Nga Niko Suli
Çajupi më shumë se një sipërfaqe toke prej 120ha, më shumë se një bukuri natyrore me malet rrethuar dhe burimet e ftohta, për Zhein dhe Lliarin është historia e dhimbshme dhe e lavdishme e atyre fshatrave. Them e dhimbshme se shumë varre ka hapur ndër vite ky vend, them e lavdishme se është shembulli i një komuniteti të vogël që ia doli të përplasej dhe të fitonte me ”hordhitë” e Shapllo Beut por dhe paratë e tij e të Sheraf Karagjozit.
Në këtë pikë dua të sqaroj diçka.
Lexuesit e Historikut të Zheit ose librit “Zhei në rrjedhat e kohës” të Anastas Carkës nëse kanë lexuar dhe librin “Zagoria, historia dhe tradita” të Ilia Laskës kanë vënë re një ndryshim midis autorëve për të dhënat e Çajupit.
Ilia Laska flet për 120 ha kurse Anastas Carka flet per 200 ha. Këtu s’ka asgjë që mund të krijojë konfuzion pasi Ilia Laska flet për fushën, kurse Anastas Carka flet për pronat e Zheit dhe të Lliarit në Çajup.
Ajo qe dua te kuptoje lexuesi i këtij shkrimi është se gjithë pjesa kodrinore ose e ulet e fushës ka qene mera si mund ta quajmë e kësaj fushe dhe rrjedhimisht prone e këtyre dy fshatrave. Sa per përmasat dhe aty ne këtë pike qëndron diferenca. Ilia Laska flet për përmasat e fushës kurse Anastas Carka per përmasat e pellgut ku shtrihen pronat e fshatrave, pra flet për gjatësinë qe nga Ara e Carkaj (aty ku sot është bërë një ujëmbledhës ne Qafe te Tejme) apo Arat e Llakaj e deri ne Qafë të Shënepremtes, dhe gjerësinë që nga Buza e Rripës e deri tek Qershitë e Stefanaj apo Qafa e Gomares.
Diçka qe me ka bere përshtypje qe ne fillim dhe sot e sjell rasti ta përmend është se ne botmin e Anastas Carkes KREU V ku flitet per Çajupin fillon ne faqen 73. Faqet 74 dhe 75 janë te bardha, për te vazhduar me faqet 76 dhe 77 e per tu bere te bardha serish ne faqet 78 dhe 79. Nëse kjo është rastësi duhet te gjendet mënyra qe te botohet përmbajtja e atyre faqeve, nëse është e qëllimshme… me vjen keq.
Ne Zagori cdo fshat ka pikat e tija te referimit ne raport me historinë. Kështu Sheperi krenohet me Andon Zakon (Çajupi) dhe Ilia Dilon, Nivani me Haritejte, Hoshteva me Dhespotin dhe kishat e saj e keshtu me radhe. Zhei dhe Lliari krenohen me Çajupin, për atë çka përfaqëson si histori ky vend.
I dashur lexues i këtij shkrimi.
Për ne Çajupi është identiteti ynë. Nëpër Shqipëri mos u befaso nëse kur pyet dikë për Zhein a Lliarin të përgjigjen;- Ku bien këto? Ju siguroj se kudo që të përmendni Çajup bashkëbiseduesi juaj ka diçka për t’ju thënë. Do te jene gjithashtu të shumtë ata që do t’ju thonë dhe fragmente të shkëputura të historisë se tij. Për këtë arsye ju them se është identiteti ynë:
Një ditë një të mërkurë,
u mblodh mexhlisi në Gurrë.
Zgjidhjet në Zagori asnjë herë s’kanë ardhur nga jashtë por i kanë dhënë vetë zagoritët. Ashtu me atë mexhlisin në Gurrë si atëherë kur -bënin dava për Çajupnë- , herë duke u mirëkuptuar e herë duke bërtitur se s’merreshim vesh, por gjithnjë në përfundim Zagoria na bënte bashkë dhe zgjidhja gjendej pikërisht aty.
Janë aq të thjeshta gjërat në Zagorinë time sa që të duket se situata të nxitura nga banorë stanesh krijohen artificialisht për të na prishur qetësinë dhe thartuar nervat.
