Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Besimi me zemër dhe besimi "për shpërblim"

E**A**

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 22, 2020
Mesazhe
553
Pëlqime
352
Po sjell në vëmendje disa ngjarje tragjike që thelbin e kanë ke interpretimi i shkrimeve fetare që si kudo kushdo i interpreton sipas qejfit të vet:

1. shkurt 2019 një gardist praktikant i fesë Myslimane vret për shkaqe xhelozie bahkshorten e tij, me armën e shërbimit, kliko këtu

2. korrik 2020 zbulohet në një banesë në kombinat dy kufoma nënë e bijë, një nga dy vajzat ishte gjallë, një nga vajzat kishte 15 muaj e vdekur, kliko këtu

3. tetor 2020 vritet me thikë kamarieri i Rozafa Fish nga një praktikant i fesë Myslimane për një tavolinë të rezervuar, kliko këtu

Kur filloi fushata ushtarake e Rusisë në Ukrainë shumë filluan shumë statuse sociale në rrjetet sociale në mbështetje të Ukrainës, por njëkohësisht kishte edhe reagime të tipit

1.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

5.jpeg

6.jpeg

7.jpeg

Cili është mendimi juaj?

Për mua personalisht jo kushdo që shkruan fjalët të urta për Zotin, për të mirën, etj... është vërtetë në thelb njeri i mirë. Më ngjajnë si ata Indianët që besojnë ke perëndia rama. Për ata që nuk e dinë në Indi kanë me mijëra perëndi, por këto tipat që besojnë ke rama përmendin sa më shpesh të munden emrin ram, i fillojnë bisedat dhe i mbyllin me ram. Kështu më duken edhe mua disa praktikantë fetarë sikur nuk e bëjnë me zemër por për rit.

ps.
@ZEUS Të kam hap një nga ato temat që nga lulzimi kalojnë në pemë. Bujrum ?
 
Mendimi im?

Dele te zeza ka kudo. Cdohere kane ekzistuar njerez qe keqinterpretojne mesazhet hyjnore. Megjithate, kjo nuk i jep askujt te drejte, madje me duket e ezkagjeruar nese dikush merr shembull pasuesit e feve.

Nje here pata lexuar nje thenie, shume vite me pare, thoshte;

Shouldnt judge Islam by its followers but by the Quran.

Por kjo vlen edhe per cdo besim fetar. Cdo besim ka mesazh paqen. Se ti apo ai nuk shkon sipas recetes apo keshillave te mjekut dhe nuk sherohet por semuret, nuk fajesohet mjeku e as medikamentet.

Mendoj se e mira cdohere e ka mundur te keqen, andaj edhe ketu ka me shume shembuj te mire, te atyre qe e pasojne fene dhe jane te mire per te tjeret se sa e kunderta.

Sa u perket fotove qe ke sjelle, jane nje e vertet qe nuk mohohet. Bota cdohere ka mbyllur syte kur kane qene ne pyetje muslimanet dhe trysnite dhe cdo gje kunder tyre.

Besimi me zemer apo besimi per shperblim?

Ai qe beson me zemer, pret edhe shperblimin, shpreson ne shperblimin.
Se cfare zemre ka, te semure te shendoshe apo te vdekur, eshte teme tjeter.
 
Blushi rrëfen takimin me amerikanin që donte të vdiste në Shkodër: Pse kam hequr dorë nga ushqimi dhe seksi​

wertrey.jpeg

Këtë burrë e takova në Shkodër përpara disa muajsh. Diku përballë muzeut Marubi. Në qendër

A mund të bëj një fotografi, i thashë

Nuk di shqip, tha ai

Anglisht, thashë unë

Sigurisht, tha ai

Nga je, e pyeta

Jam amerikan

Çfarë bën në Shkodër?

Kam ardhur për të vdekur

Po pse do të vdesësh në Shkodër, e pyeta

Është pak e komplikuar, tha

Ma thuaj, e pyeta

Unë jam xhainist

Çfarë është xhainizimi, e pyeta

Xhainizmi është një fe indiane dhe unë jam ndjekës i saj

Po pse po vdes, e pyeta

Unë po bëhem gati për të vdekur, tha amerikani

Dhe si bëhesh gati për të vdekur, e pyeta

Sipas besimit tonë unë jam në një fazë tërheqje nga jeta duke hequr dorë nga shumë gjëra të zakonshme përfshi ushqimin dhe seksin.

Pra nuk ha?

Vetëm barishte dhe ujë të zier

A ke qenë i martuar?

Sigurisht kam dhe dy fëmijë

Ke miq në Shkodër?

Shumë pak unë nuk dal shumë nga shtëpia

Po çfarë bën gjithë ditën?

Shumicën e kohës meditoj

Për çfarë mediton?

