Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bëni kujdes me shëndetin, zbuloni parashikimin e horoskopit 11 Mars 2025

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,309
Pëlqime
525
Dashi

Do të jetë një ditë e mirë, e mbushur me lumturi. Përdorni idetë tuaja inovative për të bërë më shumë para. Shmangni një hap të nxituar në dashuri. Mos i detyroni njerëzit të bëjnë gjëra që as vetë ju nuk do t’i bënit.

Demi

Pritet të kaloni një ditë argëtuese. Mungesa e parave mund të jetë arsye për mosmarrëveshje në familjen tuaj sot. Në një situatë të tillë, mendohuni mirë para se të bisedoni me anëtarët e tjerë të familjes dhe kërkoni këshilla prej tyre.

Binjakët

Bëni kujdes me shëndetin, kërkoni ndihmën e mjekëve. Dita e duhur për t’i bërë një dhuratë të vlefshme partnerit/partneres suaj. Një prej anëtarëve tuaj të familjes do të jetë më mbështetës seç ju mund ta kishit menduar.

Gaforrja

Do të kaloni një ditë, ku pavarësisht një agjende të ngarkuar do të gjeni edhe mundësi për t’u relaksuar. Biznesmenët që kanë lidhje me vendet jashtë mund të humbasin para sot. Ndaj mendohuni mirë para çdo hapi që mund të hidhni në këtë drejtim.

Luani

Tregohuni optimist dhe mendoni për anën e mirë të gjërave. Besimi në vetvete do t’ju hapë rrugë për të përmbushur dëshirat tuaja. Prindërit e kësaj shenje duhet të inkurajojnë fëmijët e tyre për të shkuar drejt përmbushjes së ëndrrave. Për disa çifte të kësaj shenje, jeta në çift do të jetë më e bukur se kurrë.

Virgjëresha

Mund të ndodheni në një situatë të vështirë gjatë ditës së sotme dhe do të duhet zgjuarsia dhe qetësia juaj për t’ia dalë mbanë. Dikush do të tërheqë vëmendjen tuaj, për shkak të disa planeve të mëdha që paraqet, por sigurohuni për besueshmërinë e tij, saj.

Peshorja

Ka gjasa që të keni dhimbje fizike sot. Përpiquni të shmangni lodhjen e tepërt fizike dhe të gjeni mundësi për t’u relaksuar. Nuk përjashtohet mundësia e disa problemeve në shtëpi, nëse nuk shpenzoni kohë sa duhet me familjen tuaj. Sa i përket marrëdhënies në çift, nuk parashikohen ndryshime.

Akrepi

Ruani qetësinë mendore dhe merrini gjërat më lehtë. Mos i mbani të fshehta partnerit/partneres suaj sa i përket çështjeve financiare. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një romancë të re. Sa i përket anës profesionale, ka gjasa të ndiheni të veçantë sot.

Shigjetari

Spekulimet nuk do të sjellin asnjë përfitim për ju. Mos dëgjoni fjalët përreth lidhur me çështje të caktuara, pasi kjo do të ndikojë negativisht në vendimmarrjet tuaja. Tregohuni shumë të kujdesshëm rreth disa dokumenteve të rëndësishme.

Bricjapi

Keqkuptimi me një prej miqve tuaj mund të krijojë një situatë të pakëndshme. Ata që kanë investuar para në të kaluarën, po nisin të shohin përfitimet ditë pas dite. Jeta në çift do të jetë në lulëzim.

Ujori

Përpiquni të vendosni një plan për ditën e sotme. Bisedoni me personat që keni besim dhe kërkoni ndihmën e tyre rreth një çështje që mund t’ju ketë munduar gjatë këtyre ditëve. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj t’ju fshehë diçka të rëndësishme.

Peshqit

Tregohuni më të matur kur bëni një gjykim dhe mendoni edhe për ndjenjat e të tjerëve. Beqarët e kësaj shenje mund të kalojnë momente të veçanta me dikë pranë tyre. Sa i përket anës profesionale, do të jetë një ditë e qetë, pa zhvillime të rëndësishme.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back