Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ç’është hipnoza ?

Webmaster

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shtator 27, 2017
Mesazhe
72
Pëlqime
111
Hipnoza


Hipnoza ka te beje me krijimin e nje gjendje enderrore te njerezit nepermjet perdorimit te sugjestionit gojor. Hipnoza dikur mendohej se qe nje forme e fjetejes.Hipnoza ka nje histori shume te gjate, per here te pare si fjale ajo eshte perdorur qe ne periudhen antike, ne Greqine dhe ne Egjyptin e lashte madje eshte perdorur edhe me pare ne Bibel por ne periudhen moderne per here te pare ajo eshte perdorur ne 1700 nga nje doktorr Vienez Frans Anton Mesmer i cili demostroi nje teknike te quajtur magnetizmi trupor.

Mesmer perdori kete teknike i pari, ai ne nje vasake uji me shufra te magnetizuara prodhonin nje rryme elektrike qe jepte goditje krize te pacientet. Mesmerizmi me vone u be i njohur si hipnotizem meqe theksi u kalua te krijimi i nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes nepermjet sugjestionimit gojor. Me vone ne mjeku francez Charchot i cili mendonte se Hipnoza ishte nje menyre per te ndihmuar njerezit te shtendoseshin. Zigmund Frojdi ishte pasardhsi tjeter i hipnozes si nje menyre per te analizuar mendjen e pandergjegjeshme.

A shkaktohet Hipnoza gjithmone ? JO. Se pari mjedisi duhet te jete i tille qe te qe te ctendose njeriun dhe te elimnoje cdo lloj frike. Zakonisht ka dicka ne te cilen njeriu perqendron vemendjen. Ajo mund te jete nje objekt nje tingull i cili perseritet ne menyre konstante. Hipnotisti siguron qe personi te ndjehet rehat i shtendosur dhe mbi te gjitha te hyje i qete ne gjendjen e hipnozes. Ekzistojne ndryshime te medha ne ndjeshmerine e individeve ndaj hipnotizimit dhe psikologet nuk kane identifikuar ende nje personalitet te qarte te hipnotizueshem. Por mendohet se personat me te pershtatshem per hipnoze jane ata qe kane imagjinate te mire dhe aftesine per te fantazuar.

Ekzistojne disa teori per hipnozen ku perfshihen teoria e gjendjes enderrore ,teoria e rolit sociologjik dhe teoria e motivimit. Sipas teorise se gjendjes enderrore, Hipnoza lidhet me nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes ne te cilen personi eshte ne gjendje te lartesuar sugjestionshmerie. Hilgard pohonte ne teorine e tij se ndergjegja mund te ndahet ne disa rrjedha te mendimit qe jane pjeserisht te pavaruara nga njera – tjetra.
personi i hipnotizuar nuk eshte i vetedijshem per te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne secilin nga nivelet e ndergjegjes. Ndersa Coe pohon se personat e hipnotizuar jane ne gjendje normale te ndergjegjes dhe perpiqen te arrijne objektivin qe u eshte vendosur nga hipnotizuesi.

Autosugjestionimi ose Hipnoza e vetes eshte Hipnoza qe nje person arrin ti beje vetes pa ndihmen dhe sherbimin e nje hipnotizuesi. Autosugjetionomi perdoret si hipnoterapi ne progamet vetndihmuese. Zakonisht perdoret per te mbajtur nje djet te qendrueshme si ne harrimin e disa zakoneve si psh pirja e cigares, droges etje ose ne rritjen e vetestimes.

Hipnoza eshte perdorur per nje sumellojshmeri qellimesh si jane kontrolli i dhimbjeve , ndryshimi i sjelljes , permirsimi i kujteses dhe modfikimi i perceptimit.
Mendohet se hopnoza e lejon individin ta ndaje ndergjegjen ne 2 nivele dhe se ne hipnoze dhimbja nuk perjetohet ne nje nivel te ndergjegjshem te vetedijes.Hipnoza eshte perdorur gjithashtu per et ndihmuar individet qe te kujtojne ngjarjet e shkuara.

Pra Hipnoza ka ne histori shume te gjate ka pasur nje ndikim te madh dhe ka qene nje faktor determinues per shume kohe, por ne ditet tona roli i saj eshte minimizuar dhe reduktuar shume pasi nuk vazhdon te kete te njejtin efektivitet. Pra sic duket kane dale metoda me efikase dhe Hipnoza ka qene hyjnizuar mr teper se duhej. Ne sherbimet psikologjike gjithashu nuk perdoret me pasi nuk lejon krijmin e mardhenies psikolog – klient. Ndonse ky perdorim i hopnozes nuk jep gjithmone efekte pozitive , Kjo gjendje e ndryshuar e ndergjegjes vazhdon te zgjoje intetesin e psikologeve.
 
Hipnoza eshte nje nder fenomenet me kontraktitore psiqike, e cila edhe pse eshte pranuar me vonese nga shkenca oficiale ende sot shkakton medyshje ne opinionin e gjere.
 
Edhe pse teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka, vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës.
View attachment 15670
Në një anketë që është bërë në lidhje me hipnozën, në pyetjen: „Çfarë ju bie ndër mend kur përmendet hipnoza?“ u morën këto përgjigje: „misteri“, „gjumë“, „çmenduri“, „punë dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, në të vërtetë, në lidhje me hipnozën gjithçka mbetet paqartësi (fshehtësi), prandaj, një definicion i plotë për hipnozën është vështirë të jipet.

Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë „gjumë“. Ky nocion është marr nga mitologjia e lashtë greke, me të cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i është edhe babai i Phantasos si dhe zotit të ëndrrave, Morpheus, i cili me ndihmën e një harpe vallëzonte në një lloj gjendje transi.

Vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degë e shkencore dhe definohet si: „...gjendje e afërt me gjumin, në të cilën mund të vihen njerëzit ose kafshët e larta me anë të sugjestionit për t’i mjekuar nga ndonjë sëmundje ose për t‘i bërë që të sillen sipas vullnetit të dikujt“. Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotë: „Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“. Ndërsa, Shoqata e Mjekëve Britanikë e definon hipnozën kështu: „Hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetvetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm“. Edhe pse gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madh gjatë ëndërrimeve gjendet në gjendje inhibicioni, ajo prapëseprapë ndryshon shumë nga gjumi. Kështu kërkuesit kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit të tij, është shumë më e vogël te gjumi hipnotik. Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madh, por vetëm nëpër zonat e caktuara të kores, ashtu që, në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale. Me inhibicion në hipnozë më së shumti janë të qëlluara zonat motorike të kores së trurit të madh.

Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se, në mes të gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj „gjysmë vetëdijeje“. Në atë gjendje, funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive. Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk e humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit dhe atë me një sugjestibilitet shumë të rritur. Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh ndryshohet shpejt, alfa-valët humbin plotësisht, ndërsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalë dhe alfa-valët nuk humbin plotësisht. Në gjumin normal mediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal, aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj.

Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma. Njëra rrymë e konsideron hipnozën si kontinuitet të gjendjes normale të vetëdijes, derisa rryma tjetër si gjendje e ndryshueshme e vetëdijes. Rryma e parë quhet shkalla e imitimit të rolit, ndërsa e dyta shkalla e disocimit.

Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: të thatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.

Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ. Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë. Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër seanca (shfaqje) të ndryshme publike.

Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.

Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës).

Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.

Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia.

Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen. Është i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mënjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.

Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.

Kërkimet e pareshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back