Kjo është nja praktikë e xhainizmit, ne meditojmë dhe pastrohemi për tu bërë gati për vdekjen

Po pse do vdesësh në Shkodër?

Unë mund të vdes dhe në vende të tjera, por tani jam në Shkodër dhe mendoj se jam gati për të vdekur.

Mirë, i thashë

Mirupafshim, tha

U ndamë.

Fillova të lexoj për Xhainizmin ose Jainism.

Jainism është një nga katër besimet kryesore indiane bashkë me hinduismin, budismin dhe sikhizmin.

Jainismi vjen nga shekulli i 6 para Krishtit dhe synon çlirimin e shpirtit përmes diturisë, besimit të drejtë dhe sjelljes së mirë.

Jainismi është ndoshta besimi më i vjetër i botës.

Jainismi nuk ka një themelues siç ka krishtërimi Krishtin ose budaizmi Budën.

Jainistët nuk besojnë tek Zoti ose Zotat në mënyrën që ne njohim por ata besojnë në hyjnoren, ose në perfekten, pra në qënie të cilat janë të afta për tu adhuruar

Jainismi ka pesë parime kryesore të cilat i ndjekin pasuesit e tij.

E para është jo dhunë ose ahimsa që nënkupton se njeriu nuk duhet ti shkaktojë asnjë formë dhune njerëzve të tjerë dhe sidomos kafshëve.

E dyta asnjë formë pronësie ose aprarigraha. Njeriu nuk duhet të lidhet me asnjë lloj pronësie materiale ose shpirtërore, duke shmangur në këtë mënyrë grykësinë, zilinë e xhelozinë.

E treta e vërteta ose satya, nënkupton se njeriu duhet të thotë gjithnjë të vërtetën dhe të mos gënjejë asnjëherë.

E katërta, mos vidh ose asteya. Një xhainist duhet të marrë leje për gjithshka që merr, ndryshe ajo quhet vjedhje.

E pesta, vetëpërmbajtje seksuale që quhet brahmacharya. Kjo nënkupton besnikëri absolute ndaj partnerit ose në rastin e murgjve dhe asketëve xhain, celibashi e plotë, ose heqje dorë në mënyrë vullnetare nga seksi.

U ktheva sërish në Shkodër për ta takuar xhainistin.

Doja ti bëja disa pyetje të tjera. Më vinte çudi se si një njeri që e dinte se do vdiste më kishte thënë mirupafshim, dmth mund të shihemi sërish. See you again.

Pyeta kudo duke u treguar fotografinë. Askush nuk dinte gjë.

Pyeta në polici. Për herë të fundit e kishin parë disa ditë para se të shkoja por jo më.

Pyeta në varreza. Nuk ishte.

Ndoshta ka shkuar diku tjerër për të vdekur.

Unë doja ta pyesja si e kishte emrin. Para se të vdiste.

/ Balkanweb.com
 
Po sjell në vëmendje disa ngjarje tragjike që thelbin e kanë ke interpretimi i shkrimeve fetare që si kudo kushdo i interpreton sipas qejfit të vet:

1. shkurt 2019 një gardist praktikant i fesë Myslimane vret për shkaqe xhelozie bahkshorten e tij, me armën e shërbimit, kliko këtu

2. korrik 2020 zbulohet në një banesë në kombinat dy kufoma nënë e bijë, një nga dy vajzat ishte gjallë, një nga vajzat kishte 15 muaj e vdekur, kliko këtu

3. tetor 2020 vritet me thikë kamarieri i Rozafa Fish nga një praktikant i fesë Myslimane për një tavolinë të rezervuar, kliko këtu

Kur filloi fushata ushtarake e Rusisë në Ukrainë shumë filluan shumë statuse sociale në rrjetet sociale në mbështetje të Ukrainës, por njëkohësisht kishte edhe reagime të tipit

View attachment 146362

View attachment 146364

View attachment 146365

View attachment 146366

View attachment 146367

View attachment 146368

Cili është mendimi juaj?

Për mua personalisht jo kushdo që shkruan fjalët të urta për Zotin, për të mirën, etj... është vërtetë në thelb njeri i mirë. Më ngjajnë si ata Indianët që besojnë ke perëndia rama. Për ata që nuk e dinë në Indi kanë me mijëra perëndi, por këto tipat që besojnë ke rama përmendin sa më shpesh të munden emrin ram, i fillojnë bisedat dhe i mbyllin me ram. Kështu më duken edhe mua disa praktikantë fetarë sikur nuk e bëjnë me zemër por për rit.

ps.
@ZEUS Të kam hap një nga ato temat që nga lulzimi kalojnë në pemë. Bujrum ?
Nuk është forum për diskutime të tilla Lali. Më mungojnë dhe rival në këtë fushë ;)
Ky forum ka karakter tjetër bisedash.?
 
