Çfarë do të diskutohet? Macron fton Ramën në Paris, ja kur do të mbahet takimi dypalësh
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Francës (Paris), ku pritet të takohet me Presidentin Emmanuel Macron
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e presidencës franceze, e cila ka njoftuar se takimi dy palësh do të mbahet në orën 13:20.
Raportohet se pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.
Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga presidenti Macron. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.