Janë të thjeshta gjerat se aty tek ne edhe malet kanë qenë me pronar dhe shteti (që nga koha e turkut) s’ka pasur asnjë metër tokë të vetën ku të mund të fushonte një fletë çadër për dy ushtarë nëse do t’i duhej. Vende te tilla si Qafat e Ballaj, Stani i Qendraj, Stani i Sulaj, ai i Kocaj apo Venjat e Hoshteves preki majat e maleve rreth e rrotull Zagories. Po dëgjojmë për trima malesh po marrin malet dhe po braktisin Malin e Gjere për t’u bërë pronarë në Zagori e në Çajup.
Ka te ngjarë që të gdhihemi një mëngjes dhe të gjejmë Lazaratin në Sheper dhe Picarin apo Kolonjën në Çajup.
Nëse kemi mbijetuar deri më sot është për hir te faktit se të parët tanë nuk lejuan që nëpërmjet zhvendosjeve te penetronin ne zone kultura e zakone te tjera. Ja, ndërtoni pak në mendjen tuaj një skene te tille. Komshiu i Pano Xhamballos të jetë një nga Lazarati, Libohova ose Dukati. Te kalosh tek shtëpia e Tefta Dudes dhe e Thoma Stanit dhe te dëgjosh çiftelinë e komshinjve te tyre. Një lahute a sharki të bjerë ne Hoshtevë diku pranë shtëpisë te Stavri Nasit, dhe tek Lemi i Carkaj ne vend te Valles Suste te grave te Zheit te kercehet Napoloni.
Dashnoret e përkushtuara që vuajnë nga sindroma e Stokholmit, dhe gazetarë të shndërruar në administratorë gomarësh e mushkash nuk mund të shkruajnë histori burrash. Me gjithë përpjekjet e tyre, maksimumi po shkruan ndonjë përrallë që të kemi t’ju a tregojmë nipërve e mbesave tona në të ardhmen, të ngjashme me ato që na tregonin të parët tanë neve kur qemë të vegjël. Vetëm emrat do ndryshojnë. Ne vend të emrave të burrave si Shapllo Beu dhe Sheraf Karagjozi, do të tregojmë emra burrash si Hanife, Myrvete pse jo dhe ndonjë Kristinë.
Sa ka evoluar njerëzimi!
Përveç atyre qe kemi përmendur për Çajupin në postime të ndryshme, duhej t’i thoshja investitorit se ai Çajup fshatrave tanë ju ka kushtuar dhe një Çajup te dyte. Po shpjegohem.
Kur u bene gjyqet për Çajupin duhej para e madhe. Për të grumbulluar atë sasi Zheit dhe Lliarit ju erdhi në ndihmë me të holla fshati Hoshtevë. Duke qenë se asnjë herë ne nuk mundëm t’ia kthenim ato të holla Hoshtevës e gjetëm gjuhën me ta duke iu dhënë gjithë sipërfaqen kullote mbi Verritë e Zheit. Ajo si sipërfaqe është një Çajup i dyte a diçka më tepër si sipërfaqe. Ndërhyrja e Hoshtevës në atë kohë ka qene decisive se një dreq e di se cili do të ishte fati i Çajupit. Nuk mund të mos përmend dhe faktin se mbrojtësi i Çajupit në një moment ishte hoshtevjat, Kiço Vlashi. I përmend të gjitha këto se në një farë mënyre ai Çajup nuk i ka kushtuar shumë vetëm Zheit dhe Lliarit por dhe Hoshtevës. Kjo është arsyeja që shprehem në një moment duke thënë se një metër katrore në Çajup na ka vajtur njësoj sa një metër katrore në zemër të Tiranës.
I nderuar investitor i Çajupit!
Po te shkruaj kështu publikisht duke qene se skam mundësi t’ju kontaktoj direkt dhe duke shpresuar se ndonjë nga miqtë tanë te përbashkët (që s’janë pak, 60 më thotë sistemi këtu) do t’jua dërgoj me mesazh duke u përpjekur t’jua shes këtë lëvizje si shenjë besnikërie. S’ka rëndësi kush dhe si do ta interpretojë. Janë të lutur që të gjithë që t’jua përcjellin juve.
I nderuar investitor.
E kuptoj aktin e ”madh” qe po bëni në vendin tim.
