Ç’duhet të dini mbi Revolucionin Bolshevik, që diktoi historinë e botës për një treçerek shekulli
Revolucioni i Tetorit, njihet zyrtarisht në literaturën sovjetike si Revolucioni Socialist i Tetorit të Madh dhe zakonisht quhet Tetori i Kuq, Kryengritja e Tetorit ose Revolucioni Bolshevik. Ai u drejtua nga bolshevikët dhe Vladimir Lenini. Revolucioni, nisi nga një kryengritje e armatosur në Petrograd më 25 tetor 1917, dhe kulmoi më 7 nëntor me pushtimin e Pallatit të Carit në Shën Petersburg. Po kush ishin bolshevikët, dhe si rrodhën realisht ngjarjet?
Revolucioni i Tetorit, njihet zyrtarisht në literaturën sovjetike si Revolucioni Socialist i Tetorit të Madh dhe zakonisht quhet Tetori i Kuq, Kryengritja e Tetorit ose Revolucioni Bolshevik. Ai u drejtua nga bolshevikët dhe Vladimir Lenini. Revolucioni, nisi nga një kryengritje e armatosur në Petrograd më 25 tetor 1917, dhe kulmoi më 7 nëntor me pushtimin e Pallatit të Carit në Shën Petersburg. Po kush ishin bolshevikët, dhe si rrodhën realisht ngjarjet?
- Revolucioni i Tetorit, ishte një vazhdim i Revolucionit të Shkurtit që ndodhi në shkurtin e po atij viti, shkatërroi autokracinë cariste, dhe solli në pushtet një qeveri të përkohshme, pasi një transferimi të pushtetit të shpallur nga Duka i Madh Mikaeli, vëllai i Car Nikollës II, që nuk pranoi të merrte pushtetin pas abdikimit të Carit.
- Pasi Kongresi i Sovjetëve, i cili ishte asokohe organi qeverisës, mbajti mbledhjen e tij të dytë, dhe zgjodhi pjesëtarë të bolshevikëve dhe grupimeve të tjera majtiste si Revolucionarët e Majtë Socialistë, në pozita të rëndësishme brenda shtetit të ri.
- Revolucioni u udhëhoq nga bolshevikët, të cilët përdorën ndikimin e tyre tek sovjetet e Petrogradit për të organizuar forcat e armatosura.
- Garda e Kuqe Bolshevike, nën drejtimin e Komitetit Ushtarak Revolucionar, nisi pushtimin e godinave qeveritare më 7 nëntor 1917.
- Më 23 tetor 1917, Komiteti Qendror i Bolshevikëve votoi në shumicë një rezolutë, ku theksohej pashmangshmëria e një kryengritjeje të armatosur.
- Më 25 tetor 1917, bolshevikët udhëhoqën forcat e tyre në kryengritjen e Petrogradit, sot Shën Petersburgu, dje kryeqyteti i Rusisë, kundër qeverisë së përkohshme se Aleksandër Kerenskit. Kjo e fundit ishte e pafuqishme kundër forcave masive dhe të organizuara të bolshevikëve.
- Partia Bolshevike u themelua nga Vladimir Lenini dhe Aleksander Bogdanov, fillimisht si një fraksion i Partisë Punëtore Sociale Demokratike të Rusisë.
- Bolshevik, do të thotë në gjuhën ruse “ata të shumicës”, pasi ata fituan shumicën e kauzave në votimin e Kongresit të Dytë. Ata gjithashtu do të cilësohen si të Kuqtë.
- Gjatë rritjes së tyre, bolshevikët ndesheshin shpesh me një fraksion tjetër nga e njëjta parti, Menshevikët. Menshevikët rrjedhin nga fjala ruse “pakicë”.
- Ndryshe nga Revolucioni i Shkurtit, Revolucioni i Tetorit ishte i i mirë-planifikuar dhe i koordinuar. Në vend se të dilnin vetëm nëpër rrugë, bolshevikët dhe aleatët e tyre pushtuan këtë herë ndërtesa qeveritare dhe pika të rëndësishme strategjike në të gjithë Petrogradin.
- Revolucioni u formësua nga shkrimet teorike radikale të Leninit, të bazuara në idetë e Karl Marksit. Në fakt, ideologjia politike u bë e njohur si marksiste-leninizëm, dhe kërkonte krijimin e shteteve socialiste.
- Menjëherë pas Revolucionit të Tetorit, qeveria e re vendosi paqen me Gjermaninë, shtetëzoi industritë e tyre dhe ekzekutoi të gjithë familjen perandorake.
- Kur u tërhoq nga lufta, Rusi i dha një pjesë të madhe të territorit të saj Gjermanisë në Traktatin e Brest-Litovskut, me kushte shumë të ashpra.
- Pas Revolucionit, qeveria e centralizua dhe udhëhiqej nga një drejtues i vetëm, i cili këshillohej nga një Këshill besnik. Kjo ndodhi kur bolshevikët e kuptuan, se një sistem demokratik do t’i detyronte të ndanin pushtetin me të tjerët. Në këto kushte, ata shpallën një diktaturë të proletariatit.
- Bolshevikët zhvendosën kryeqytetin nga Petrogradi në Moskë në vitin 1918, sepse Moska ishte një qytet më i centralizuar, dhe që ata mund ta kontrollonin më mirë.
- ÇEKA u krijua si një organ i sigurisë revolucionare, për të survejuar dhe ndëshkuar “armiqtë e popullit”. Policia sekrete, u bë një pararendëse e hershme e KGB-së.
- E gjithë kjo çoi në një luftë civile masive dhe shkatërruese, që do të përfundonte të ishte lufta civile më vdekjeprurëse në histori. Lufta civile u zhvillua midis bolshevikëve, të njohur si Ushtria e Kuqe, dhe një fraksioni të quajtur Ushtria e Bardhë, që përbëhej nga socialistë të ndryshëm, monarkistë, anarkistë, autokratë konservatorë dhe gjeneralë. Gjatë viteve 1917- 1922, 1.5 milionë ushtarë dhe rreth 8 milionë civilë vdiqën për shkak të betejave, urisë dhe sëmundjeve.
- Ushtria e Bardhë, ishte krahu ushtarak i Lëvizjes Bjellogardiste, i cili mori emrin nga Cari Ivani III, i quajtur “Mbreti i Bardhë”. Edhe pse formalisht mbështesnin monarkinë absolute, për shkak të përbërjes së tyre të ndryshme, ata nuk kishin ideologji të qarta.
- Ushtria e Bardhë, pati një mbështetje të madhe nga Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara.
- Edhe pse luftoi kryesisht kundër Ushtrisë së Kuqe, Ushtria e Bardhë ishte anti-semite, dhe ishin përgjegjëse për vrasjen e mbi 60 mijë hebrenjve gjatë luftës civile.
- Vetëm kur Leon Trocki mori drejtimin e Ushtrisë së Kuqe, kjo e fundit u shndërrua në një forcë që mund të fitonte një luftë. Lenini dhe Ushtria e Kuqe, do të shpallnin fitoren në vitin 1922, dhe do të themelonin Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
- Pasi u mposhtën, mbështetësit e Ushtrisë së Bardhë u larguan në mërgim, dhe krijuan një bazë antikomuniste në Shtetet e Bashkuara.