Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bota e adoleshentëve…

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Xhahid Bushati

Vështrim drejt një profili


Shkrimtari për fëmijë e të rinj Mustafa Tukaj, në rrugën e tij krijuese, i ka mbetur besnik prozës. Në fillim, prozës së shkurtër (tregimit), më pas prozës së mesme (novelës), ndërsa këto vitet e fundit ka një përkushtim në lëvrimin e prozës së gjatë (romanit, veçanërisht për të rinj). Profilin e tij artistik si krijues Mustafa Tukaj e ka pasuruar edhe me dy libra të shkruar në gjuhë të huaj: anglisht e rusisht. Lënda e këtyre librave është vjelë nga ama e folklorit të pasur e të larmishëm të popullit tonë, lëndë e cila është shprehur përkatësisht në thesaret e tij të vyera, si: në legjenda, balada, mite, gojëdhëna, rrëfenja, etj.

Rrëfimi i të ritreguarit bazuar mbi një koncept, strukturë, model e trajtesë të re është një rrugë krijuese e njohur. Ka krijuar traditë, edhe pse është e vonëshme. Ka sjellë përvoja interesante në rrëfim e ligjërim nga autorë të ndryshëm, pavarësisht se sytë e tyre vështrojnë ende magjinë e krijimeve popullore me vlera dhe rrezatime universale. Kjo është arsyeja që, këtij rrëfimi i të ritreguarit nuk i ikën aktualiteti, sepse është i lidhur ngushtësisht me mesazhet që përcjellë urtësia e mençuria e një populli. E gjejmë dendur këtë traditë, veçanërisht në letërsinë botërore. Kujtojmë Italo Kalvinon me përrallat italiane, Çarls e Meri Lamb me “Tregime nga Shekspiri” . Ndërsa në letërsinë shqipe për fëmijë e gjejmë në përmbledhjet “Përralla kombëtare 1, 2” mbledhur e ritreguar nga At Donat Kurti, në krijimtarinë e shkrimtarit Arif Gjyli, konkretisht te “Trimat e Jutbinës” e “Historia e dhelpnës plakë”. E gjejmë te Naum Prifti në Rrëfenjat e legjendat për Skënderbeun, te Mark Gurakuqi në “Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit” , te Odhise Grillo në “Historia e Skënderbeut” e N. Frashërit, “Erdhi Ditë e Arbërit”, “Thikë pas shpine…”, “Don Kishoti i Mançës” i Servantesit, “Lahuta e Malësisë” e Fishtës, “Tradhti në sarajet Topiase”, “Kur njerëzit kishin bisht” (“Epi i Gilgameshit”), “Dy ushtarët e Skënderbeut”, “Odiseja” e Homerit, … për të arritur te Mitrush Kuteli i Madh me tregimet e moçme shqiptare, për të arritur te i dituri dhe dijetari Moikom Zeqo, kur një pjesë e krijimtarisë së tij letrare (poezi dhe proza për fëmijë e të rinj) përmes rrëfimit poetiko-filozofik të magjishëm e biblik, simbolik, metaforik, metafizik; rend dhe ofron universe nga historia, prejhistoria, tejhistoria, ardhmhistoria; ofron mugëtira shekujsh si realitete, dekada e vite, psikologji, karaktere personazhesh e ngjarje, kultura, botë mbiujore e nënujore, drama… etj., etj.

I kujtuam këto figura krijuesish, vlerat dhe mesazhet që na kanë lanë si testamente përcjellëse në këto libra, për të evidentuar arritjet e këtyre dy librave në gjuhë të huaj (anglisht e rusisht) të Mustafajt, për të cilat nuk u thanë asnjë fjalë nga kritika jonë letrare. Këto dy libra jo vetëm ndoqën rrugën e këtyre mjeshtrave (që sapo përmenda më sipër) nismëtarë e mjeshtra të mëdhenj të letërsisë sonë për fëmijë e të rinj, por e pasuruan letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj me plot risi në formë e në përmbajtje e, veçanërisht, në mënyrë dinjitoze në zhanrin e ritregimit, të shqipërimit dhe të rikrijimit. Mjafton të kujtoj se në këto dy libra të autorit Tukaj gjejmë një laryshi veçanësish poetike të të shprehurit, ngarkesa e ngjyrime emocionale të fjalës, ruajtje të figurave letrare si njësi bazë, që këto e krijime të tjera folklorike i ruajnë në themelinë e tyre. Autori, me shumë mjeshtri ka shpërfaqur bashkëkohësinë duke ruajtur të paprekshme autentiken. E gjithë kjo njohje e përceptim, ky vizualitet e ardhmëri, që në vetvete përbëjnë arritje në lëvrimin e këtij zhanri, janë rrjedhojë e talentit të shkrimtarit Mustafa Tukaj.