E kuptoj çdo të thotë të ikësh nga malet e tua dhe të vish në malet e mia për të investuar.
E kuptoj se çdo të thotë të jesh emigrant në vendin tënd e për më tepër në këtë emigrim te derdhesh paratë e mundit e djersës tënde.
Miqësisht.
Do të të rekomandoja qe këtë investim ta beje tek Rrepet e Picarit se do te ishte me i garantuar si investim përsa i takon jetëgjatësisë. (E di qe s’ke nevoje për rekomandimet e mia por unë do te ti them ato qe kam për ti thënë).
Nuk e di sa mishra të pjekur në hell, sa djathë e salcë kaçupi (prodhimi juaj tradicional siç e pashë tek reklamat e biznesit tuaj) do t’ju kushtojë kjo histori, por bëji të gjitha përpjekjet për të marrë një leje ndërtimi tek Bashkia Libohovë. Do jetë gjëja më e suksesshme që mund të realizoni, sepse do të jetë pikërisht kjo leje ajo që nesër do t’ju mundësojë zhdëmtimin.
Ai objekt do të prishet, të jeni i sigurt për këtë. Do prishet edhe sikur të jetë me leje të posaçme nga Presidenti ose K/ministri.
Do prishet se në Çajup as ka pasur dhe as do të ketë ndonjëherë shtet dhe ndaj ju them se aty nuk pi ujë as firma e autoriteteve më të larta të shtetit. Ndaj të them, merre atë dreq leje tani e firmat bien më kollaj, merre dhe mbaje mend që do të më urosh një ditë.
Ndofta do të ishte më mirë që të mësoje Historinë e Çajupit (nuk është gabim ortografik H tek fjala histori) shumë më përpara se të mendoje për ta përdorur. Do ishte mirë të mësoje se sa gjyqe janë bërë për atë Çajup (dhe janë fituar) në Stamboll e në Janinë nga të parët tanë.
Nuk thonë kot që historia përsëritet. E pra, as më kishte shkuar ndonjëherë ndërmend se në shekullin XXI do të më duhet të bëj atë që bënë të parët e mi në shekullin e XIX dhe fillimet e atij XX.
Merre atë leje sado të të kushtojë dhe do shikosh se si historia do të na bëjë bashkë. Në të njëjtën Gjykatë Europiane do të shkojmë që të dy. Unë për të paraqitur dhe bërë njohjen nga Gjykata të vendimit të Gjykatës së Stambollit që e përcakton Çajupin totalisht si pronë të Zheit dhe Lliarit , dhe ti për të kërkuar zhdëmtimin nga prishja e një objekti me leje. Ndaj të them, merre atë dreq leje. (Luli mori 13 milionë për pallatin në Vlorë, pra i ke të gjitha premisat për t’u zhdëmtuar), Tani duhet t’i kesh shanset më të mëdha se thuhet se financat e Bashkisë Libohovë janë për tokë dhe natyrisht që ju duhen parë. Parja e bardhë për ditë të zezë duhet- thotë populli. Nuk a di a mund të thuhet anasjelltas.
Te nderuar miq!
”Investitori” i Çajupit ose me sakte zaptuesi i tij dhe ndërtuesi le te dëgjohet mbështetja e madhe qe ai ka ne bashki, polici, gjykate, drejtorë drejtorish të rëndësishëm, zv/ministra e ministra. Nuk e di nëse i ka vërtet (ca me keq) apo përdor emrat e tyre për të thyer rezistencën e pronarëve realë të Çajupit. Sidoqoftë emrat e shumë njerëzve me influencë lakohen në atë zonë.
Pronarët e Çajupit ajo që kërkojnë nga të gjitha autoritetet pa përjashtim është zgjidhja e kësaj situate konform ligjeve dhe rregullave të shtetit. Nëse do të lejohet që me kontratë stanesh verore të ngrihen kampingje pa leje dhe në prona të të tjerëve, atëherë më besoni se precedenti i krijuar do të qe mjaft i rrezikshëm.
Thirrjet tona për një zonë me status special vetadministrimi duke qenë aq afër kufirit mund të administroheshin ndryshe nga fqinjët tanë dhe vetëm probleme do të krijonin.
Shpresoj të jem bërë i kuptueshëm dhe i vlefshëm për ju me këtë shënim sqarues që bëra.