Kjo nuk eshte tem per ne shqiptaret!
E keqja hyn pik pik ngadale si uji nen rrogoz..
Ne kemi vetem nje fe.
Shqiptarine!
Kshu qe, mendimi im esht te fshihet!
 
Nuk është forum për diskutime të tilla Lali. Më mungojnë dhe rival në këtë fushë ;)
Ky forum ka karakter tjetër bisedash.?

Pse mo, @Hera hap përditë tema interesante që kanë të bëjnë me kulturën, dijen, etj...
Nuk ke pse e mer si sfidë, thjesht mund të ndriçosh lexuesit me ndonjë info mbi anunkat ?
 
Kjo nuk eshte tem per ne shqiptaret!
E keqja hyn pik pik ngadale si uji nen rrogoz..
Ne kemi vetem nje fe.
Shqiptarine!
Kshu qe, mendimi im esht te fshihet!

Nuk eshte e nevojshme te fshihet. Kush mendon se zoteron dituri dhe argumente, mund te diskutoje si njeri. Fshihen postimet ofenduese dhe provokative, por jo tema.
 
Pse mo, @Hera hap përditë tema interesante që kanë të bëjnë me kulturën, dijen, etj...
Nuk ke pse e mer si sfidë, thjesht mund të ndriçosh lexuesit me ndonjë info mbi anunkat ?
Pikësëpari temën e shoh pa kokë as këmbë.
Së dyti, temat me karakter besimi fillojnë në një drejtim dhe përfundimit nuk i dihet kurrë.
Pastaj hyjnë e flasin gjithmonë hipokritet duke shit moral kur janë të pa moral për vete.

Pastaj, dhe mbi të gjitha duhet t'i përshtatesh komunitetit që e përbën forumin, i cili ka një tematikë të caktuar çdo platformë virtuale.
Kjo quhet: netedy, ka një tematikë njohje, flert, dashuri miqësi etj. Pra larg nga ajo ku po më fton të diskutojë. Që unë se kam prob, por nuk shoh ambjentin e duhur. Kaq.
Sa për temat e tjera të hapura në forumet e kësaj platforme, nqs e Ke vënë re, kalojnë pa lexuar fare jo më të diskutohen ?
Thjeshtë sepse nuk është vendi i duhur.? :)
 
@ZEUS pershendetje.
Nese dikush nuk hedh hapin i pari ateher si do behet ndryshimi?

Mua me duken tema interesante dhe jam kurioze per mendime te ndryshme te antareve,perse nuk e fillon ti me mendimin tend??
 
Dialogu i "mbretit" me njeriun e ndershëm është një mesazh kuptimplotë që ka lidhje me temën.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
@ZEUS pershendetje.
Nese dikush nuk hedh hapin i pari ateher si do behet ndryshimi?

Mua me duken tema interesante dhe jam kurioze per mendime te ndryshme te antareve,perse nuk e fillon ti me mendimin tend??
Pershendetje edhe ty :)
po keni tema te hapura mjaft moj goce, dhe mjaft frutdhense per debat. Por i keni me 0 komente ?
 
Nuk eshte e nevojshme te fshihet. Kush mendon se zoteron dituri dhe argumente, mund te diskutoje si njeri. Fshihen postimet ofenduese dhe provokative, por jo tema.
Nanusho para se te jemi forumist, jena shqiptar.
Mos harro qe jena bijt e skederit pa prapashtesa
Ndoshta edhe mund te kuptoj "efurozimin", ndoshta dhe nisur nga shakaja per te ber dike te reagoje, por, kur fjala prek te tilla tema te shenjta per ns...
Duhet te behet stop!
Un Zotit, i them Zot.
Njejte si ai qe po vdes urie ne somali, nigeri e ato qe po vriten nga bansat ne meksike, paraguaj e ekiador.
Njejte si ujguret ne kine, po ashtu dhe ne pashmir indi&pakistan, fut ketu dhe gjeorgjine, ukrainenen e Libine!
Kshu qe, un jam dhe e ndjej veten pjes te ketij rruzulli toksor, por sjam e askush smundvte me bej pjes te provokimeve adoleshenteske.(njejte si ty)
Ti, je maestro nanusho ne lidhje me provokimet larg e larg, ndaj dhe pres reagimin tend.
Njejte sic reagon kur themi dy fjale me ahume kur gocat bejn shaka e nxjerrin nje foto pa te keq
 
Pershendetje edhe ty :)
po keni tema te hapura mjaft moj goce, dhe mjaft frutdhense per debat. Por i keni me 0 komente ?
Moj goce??
Dhe kjo na pelqen mor djal ta shtojm per pjes bisede ndaj atyre qe nuk kan informacione mjaftueshem dhe te mbushen me dije ndaj atyre qe kane ?
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back