Në fatin e tij si krijues, jo çdo krijues e ka këtë fat, Mustafaj lëvroi dhe dramaturgjinë për të rritur e për fëmijë. Po përmend dramën si gjini skenike, sepse ajo, mendoj unë, në mënyrë fatlume ka ushqyer prozën e gjatë të autorit, ka ndikuar pozitivisht duke i dhënë tipare, frymëmarrje interesante e veçori nga gjinia e saj, si: konfliktin dhe dramaticitetin, dialogun e zhdërvjelltë, vizatimin e personazheve, etj.” Tipologjinë e këtyre dukshmërive i gjejmë në romane e autorit Tukaj, dhe veçanërisht i romanit për të rinj “Rivalët”.

Pyetjet e para që i bëjmë vetes për këtë roman, janë: ‘Ku i gjejmë ndikimet pozitive të dramaturgjisë së tij?’, ‘Ku përfaqësohen ato dhe ku kanë lëshuar rrënjë?’ ‘Ku kanë çelur dhe ku lëshojnë aromë?’ Vetiu, mbi bazën e përjetimit të leximit të vijnë përgjigjet: Në krijimet e skenave të ndodhive, në vizatimet e personazheve, tensionin dhe konfliktin, batutën e papritur dhe dialogun e zgjuar, humorin dhe narracionin emotiv të të treguarit. Këto aksesorë e të tjerë të marrë “hua” nga drama, kanë bërë që romani “Rivalët” të ketë soliditet në përpilimin e strukturës së tij, i ka dhënë jetë e natyrshmëri, i ka dhënë zakonisht pjesëve përmbyllje të papritura, që lexuesit as që i shkon në mendje. Në këtë hulli të vazhdimit të përmendjes së aksesorëve, autori ka thyer disa tabu në lidhje me disa probleme të mprehta e delikate etiko-sociale që janë bazamentale për këtë moshë, e që duan njohje e vëzhgime të pandërprera, të kujdesshme prindërore e shoqërore. Autori është i mbarsur më një material të tillë teorik e praktik, ndaj trajtimi e shtjellimi i historive të kësaj moshe që paraqiten në vepër, kanë guxim krijues, befasi e kode të një etike moralo-edukative. Në këtë qerthull shfaqen plot koncepte – reflekse të së përdishmes, të cilët vijnë si rezultat i veprimit e gjykimit të moshës së adoleshentëve, etj., etj., gjë që kanë gjetur në faqet e këtij romani pasqyrim të drejtë të zgjidhjes së disa problemeve të trajtuara me guxim, pa sforcime, pa artifica, në mënyrë realiste, plot emocion e kërshëri. Gjetja e kësaj ‘majaje’ ka bërë që romani “Rivalët”, të lexohet me një frymë. E ke të vështirë ta largosh nga dora.

Letërsia drejtuar moshës së të rinjve, në të kaluarën, pra, në periudhën e realizmit socialist nuk ka pasur ndonjë traditë të pasur. Janë dukur aty-këtu pakëz vepra, por edhe ato, në pjesën dërrmuese skematike e të formatuara nën diktatin e sistemit ekzistues. Me ndryshimin e sistemit shoqëror, kësaj moshe i është përgjigjur me romane interesante, veçanërisht, shkrimtari Viktor Canosinaj. Të mbesin në kujtesë romanet “Meriyll”, “Monstrat e rrugës së mimozave” e “P-4”. Por ardhja e romanit “Rivalët” e shkrimtarit Mustafa Tukaj, për problematikën dhe tematikën që trajton, jo vetëm pasuron “CV-në” e kësaj gjinie për këtë moshë, por letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj i jep një frymëmarrje të re. Kjo lëvdatë nuk është e tepërt. Sepse, e meta kryesore e letërsisë për fëmijë e të rinj gjatë këtyre dy dekadave është mungesa dhe harresa e bashkëkohësisë. Përkundrazi, ky roman, ashtu si ato të Canosinajt, i kanë dhënë vetes artistikisht të drejtën e bashkëkohësisë. Përditshmëria brenda kësaj bashkëkohësie, duke pasur objekt dhe subjekt një moshë të caktuar që i përgjigjet ky roman, shpërfaqet përmes një bote interesante, me zbulesa të reja, me mendime të freskëta e origjinale, me gjykime sa të papritura aq dhe të mëvetësishme që nxjerrin në reliev botën e pasur e të magjishme të kësaj moshe rinore, besueshmërinë që e nesërmja është e tyre. Kjo është arsyeja që vepra “Rivalët” ka ardhur ta pasurojë dhe e pasuron gjininë e romanit.

