Biden mban premtimin/ Për herë të parë në histori bën pjesë të qeverisë anëtarin e LGBT: E kam ëndërruar gjithmonë, nuk do të jetë e lehtë, por…
Joe Biden, presidenti i SHBA-së ka bërë pjesë të administratës së tij për herë të parë Sam Brinton si kreun e departamentit të energjisë dhe karburantit dhe mbetjeve. Ky vendim e ka futur popullin e Amerikës në një ndarje.
Personat jo-binarë, janë personat që nuk përcaktohen as meshkuj, as femra, por diçka në mes. Sam Briton do të jetë pjesë e Departamentit të Mbetjeve të Energjisë Bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në Linkledin ai shkruan se beson se do të jetë personi i parë me gjini të pacaktuar në udhëheqjen e Qeverisë Federale.
“Në këtë rol unë do të bëj atë që kam ëndërruar gjithmonë, duke marrë pjesë në përpjekjet për të adresuar sfidat e vendit të mbetjeve bërthamore. Do të bëj gjithçka që mundem për të sjellë ide inovativ në këtë post qeveritar. Po, e di që nuk do të jetë e lehtë. Po, e kuptoj se kjo është një sfidë e madhe. Po, jam gati ta marr. Nuk mund ta kuptoni sa i emocionuar jam. Nervoz, por edhe kaq shumë i emocionuar”, shkruan Briton.
Biden publikoi një listë të gjatë të premtimeve të LGBT+ gjatë fushatës presidenciale dhe tha se donte të nënshkruante Aktin e Barazisë, i cili në mënyrë eksplicite do të nxirrte jashtë ligjit diskriminimin ndaj personave LGBT+ – gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.
Balkanweb