“Bota ka dalë nga binarët”! Konfliktet që duhen vëzhguar me kujdes gjatë vitit 2022
Pas një viti që solli sulmin mbi Capitol Hill në SHBA, një gjakderdhje të tmerrshme në Etiopi, triumfin e talebanëve në Afganistan, përballjes midis fuqive të mëdha mbi Ukrainën dhe Tajvanin, Covid-19, dhe një emergjence të klimës, është e lehtë të thuhet se bota ka dalë nga binarët.
Por ndoshta dikush mund të argumentojë se gjërat, janë në fakt më mirë nga sa duken. Tek fundit, sipas disa standardeve, luftërat janë në tërheqje e sipër. Edhe numri i njerëzve të vrarë në luftime në mbarë botën ka rënë që nga viti 2014.
Dhe pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po kërcënon Ukrainën, shtetet hyjnë rrallë në luftë kundër njëra-tjetrën. Teksa po shtohen konfliktet lokale, ato priren të jenë me një intensitet më të ulët. Në pjesën më të madhe, luftërat e shekullit XXI-të janë më pak vdekjeprurëse se paraardhësit e tyre të shekullit të XX-të. Gjithsesi, gjërat ende duken keq. Dhe lista e këtij viti e konflikteve nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, tregon se disa prej tyre kanë potencialin të përshkallëzohen shumë lehtë.
Ukrainë
Por duke pasur parasysh historikun e Putinit, dhe nënvlerësimin e armiqësisë që frymëzon Moska tek ukrainasit, jashtë zonave të kontrolluara nga separatistët, askush nuk duhet të përjashtojë një aventurë tjetër ushtarake. Nëse Rusia planifikon të luftojë, opsionet e saj variojnë nga mbështetja e kufizuar e separatistëve, tek një sulm në shkallë të plotë.
Fuqitë perëndimore, duhet ta bëjnë të qartë se çfarë do të bëjnë për të mbështetur Ukrainën, t’ia transmetonin këtë Moskës, dhe t’i përmbahen fort vijave të kuqe. Joe Biden, që do të takojë kokë më kokë Putinin në fillim të janarit, ka kërcënuar Rusinë me sanksione të forta, dhe me një grumbullim të madh ushtarak në krahun lindor të NATO-s.
Afganistan
Nëse viti 2021 mbylli një kapitull të tragjedisë së gjatë disa dekadëshe të Afganistanit, po nis tashmë një kapitull tjetër. Që nga marrja e pushtetit nga talebanët në gusht, në vend është shfaqur një katastrofë humanitare. Të dhënat e OKB-së tregojnë se miliona fëmijë afganë mund të vdesin nga uria.
Qeveria e re nuk mundet të paguajë nëpunësit civilë. Ekonomia ka rënë, ndërsa talebanët përballen me një luftë të egër kundër degës lokale të Shtetit Islamik. Regjimi i ri ka bërë pak për të fituar simpatinë e donatorëve. Por perëndimorët kanë përgjegjësinë të madhe për gjendjen e vështirë të afganëve.
Ndërprerja e papritur e fondeve për një shtet tërësisht të varur nga ndihma, ka qenë tejet shkatërruese. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 23 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë, do të vuajnë këtë dimër nga uria. Katastrofën mund ta shmangë vetëm ndihma humanitare.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina
Në Uashington, një nga pikëpamjet e pakta mbi të cilin ka një konsensus të gjerë, është se Kina është një kundërshtar me të cilin Shtetet e Bashkuara janë një në mosmarrëveshje të pashmangshme. Konkurrenca me Kinën po bëhet një prioritet për politikën amerikane.
Strategjia e Joe Biden për Kinën, i sheh kostot e përparësisë rajonale kineze si më të rënda, sesa rreziku i përplasjes më të. Kur avionët amerikanë dhe kinezë u përplasën në vitin 2001 gjatë një periudhe raportesh të qeta midis Pekinit dhe Uashingtonit, u deshën muaj të tërë diplomacie intensive për të zgjidhur konfliktin. Sot kjo gjë do të ishte më e vështirë, dhe rreziku i përshkallëzimit është shumë më i madh.
