‘Bibla për mëkatarët’ gjendet në Zelandën e Re
Në Zelandën e Re, u gjet një kopje e Biblës, e cila për shkak të disa gabimeve inkurajonte tradhtinë bashkëshortore.Bibla “imorale”, e shtypur në vitin 1631, u bë e famshme për heqjen e fjalës “mos” në urdhëresën e shtatë.
Ajo i udhëzonte besimtarët të “kryenin tradhti bashkëshortore”, sipas të përditshmes britanike “The Guardian”.
* Në total, u shtypën mijëra kopje të këtij testi, i cili u bë i njohur si “Bibla e mëkatarëve” ose “Bibla e kurorëshkelësve”.
* Gabimi u zbulua vetëm një vit më vonë.
* Pas kësaj, kopistët Robert Barker dhe Martin Lucas u thirrën te Mbreti Charles I për gjykim.
* Atyre iu hoq liçenca e shtypjes dhe u gjobitën me 300 paundë.
* Shumica e teksteve u dogjën, duke mbetur në qarkullim vetëm 20 copë.
* Kopje të Biblës së Mëkatarëve janë nxjerrë herë pas here në ankand, kryesisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
* Megjithatë, është hera e parë që një Bibël e tillë është zbuluar në hemisferën jugore, sipas të dhënave nga Universiteti i Canterbury-t.
* Universiteti mësoi për ekzistencën e kësaj kopjeje në vitin 2018, por e mbajti të fshehtë gjetjen, gjë që i lejoi studiuesit ta studionin atë, si dhe të merrnin masa ruajtjeje.
* Rruga e kopjes së Biblës para se të mbërrinte në Zelandën e Re mbetet një mister.
* Zakonisht libra të tillë përmbajnë shumë gjenealogji, data, vende, si dhe regjistrime të lindjes dhe vdekjes.
* Por kjo kopje e Biblës së Mëkatarëve përmban vetëm një emër të palexueshëm.
Bota.al