Realiteti si përjetim artistik

Romani “Rivalët” sjell një copëz realiteti, realitet që e jetojmë dhe e përjetojmë në vlerat dhe antivlerat e tij, në gëzimet dhe hidhërimet e tij, në shpresën dhe dramën e tij, në lotin dhe ëndrrën e tij. Më saktë një realitet që ka lindur dukuri të panjohura, që po zhvillohen sipas mënyrës dhe konfiguracionit të këtij realiteti dhe që lëvizin nga bërthama në periferi dhe anasjelltas. Këto elementë me kahje pozitive dhe negative i mbartin protagonistët, i ushqejnë, i zhvillojnë dhe në rrethana dhe kohë të caktuar përballen dhe përleshën me to. Siç marrim vesh nga faqet e romanit disa nga këto dukuri kanë lindur në një truall shterpë e në një truall të ri, një pjesë e tyre nuk kanë bazë, një pjesë e tyre lëvizin përmes trashëgimisë, të tjera kanë pësuar çarje e transformime, të tjera kanë marrë zhvillime të pamenduara, një pjesë duhet të jetojnë, disa të tjera duhet të vdesin. Në këtë qerthull “shëtit dhe shijon jetën” një brez që ka moshën 14-15 vjeç, dhe që kanë emra, si: Soni, Redi, Zari, Eri, Shejla, Nimfa, Enxhi etj., etj. Në roman i njohim se, disa prej tyre, kush më shumë dhe kush më pak janë garipë. Ky “Grupi i garipëve” ka krijuar një botë dhe një aureolë dhe “pushtetin e tyre” duan ta vënë në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre. Ndodhitë e ngjarjet e romanit, që i njohim kapitull pas kapitulli a pjesë pas pjese zbërthejnë në mënyrë të plotë e të motivuar simbolikën e rivalitetit, rivalitet që ka hapësirën herë të një plani e herë të një shumësie planesh me prerje sa vertikale aq dhe horizontale, veçanërisht në ato raste kur marrëdhënia mes personazheve ka arritur kulmin e acarimit, apo kur duan të sfidojnë njëri-tjetrin. Ky rivalitet ka shtrirjen dhe degëzimet e tij, të thënat e të pathënat, të dukshmet e të padukshmet, të njohurën dhe të panjohurën, tekstin dhe nëntekstin. Kjo është e shfaqshme në ato pjesë ku autori prezanton një nga një personazhet, të cilët meditojnë, monologojnë, shpalosin botën e tyre para situatave provuese që u paraqiten si dhe të atyre që do të vinë më pas. Historitë dhe veprimet shpesh janë tronditëse, të menduara e të pamenduara, të improvizuara, të hidhura, lënduese, shpresëdhënëse e ëndërruese. Shoqërohen me ngacmime dhe fyerje, pagjumësi dhe shqetësim, fat dhe zhgënjim, egërsi dhe goditje. Në këtë tablo shohim të shpërfaqur mendësinë e moshës, psikologjinë e saj, marrëdhëniet me njëri-tjetrin, veset, virtytet, pro-të e kundërshtitë, zgjuarsitë e naivitetet, botën kolektive dhe botën intime, kurthet e zhgënjimet, kodet morale, etike etj. Është e pamundur në individualitetin e personazheve që përmenda më sipër të mos gjesh prirjen e tangërllëkut të adoleshencës, rritjen e pa rritjen e tyre, përparësitë që i japin vetes në zhvillimin e karakterit të tyre, gjykimin e dukurive nga më të afërtat deri te më të largëtat, raportet me prindërit, me mësuesit, me lirinë dhe mënyrën se si e përdorin këtë liri, sa është vlerë dhe sa është shpërdorim, etj., etj. E gjitha kjo gamë komplekse, mjaft e ndërlikuar është “pronë” e kësaj moshe. E mbart kjo moshë. E shpreh kjo moshë. Kjo moshë është në marrëdhënie më kohën, me të sotmen dhe të nesërmen e saj. Në mes të tjerave është dhe një nënvizim i madh i romanit, që shoqëria t’i kthejë sytë nga kjo moshë. Protagonistët e kësaj moshe, historitë e tyre kanë truall e vatër shkollën, mjedisin apo rrugën, familjen, etj. Është një bashkëngjizje e kompleks marrëdhëniesh, të cilat janë realiste, të cilat janë vizatuar me mjeshtri nga autori e kanë marrë zgjidhjet e tyre. Shquhen qëmtimet e kujdesshme të autorit në njohjen e botës dhe të karaktereve të kësaj moshe, të frazeologjisë së saj, të motivimit e të pranimit moshor të veprimeve që praktikojnë, hamendësojnë dhe realizojnë në rrugën e tyre qëllimet përkatëse. Përdorimi i detajit përherë ka një funksion dhe vlerë të veçantë që shërben shpesh si çelës, o për të njohur më tej botën e personazhit, o për t’u parapërgatitur për situatën që do të ndodhë, o për një përcaktim të respektit dhe mirënjohjes ndaj marrëdhënieve me të rriturit. (Kujtojmë këtu mësuesen e matematikës Vjollcën, e nëndrejtoreshë Irinin).

