shkëlqen rreth siluetës së errët të Hënës, por jo dhe aq qartë. Ndërkohë, vetë Hëna dhe fazat e saj do të dukeshin të njëjta, vetëm se do të shfaqeshin më të mëdha në qiell.

Po sikur Hëna të afrohej më ngadalë drejt Tokës, dhe jo papritmas? Atëherë Korja dhe baticat e planetit do të ndryshonin më gradualisht, duke shpresuar në përshtatjen e jetës në Tokë ndaj këtyre ndryshimeve, shprehet Skarlet.

Ditët dhe netët më të gjata mund ta ndryshojnë klimën, dhe të nxisin ndryshime evolucionare në shumë aspekte. Kafshët do të duhej të përshtateshin me një Hënë më të shndritshme gjatë natës. Për shembull, presë mund t’i duhet të mësojë se si të fshihet më mirë natën, pasi grabitqarët mund të kenë më shumë dritë kur gjuajnë.

A mund ta shkaktojë diçka natyrale afrimin e Hënës me Tokën? Sigurisht që ky është spekulim i madh, por Komins e ka një përgjigje:“Nëse një objekt i madh hapësinor do të kalonte afër sistemit Tokë-Hënë, dhe Hëna do të ishte në vendin e duhur të orbitës së saj, objekti mund të merrte energji nga Hëna dhe kjo do ta afronte më pranë Tokës”-thotë ai.

/ bota.al
 
Ndoshta do qerroheshim kur te vinte nata se edhe tani qe është larg drita qe pasqyron nga dielli esht mjaft e fuqishme sa mund tna largoj nga erresira totale.
 
E vertete...???.. @djali sbesoj perderisa nuk na qerron vet dielli hena ska shanse vetem me reflektim...sbesoj
 
@podepo123 Nëqoftëse nuk na qerron besoj se do na heqi naten se do jet pakashum si nji pasqyr qe rreflekton rrezet e djellit po ksaj here kte pasqyror do ta kemi afer.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back