Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Caponata, receta siçiliane për ditët e verës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Caponata, receta siçiliane për ditët e verës​


-640-0-61238c908db38.jpg


Caponata është një pjatë tipike e kuzhinës siciliane. Ky është një variant, sepse ekzistojnë 37 receta vetëm në ishullin e Sicilisë. Është gatim veror, sepse edhe përbërësit janë të kësaj stine.


Përbërësit për 4 persona:
3 domate të mëdha e të pjekura ose domate qershiza • ½ spec i kuq • ½ spec i verdhë • ½ spec jeshil • 1 degë selinoje • 1 patëllxhan mesatar • 1 qepë • 60g ullinj të zinj • 20g rrush të thatë • 20g fara pishe • 20g kaperi të kripur • 80ml uthull e bardhë • vaj ulliri • 1 lugë sheqer • kripë • vaj për të skuqur

Përgatitja:
Domateve u heqim lëkurën dhe i presim në kubikë bashkë me specat, selinonë dhe patëllxhanin. Kubikët e patëllxhanit i spërkasim me kripë dhe i vëmë mbi një kullesë për një orë që të humbasin hidhësinë.

Pastaj i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine (kjo pjesë mund të anashkalohet nëse nuk mjafton koha). Rrushin e thatë e vëmë në një tas me ujë të vakët që të hidratohet.

Në një tigan me shumë vaj skuqim kubikët e patëllxhanëve, i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për t’u hequr vajin e tepërt. Në një tigan tjetër të madh skuqim disa minuta qepën e prerë në rrathë me pak vaj ulliri, shtojmë specat, farat e pishës, selinonë dhe i skuqim të gjitha për dy-tre minuta.

Shtojmë kubikët e domateve, ullinjtë, rrushin e thatë të shtrydhur mirë dhe kaperit të shpëlarë me ujë. I ziejmë për 15 minuta dhe pasi të shtojmë patëllxhanët, i lëmë edhe pesë minuta në zjarr. Hedhim uthullën, sheqerin dhe i lëmë në zjarr 5-6 minuta të tjera. I rregullojmë për kripë.

E lëmë në frigorifer për të paktën një orë, që aromat të përzihen me njëra-tjetrën. E shërbejmë të vakët ose në temperaturë ambienti. Nëse konsumohet të nesërmen, ka shije më të mirë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back