“Europa nuk është e plotë pa Serbinë dhe fqinjët e saj”/ Biden letër Vuçiç: Rruga drejt BE-së varet nga progresi i dialogut me Kosovën!
Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dërguar letër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiç se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Kosovën raporte për të cilat Biden thekson se duhet të bazohen në njohje reciproke.
“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka thënë Biden në letrën dërguar Vucic.
(BalkanWeb)