Brusketa me avocado Të shihjshme dhe të shëndetshme
Koha e përgatitjes për 15 feta bagete - 10 minuta
PËRBËRËSIT:
• 2 avokado të pjekura mirë • 4 lugë lëng limoni i freskët • 200 g djathë kremoz Philadelphia ose diçka të ngjashme me të • 1 bagetë
• pak bishta qepe të njomë, të grira imët • kripë, piper i zi, spec i kuq pluhur dhe majdanoz sipas dëshirës
PËRGATITJA:
1 Pasi t’i qërojmë avokadot, u heqim bërthamën, i presim në feta të holla dhe i lyejmë menjëherë me lëng limoni, që të mos nxihen e pasi t’i hedhim në një tas, i shtypim me pirun.
2Shtojmë djathin dhe bishtat e qepës. I përziejmë dhe këto me avokadon dhe pasi ta rregullojmë për kripë e piper e
mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer, deri kur do t’i shërbejmë brusketat.
3Presim bukën në feta rreth 1 cm. I pjekim pak në furrë ose jo dhe vëmë sipër secilës një lugë nga përzierja. I spërkasim sipër me spec të kuq pluhur dhe pak majdanoz dhe i shërbejmë menjëher