WhatsApp-Image-2019-07-21-at-15.13.55-1-225x300.jpeg


Linja Eri – Shejla, modelim vlerash

Romani “Rivalët” ka disa linja. Sipas mendimit tim linja më interesante ose fjala kyç e romanit është marrëdhënia Eri – Shejla, marrëdhënie që autori e ka përshkruar me dashuri dhe emocion, me pasuri ngjarjesh dhe zig-zage. Dy personazhe të rritur së bashku, me plot ëndrra dhe dëshira, me një miqësi për t’u pasur zili. Po ç’ndodh me këta dy adoleshentë?

Eri – nxënës shumë i mirë. Zari e kërcënon. Soni i ngre kurthe djallëzie. I ati bie në borxhe. Eri s’kish paguar lekët e ekskursionit dhe nuk shkon në ekskursion. U marrin shtëpinë borxhlinjtë. Eri bie në mësime. Nëndrejtoresha sillet pa takt pedagogjik me të. Babai largohet dhe shkon në Greqi si emigrant, me mendimin për të larë borxhet. Eri nis punën në një furrë buke dhe shpërndanë bukë.

I përmenda këto detaje, për të pohuar rrugën e këtij personazhi, situatat me të cilat do të përballet, si pëson rritje dhe formim karakteri i tij. Edhe kur situatat janë dramatike, kur adoleshenti i ka vënë vetes një qëllim të mirë, dhe është i prirë drejt virtytit, ai bëhet model për të tjerët. Të tjerët e nderojnë dhe e respektojnë atë.

Pikërisht këtë shikon te shoku i saj i fëmijërisë Shejla, që si jetë personazhi është në kontrast me Erin. Shejla është një personazh që triumfon mbi ngacmimet që shpesh janë “bombë” me sahat. Ndjek hap pas hapi Erin, nuk e braktis, shqetësohet për të, mendon për të, e kërkon. Dimensioni i shpirtit të saj të bardhë e plot virtyte sikur zbut dramën e shokut të saj të fëmijërisë. I jep besim, forcë dhe mbështetje. Dhe sa emocionuese është fundi i romanit, kur Shejla për ditëlindje i dhuron një celular.

Ky modelim vlerash i kësaj miqësie triumfon mbi rivalët që kërkojnë ta prishin e ta lëkundin. Ata marrin humbjen dhe disfatën. Por një gjë jam i sigurt, se ‘garipët’ i shoh ende duke “lëvizur” në faqet e romanit. Ata luten e kërkojnë të marrin sadopak vlera nga vlerat e Erit dhe të Shejlës apo të “Kullës binjake” që i thoshin “garipët”. Eri dhe Shejla janë personazhe që koha, bashkëmoshatarët, prindërit dhe shoqëria gjithnjë do t’i nderojnë. Dhe siç thotë autori Tukaj: “Ju i mendoni fëmijët si një copë plastelinë, së cilës mund t’i japësh formën që do, apo i merrni për figura, që mund t’i lyeni sipas qejfit… Gaboheni rëndë, aq më tepër, në se doni ta bëni me vrazhdësi dhe arrogancë… ( pjesa “Redi sheh një ëndërr”, fq. 74). Ky është mesazhi që mbart e përcjell romani.

Si përfundim do të thosha se, ashtu si adoleshenti kërkon dhe e gjen veten në jetë në përballje me të, po ashtu një pjesë e këtij udhëtimi si problematikë gjen pasqyrim e mishërim tek mosha dhe ëndrrat e tij. Jo vetëm kaq, por i gjen të rrëfyera bindshëm dhe realisht, plot jetë në këtë roman. Për rrjedhojë, modelet e ofruara në vizatimet e personazheve janë aq të gdhendura, sa nuk gabojmë të themi se kemi të bëjmë me një letërsi të vërtetë e plot vlera të autorit Mustafa Tukaj.

Shkodër, korrik 2019

WhatsApp-Image-2019-07-21-at-15.13.55-225x300.jpeg


WhatsApp-Image-2019-07-21-at-15.13.56-225x300.jpeg


WhatsApp-Image-2019-07-21-at-15.13.57-225x300.jpeg
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back