Britaniku 40 vjeçar gjendet i vdekur, gruaja e plagosur rëndë pas ‘lojës erotike ekstreme’ në hotelin e luksit në Firence
Një britanik është gjetur i vdekur ndërsa një grua që ishte me të, është plagosur rëndë në dhomën e një hoteli luksi në Itali, sipas dyshimeve pas një loje erotike që shkoi tragjikisht keq, njoftonte policia vendase.
40-vjeçari që nuk është emëruar publikisht u gjet i vdekur në dhomën e tij pranë një gruaje 43 vjeçare që besohet se ishte bashkëshortja e tij, e cila u gjet me prerje e gërvishtje të shumta.
Stafi i hotelit me kater yje Hotel Continentale, pranë urës së famshme ‘Ponte Vecchio’ në Firence thirri policinë kur gruaja kishte thirrur shërbimin për ndihmë.
Mjekët nxituan për në hotel dhe e dërguan atë në spitalin Careggi të qytetit ku raportohet se është në gjendje të stabilizuar.
Çifti kishin ardhur në hoten mbrëmjen e të premtes ndërsa dhanë alarmin mëngjesin e të shtunës.
Një burim i policisë tha për të përditshmen MailOnline: “Të dy personat e përfshirë janë britanikë dhe për momentin po hetojmë teorinë e një loje erotike që shkoi keq, ose të dhunës shtëpiake pas njëfarë argumenti mes të dyve”.
“Burri u gjet me një seri prerjesh e gërvishtjesh, dhe plagë të tjera në trup. Edhe gruaja kishte të njëjtat plagë madje disi më të rënda, por burri besohet se mund të ketë pësuar një krizë epilepsie”.
“Në dhomë ka gjak dhe grupet po punojnë me hetimet”.
Zyrtarët shtonin se gjendja e gruas vijon të jetë serioze por e stabilizuar me plagë jo kërcënuese për jetën.
Hoteli reklamohet në guidat turistike si $450-dollarë nata dhe frekuentohet shpesh nga çifte në muaj mjalti ose fundjava romantike.
Një britanik është gjetur i vdekur ndërsa një grua që ishte me të, është plagosur rëndë në dhomën e një hoteli luksi në Itali
Top Channel