Irani kundër SHBA-së dhe Izraelit
Ndërsa po zbehen shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, po afrohet një tjetër përshkallëzim i situatës. Administrata e Joe Biden humbi shumë kohë me atë se kush duhet të bënte lëvizjen e parë, edhe pse për disa muaj, bisedimet e Vjenës shënuan hapa para.
Por në qershor, Ebrahim Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran, duke i dhënë forcave të vijës së ashpër kontrollin e të gjitha qendrave kryesore të pushtetit të Republikës Islamike. Pas një pauze 5-mujore, Irani u rikthye tek bisedimet, por i shtoi kushtet për arritjen e një marrëveshje.
Tani ka 2 opsione:diplomatët mund të përpiqen të arrijnë një marrëveshje më gjithëpërfshirëse, ndërkohë që prishja e negociatave është një mundësi reale. SHBA-ja dhe Izraeli mund të sulmojnë nga ajri bazat iraniane, ndërsa duke mos pasur se çfarë të humbë, Teherani mund të nxitojë të armatoset me shpjetësi, dhe ka ngjarë të sulmojë objektiva në gjithë Lindjen e Mesme.
Jemen
Lufta e Jemenit nuk u shfaq shumë në mediat botërore gjatë vitin 2021, por ajo mbetet shumë shkatërruese, dhe situata atje mund të jetë gati të përkeqësohet. Rebelët Huthi kanë rrethuar rajonin e Maribit, që është shumë i pasur me naftë dhe gaz.
Të nënvlerësuar prej kohësh si një forcë ushtarake, rebelët duket se po drejtojnë një fushatë të shkathët dhe në zhvillim të shumëfishtë, duke kombinuar sulmet me shtrirjen e ndikimit për të zbutur rezistencën e udhëheqësve fisnorë lokalë.
Izrael-Palestinë
Vitin që po lëmë pas u zhvillua luftën e katërt dhe më shkatërruese Gaza-Izrael në pak më shumë se një dekadë, gjë që ilustroi sërish se procesi i paqes realisht ka vdekur, dhe një zgjidhje me dy shtete duket më pak e mundur se kurrë më parë.
Qendra e gravitetit në politikën izraelite është larguar prej kohësh nga paqja, pasi qeveritë e njëpasnjëshme kanë braktisur bisedimet në të gjitha aspektet. Edhe shumica e palestinezëve kanë humbur besimin se do të fitojnë pavarësinë përmes negociatave.
Izraeli ka disa mënyra për të blerë qetësinë e palestinzëve:një armëpushim afatgjatë dhe hapja e Gazës; apo dhënia fund e dëbimeve të palestinezëve në Jerusalemin Lindor. Por këto lëvizje mund të shmangin vetëm përkohësisht luftën e ardhshme midis palëve.
Militantizmi islamik në Afrikë
Që nga viti 2017, kur Shteti Islamik e humbi të ashtuquajturin kalifat në Lindjen e Mesme, Afrika ka përjetuar disa nga betejat më të egra në botë midis shteteve kombëtare dhe xhihadistëve. Si në Malin Verior, Niger, Nigeri dhe Burkina Faso.
Edhe frontet më të reja xhihadiste të Afrikës – në veri të Mozambikut, dhe në lindje të Republikës Demokratike të Kongos – janë po ashtu shqetësuese. Qasja kryesisht ushtarake ndaj këtyre lëvizjeve, ka shkaktuar kryesisht më shumë dhunë. Në rast se fuqitë e huaja nuk duan që t’i përndjekë e njëjta dilemë pas një dekade, ata duhet të përgatisin terrenin për bisedime me udhëheqësit e këtyre lëvizjeve.
Nga Comfort Ero & Richard Atwood– “Foreign Policy” – Bota.al