Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çanta pe lecke

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Çanta pe lecke Tregimi​


Kur do filloja shkollën ishim në një gjendje ekonomike thuajse të vajtueshme. Punonte nëna dhe babai,por qemë tre fëmijë të vegjël,unë më i madhi sa kalova 6 vjeç. Bashkë me ne jetonin gjyshja edhe xhaxhai. Ai atë mot qe student dhe bursën ia mori përsipër babai e në fakt ia doli për kater vjet rresht. Shihet pra se ngelej pak për libra,fletore apo...për çantën e shkollës.

Featured image of article: Çanta pe lecke (Tregimi i së dielës)


Sot e kujtoj me buzagaz,por ka qenë shumë dramatike vajtja ime në shkollë. Jo nga që nuk kishte lokale dhe mësues. Kishte,madje mbaj mend se na donin shumë mësuesit,edhe roja i shkollës. Por zymtia nisi disa ditë para. Dhe ja se si ndodhi e ja pse nuk më shqitet nga mendja.
Kur do filloja shkollën ishim në një gjendje ekonomike thuajse të vajtueshme. Punonte nëna dhe babai,por qemë tre fëmijë të vegjël,unë më i madhi sa kalova 6 vjeç. Bashkë me ne jetonin gjyshja edhe xhaxhai. Ai atë mot qe student dhe bursën ia mori përsipër babai e në fakt ia doli për kater vjet rresht. Shihet pra se ngelej pak për libra,fletore apo…për çantën e shkollës.
Po afrohej dita e çeljes së vitit shkollor. Në kohën time dyert hapeshin më 1 shtator. Një javë para babai bleu librat e i mbështollëm me gazetën “Zëri i Popullit”. I stivosëm mbi tavolinë në një cep dhe po prisja te më sillnin çantën. Nuk e mendoja fare si mungesë se jepesha pas futbollit me topa të vegjël ngjitur me pulla në plot vende dhe gjumë si i vdekur sa hyja në shtëpi.
Por mbrëmjen e 31 gushtit pashë se çantë nuk do kisha. Sa ishte nisur dhe xhaxhai studimet në universitet e i kishte thithur krejt paratë e shtëpisë.
-Po çantë?- pyeta babain.
-Do bësh si do bësh ca ditë,-foli ai e gjoja po lexonte gazetën.
-Po si? Në dorë do i mbaj unë librat?
Mamaja gati duke qarë më afroi tek krevati i gjyshes. Në fakt ishte krevati ku flinte ajo,por edhe unë ,edhe vëllai,edhe motra. Dy nga koka e dy nga këmbët. Ai krevat qe si konvikt i vogël për ne. Në dimër,nga që bënte ftohte,mbulonim kokat të gjithë e ia krisnim muhabeteve poshtë jorganit me aq gaz e hare sa ende nuk gjej ditë të mijat më të lumtura se atëhere.
-Cili është jastëku yt?- më pyeti mamaja.
-Ky i vogli.
-Ja,e marrim nesër në mëngjes,-e ngriti sipér,hoqi këllëfin,një copë si lino ngjyrë bezhë,-dhe opa,këtu fusim librat,-më tha.
Habisë sime nuk i la kohë. Se në cast i qepi një rryp pak më të trashë se lidhëzat e këpucëve dhe ma hodhi në krahë. Pastaj mori librat dhe mbushi këllëfin. Mori formën e tyre dhe m’u duk pranueshëm.
**** më pëlqeu.
Natën nuk e vura këllëfin te jastëku. Fjeta pa të. Kisha frikë se mos dërsija dhe e bëja pis. Doja të ndriste ditën e parë.

Në mëngjes e rrëmbeva dhe vrap në shkollë qysh në orën shtatë. Askush nuk më çoi,as lule nuk mora me vete. Se nuk më dha nëna a babai. Ata ishin në punë. Nëna qysh në gjashtë,babai një orë më pas. Isha thuajse i pari në fushën e madhe të futbollit,se atje do bëhej çelja e vitit të ri. Kisha veshur tuta ngjyrë kaki se atë ngjyrë prodhonte kombinati i trikotazhit. Gjithë fëmijët ishim si të një ekipi,njësoj.

Më ngrohu zysha,zëri dhe butësia e saj. Në drekë vrap në shtëpi e drejt tek gjella e gjyshes. Kështu kaluan ditë dhe çanta pe lecke më ngjiti,u harmonizua me veshjen time dhe nuk m’u duk e veçantë nga që plot fëmijë në klasë të tilla çanta mbanin në krahë. Një të shtunë nëna e mori ta lante. Ishte ftohur moti dhe e nderi për tharrje brenda në kuzhinë. Në mbrëmje të dielë e vura te koka se mbante erë sapun,nga ai pesëmbëdhjetë lekshi që kishte aromë pastertie një km larg. Por kur u zgjova pashë që kokën e kisha te jastëku i gjyshes. Nuk arrita të pyes se nëna më shpjegoi.

-Çantën,këllëfin dmth,e mori gjyshja. Iku në Tiranë sot e atje futi ca rroba të saj që mori me vete.
-Po unë në shkollë si do shkoj?
Ajo qeshi. Vuri mbi krevat një çantë të zezë. Shkëlqente.
-Ia dha xhaxhi Sofo babit dje. Posaçërisht pér ty.
Sofo,shoku i babait,punonte operator në ambulancë. Tek radioskopia. Çanta që i thoja unë,ishte një dosje ku futeshin filmat e grafisë.

M’u duk përrallore. Pérqafova nënën dhe ngjesha librat brenda. Dukesha si mësues. Por pa mbérritur gjyshja nga Tirana dosja u gris. Ditën kur ajo shkeli në Korcë e prita te agjencia e autobuzëve. Sa erdhi e përqavova me mall dhe i rrëmbeva çantën time,këllëfin e jastëkut që ajo ma gjezdisi deri në Tiranë.

Hyra në shtëpi,i zbraza teshat e gjyshes dhe ngjesha brenda librat. Më kapi një frikë kaq e madhe mos e përdornin prapë si valixhe ndaj të nesërmen sa shkova në shkollë i derdha sipër krejt shishen e bojës. Një hartë e madhe u shpérnda. Ajo njollë blu m’u duk si vulë e madhe që vertetonte se çanta do ishte sot e tutje vetëm imja. E askujt tjetér.

Në fund të vitit,kur mora dëftesën më dhanë edhe fletë lavdérimi. Nëna e babai më fërkonin kokën,unë fërkoja çantën. Ajo copë lecke qe dashuria ime e parë,qe lodra ime në ato kohë pa lodra.

(a.m/dosja.al)
 
Kjo eshte histori e shume njerezve ato kohe....
Pak a shume keshtu e kam nisur une klasen time te pare.
 
  • Përqafime
Reactions: ...

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back